Connect with us

Lajme

Çfarë tha Hahn dhe Riker dhe çfarë (nuk)dëgjoi Mickoski

Published

on

Filip Riker dhe Johannes Hahn еrdhën me qëndrim të njëjtë në Maqedoninë e Veriut, që vendi të sigurojë të ardhme për PSP-në, që projekt ligji i Prokurorisë Publike duhet të kalojë dhe se askush nuk duhet të amnistohet për shkak të afateve. Që të dy kërkuan konstruktivitet nga ana e opozitës, kurse Riker shkoi edhe më tej duke theksuar se ka kaluar koha për VMRO-DPMNE-në që frenon përparimin e vendit drejt eurointegrimeve. Poashtu porosia e tyre deri tek pushteti ishte që rasti “Zhvatja” duhet të hetohet tërësisht, pa parë parasysh se kush do të përfshihet në të.

Diplomati i lartë amerikan Filip Riker ishte decid në porosinë drejtuar VMRO-DPMNE-së pas takimit me Hristian Mickoskin, edhe pse lideri opozitar, në konferencë për shtyp të mbajur para takimit me përfaqësuesin amerikan, ishte i bindur se “njerëzit me përvojë nuk mendojnë si Zoran Zaev” dhe se “duke dëgjuar të dyja palët, Riker do të marrë vendimin e duhur”. Pas bisedës me Mickoski, Riker tha se ai mbetet në deklaratën që kishte dhënë para takimit dhe se pret që opozita të këndellet dhe të mos e pengojë Ligjin për Prokurorinë Publike, shkruan in7.

“Roli i opozitës është krucial por ata duhet të jenë konstruktiv. Koha e lojërave politike, vendnumërimit dhe lojërat me ndjenjat e qytetarëve ka mbaruar. Mesazhi im është i thjeshtë: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të menduar për të mirën e vendit. Maqedonia e Veriut është duke ecur para në realizimin e qëllimeve që kanë qenë të zvarritura me dekada si proceset euroatlantike: anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE.Ky është një ligj vendimtar (për prokurorinë publike) e rëndësishme jo vetëm për procesin, por edhe për qytetarët. Koha për opozitën është vonuar. Shpresoj që opozita të ketë një qasje konstruktive. Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bashkëpunojnë me të gjitha partitë politike, por që kjo të ndodhë, siç kanë thënë Presidenti Trump dhe Sekretari Pompeo, duhet të shohim përpjekje serioze. Prandaj, ligji për PSP-në duhet të lëvizë dhe miratimi i tij tani do të thotë se nuk do të jetë çështje e vjeshtës kur BE vendos të negociojë”, ka thënë Riker.

Në të njëjtën deklaratë, Riker gjithashtu iu referua edhe zgjidhjes konkrete të projekt-ligjit për Prokurorinë Publike që Qeveria e dërgoi këtë jave në Kuvend.

“Ne kemi parë projekt-ligjin, i cili është një bazë shumë e mirë për të ecur përpara dhe ne ju inkurajojmë që ta përfundoni procesin në kohë”, ka thënë Riker.

Në këto deklarata të Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, udhëheqësi i opozitës, Hristijan Mickoski nuk sheh asnjë mesazh se opozita duhet ta pranojë këtë ligj.

Unë do ta kem mundësinë që zotit Riker t’i tregoj se kush luan lojëra politike në shtet dhe do t’i tregoj në detaje. Riker si diplomat me eksperiencë, duke dëgjuar të dyja palët, pra pushtetin dhe opozitën, do të ndërtojë qëndrim të drejtë. Riker në asnjë moment nuk tha se opozita duhet sillet në mënyrë: mere ose lëre”. Njerëzit me eksperiencë nuk mendojnë si Zoran Zaev.

Nuk ka rol tjetër më konstruktiv se sa ky. Pyetja është : Sa është Qeveria konstruktive”, ka thënë kreu i VMRO-DPMNE-së,Hristijan Mickoski.

Në deklaratën e VMRO-DPMNE-së të lëshuar pas takimit me diplomatin amerikan ka vetëm një fjali lidhur me këtë temë, shkruan in7.

“Kryetari, Hristijan Mickoski, shpjegoi hollësitë dhe aspektet e projekt ligjit për organizimin e Prokurorisë Publike të propozuar nga VMRO-DPMNE dhe rëndësinë e luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të të gjitha llojeve”shkruhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.

Me mesazhe të ngjashme si ky i Rikerit në Shkup erdhi dhe u largua edhe Eurokomisioneri, Johannes Hahn. Zgjidhja e fatit të PSP-së është “vija e kuqe” e Brukselit për vendin që të fillojë negociatat e pranimit. Han kishte edhe një mesazh që askush nuk duhet të amnistohet për shkak të afateve e humbura. Pas takimit me Mickovskin, Eurokomisioneri i BE-së ka shkruar në Twitter.

“I bëra thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski për t’u angazhuar në mënyrë aktive dhe konstruktive në miratimin e projekt ligjit për PSP-në. Dallimet e mbetura nuk duken të pakapërcyeshme. Tani duhet të merren veprime të përgjegjshme: Është për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj “, ka shkruar në Twitter, Eurokomisioneri Hahn.

Ligji për Prokurorinë Publike duhet të votohet me dy të tretat e votave në Kuvend. Shumica parlamentare mund t’i sigurojë 80 vota vetëm nëse të gjitha partitë politike shqiptare, përfshirë edhe ato në opozitë si dhe tetë deputetët e larguar nga VMRO-ja, e mbështesin propozimin e qeverisë./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale