Connect with us

Lajme

Sot protestohet në Shkup

Published

on

Do të vazhdojë në Shkup, protesta kundër rasteve të montuara politike dhe për drejtësi për të burgosurit e rastit të Kumanovës.

Dy protestat e para u mbajtën javë më parë në Tetovë, në lagjen ku ndodhet selia e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Protestave u prin Këshilli i drejtuar nga Blerim Ahmedi nga Kërçova, vëlla i Sheqerim Çeka Ahmedit, i cili në rrjetet sociale po shpërndan pjesë nga biseda telefonike të përgjuara, ku siç thuhet, bisedojnë mes veti krerët e BDI-së, shkruan in7.

Protestat përkrahen edhe nga Shoqata e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politik Shqiptarë me në krye veprimtarin, Shpëtim Pollozhani.

Ky i fundit bën thirrje për mbtshtetje të këtyre protestave, siç thotë ai, kundër diskriminimit dhe segregacionit nga ana e gjykatave të Maqedonisë së Veriut.

“Të protestojmë në mbrojtje të motrave tona” – thotë Pollozhani, duke u bazuar në disa nga bisedat e përgjuara telefonike ku cënohet morali i femrës shqiptare.

“Të protestojmë kundër sistemit unitarist dhe trajtimit tonë si pakicë kombëtare ( kështu trajtohen etnitetet që janë nën 5 %). Të protestojmë për dinjitet dhe vlera universale” – përfundon thirrjen e tij veprimtari Shpëtim Pollozhani, përcjell in7.

Protesta do të fillojë prej orës 14, tek Sheshi Skënderbeu në Shkup./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Published

on

By

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rajonin e Pollogut, një person me makinë me targa të Tetovës, ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar paraprakisht.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30, i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Published

on

By

Njëra makinë kishte defekt! MPB me detaje rreth aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dhënë detaje shtesë nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, respektivisht në afërsi të fshatit Zhelinë, përcjell Alsat. Nga MPB njoftojnë se viktima ka qenë një këmbësorë, i cili kishte ndaluar në autostradë pas një defekti të një makine, ndërkaq në aksident kanë qenë të përfshira gjithsej katër makina.

“Dje në ora 16.40 më SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, tek mbikalimi i Treboshit, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës ,,Golf“ me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi M.A. (33) nga fshati Trebosh i Tetovës dhe mjeti ngarkues ,,Mercedes“ me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar P.M. (34) nga Shkupi, me çka janë përplasur me veturën ,,Opel zafira“ me targa të Tetovës në të cilën e kishte parkuar personi Sh.T. (49) nga Tetova dhe mjetin ngarkues ,,Pezho“ me targa të Tetovës, që për shkak të një defekti e kishte parkuar personi E.K. (27) nga Tetova. Në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë këmbësori F.R. (45) nga Tetova, i cili paraprakisht kishte qenë bashkudhëtarë në mjetin ngarkues ,,Pezho“, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori E.K. i cili paraprakisht kishte parkuar të njëjtën veturë dhe lëndime trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturën ,,Golf“ E.L. (31) nga Tetova, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Aktuale