Connect with us

Lajme

Rasti “Zhvatja”, thirren për dëshmi dy kryetarë komunash

Published

on

Thirren për dëshmi në Propurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupcion dy kryetarë komunash nga rradhët e LSDM-së, bëhet fjalë për Kryetaren e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska dhe për Kryetarin e Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, transmeton in7.

Nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion thonë se vijon ekspertiza e materialeve të grumbulluara nga kontrollet e kryera. Me urdhër të prokurorisë, po kryhet ekspertiza e përmbajtjes së telefonit të dytë të gjetur dhe të konfiskuar të prokurores publike.

Në listën e personave të dyshuar janë vetëm Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Përveç kësaj, po hetohet përfshirja e mundshme edhe e Kryeprokurores Speciale Katica Janeva, të cilën Boki 13 e ka përdorur me premtimin se se do të ndalojë hetimin për pastrim parash të PSP-së kundër Orçe Kamçevit. Për të ndikuar tek Janeva, sipas prokurorisë Boki 13 nga Kamçevi ka marrë 1.5 milion euro.

Continue Reading

Bota

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Published

on

By

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë prej disa ditësh Indinë dhe Nepalin.Zona më e goditur nga përmbytjet është ajo e Uttarakhand, ku deri tani janë konfirmuar 46 viktima, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të humbur ditën e sotme.

Në shtetin fqinj të Nepalit, 31 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dherave, për të cilat ekspertët deklarojnë se janë përherë e më të zakonshme dhe që vijnë si pasojë e shkrirjes së akullnajave në Himalaje.

Më shtetin indian të Keralas, autoritetet janë detyruar të hapin portat e hidrocentraleve, pasi uji ka arritur në nivele ekstreme dhe kërcënon një fatkeqësi më të rëndë nëse digat çahen.

Continue Reading

Lajme

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Published

on

By

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rajonin e Pollogut, një person me makinë me targa të Tetovës, ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar paraprakisht.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30, i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Aktuale