Connect with us

Foto

Guri: Nuk kam shqyer foton e Almirit të vogël

Published

on

Në protestën në lidhje më të ashtuquajturat “bombat”, e El Chekës, ku ndodhi incideni në mes  Blerim Ametit dhe zyrtarit të BDI-së, Ismet Guri,, në rrjetin social Facebook, ka publikuar foto dhe ka reaguar ky i fundit, duke e mohuar kategorikisht rastin, sipas tij ai ka qenë viktima e jo sulmuese dhe as që e ka shqyer fotografinë e Almiri përcjell in7.

“Nuk jam person i cili mirem me rrjete sociale, por e sho që është nevoja për informin tek qytetarët dhe rrjetet sociale te cilet nuk gjetën mënyr të më kontaktojn edhe mua. Për rrastin e sodit mund të them që ishte një rrast i planifikuar nga ana e disa personave që unë personalisht nuk i njoh të cilët të njejtit persona më sulmuan duke më goditur mbas shpine me mjete të forta dhe nuk edi arsyjen pse? Deklaroj sa i përket gënjeshtres se është shkyerjes fotoja e Almirit të vogel është nji GËNJESHTER e kulluar nga ana e atyreve qe deklarojn ,kërkoj ndjes dhe ndaj dhimbje me familjen e Almirit të vogel zoti në xhenet. Grupi protestues duke mos zgjedhur mënyra se si të më njollosin un si person i cili rjedhi nga familja e ish ushtarve e UÇK’s dy vllezerve njëri dëshmor e kurse tjetri invalid lufte nuk na takon që unë të mirem me grisma te fotografive të engjullit të vogël ALMIRIT. Vallë bëhet pytja si mund nji njeri ti sulmon 100 persona edhe atë në protest”, ka shkruar Guri në profilin e tij në Facebook.

Nga ana tjetër nëna e El Chekes ka thënë se sulmin e ka bërë Ismet Gurri, duke shtuar se edhe ajo ishte goditur në krah, gjatë ndërhyrjes për të larguar djalin e saj nga incidenti./in7.tv/

 

Continue Reading

Foto

Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës

Published

on

By

“Asnjë cent ma shumë”, është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila po mbahet në Prishtinë.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Deri më 28 janar 2022, ZRRE-ja ka hapur diskutimi publik për tarifat e reja të rrymës.

Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.

“ZRRE duke u bazuar në legjislacionin në fuqi ka prezantuar raportin konsultues për caktimin e tarifave. Të gjithë e dimë që kriza energjetike e ka përfshirë të gjithë Evropën, ashtu që edhe Kosova nuk është imune ndaj krizës, ka qenë e nevojshme edhe shqyrtimi i tarifave sipas mandatit që e kemi”, ka thënë Fejzullahu.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Telegrafi/

Continue Reading

Foto

U akuzua për tradhti, Alvisa del me një reagim të gjatë – ja çfarë thotë për Bashkimin

Published

on

By

Pasi u përfol gjerë e gjatë tradhtia nga ana e Alvisës si arsye për ndarjen me Bashkimin, ka reaguar kjo e fundit.

Në Instagram, ajo ka mohuar një gjë të tillë, sipas saj koha do të vërtetojë çdo gjë.

Ndërsa thekson se e vlerëson Bashkimin dhe s’do ta hedh kurrë poshtë, ashtu siç ka deklaruar edhe Bashkimi për Alvisën.

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Aktuale