Connect with us

Lajme

Guri: Isha duke blerë cigare, viktimë jam unë

Published

on

Televizioni Alsat ka kontaktuar me Ismet Gurrin për të marrë versionin e tij rreth incidentit të sotëm, sipas tij, viktimë në incidentin e sotëm ishte ai . Ai ka thënë se ka qenë duke blerë cigare në afërsi, kur dikush e ka goditur pas shpine dhe e ka lënë pa ndjenja. Pas kësaj siç thotë Guri ka ndërhyrë policia për ta mbrojtur atë nga turma dhe më pas është dërguar në spital.

Sot përpara se te fillojë protesta në lidhje më të ashtuquajturaat “bombat”, e El Chekës, ka ndodhur edhe një inciden, ku është kërcënuar dhe sulmuar vëllau i El Chekës, Blerim Ameti, përcjell in7.

Sipas nënës së El Chekes sulmin e ka bërë Ismet Gurri. Ndërsa nuk dihet më çfarë mjeti, por në krah është gjakosur edhe nëna e tij, e cila ka ndërhyrë të largojë djalin e saj në incidentin e përfshirë midis tij dhe Ismet Gurit./in7.tv/

 

 

Continue Reading

Lajme

MSH: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë

Published

on

By

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.

Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 1.600.966 doza të vaksinës, 773.537 qytetarë janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë të vaksinës kanë marrë gjithsej 24.021 qytetarë.

Dje gjithsej janë vaksinuar 5.532 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 666 qytetarë.

Dozën e tretë të vaksinës dje e kanë marrë 3.816 qytetarë. 57% e popullsisë së rritur është vaksinuar me një dozë vaksine. 46% e popullsisë së rritur është vaksinuar me dy doza vaksinash. 38% e popullsisë së përgjithshme ka marrë një dozë vaksine. 35% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar me dy doza vaksinash. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza vaksinash”, njoftojnë nga MSH.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse është mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë.

Continue Reading

Kolumna

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Published

on

By

Apel i mërgimtarit shqiptar: Struga kërkon ndryshimin, sepse nuk duron ktherat e krimit!

Krimi asnjëherë nuk ka qenë pjesë e identitetit strugan. Struga jonë gjithmonë është identifikuar me vlera të larta, me arritja të mëdha në arsim, shkencë e kulturë, por edhe me figura të ndritura të çështjes kombëtare.

Krimin në Strugë na e solli tjetërkush. Na e sollën të kamufluar me vlera të rrejshme patriotike dhe, tinëzisht u futën në komunën tonë, duke na sjellur njerëz të dyshimtë, që asnjëherë nuk i kanë dalë në ballë çështjes kombëtare. Erdhën të grabisin, çka mund të grabitet, e akoma nuk po largohen, sese pas çdo mandati u rriten apetitet grabitqare.

Mirëpo gjatë historisë Struga ka treguar se nuk duron kthetrat e krimit. Struga tregon durim e mençuri kur e k ërkon nevoja, por asesi nuk e duron krimin.

Struga historikishit u ka pri ndryshimeve në të mirë të shqiptarëve. Struga edhe tani është e vedosur t’u japë grusht atyre që e njollosën emrin e qytetit dhe komunës sonë, sepse krimi është njolla më e madhe e një qyteti, komune, shteti dhe një kombi. Për këtë arsye ndryshimi është i domosdoshëm, sepse këtë na e kërkojnë edhe brezat e moshuar, por edhe brezat e rinj që po vijnë, e që ardhmërinë e tyre e shohin në vendlindje.

Këtyre ndryshimive tani u prin Zijadin Sela me Idri Istrefin, të bashkuar me diasporën. E kur diaspora bashkohet me njerëz trima, atëherë ndryshimi është i pashmangshëm. Askush nuk mund t’i ndalë mijëra mërgimtarë që janë nisur për në vendlindje me vullnet të fuqishëm për të sjellë ndryshimin. Mijëra mërgimtarë janë të vendosur që të përmirësojnë padrejtësinë e para katër viteve, kur me një eksperiment të pistë iu vodh fitorja e sifurtë Zijadin Selës. Ata e kanë dëshmuar në të kaluarën patriotizmin e tyre, do ta dëshmojnë edhe më 31 tetor!

Musa Paçuku, Nju Jork, SHBA

Continue Reading

Lajme

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Published

on

By

Aleanca dhe BESA bashkojnë forcat në Tearcë: Është koha për ndryshim!

Paraditën e kësaj të enjte janë takuar kandidati i ASH-së, për Tearcën, Nazim Taipi dhe kandidati i Besës, Daut Memishi.

Përmes një fotografie që kanë publikuar dy kandidatë kanë njoftuar se është koha për qeverisje të pastër në Tearcë dhe se Lëvizja Besa do të mbështes kandidatin e ASH-së në Tearcë, Nazim Taipi i cili ka hyrë balotazh.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i pari me vota rradhtiet, Nuhi Neziri nga BDI me 3818 vota, i dyti rradhitet Nazim Taipi me 2.362 dhe i treti në këtë garë ka dalur kandidati i Besës, Daut Memishi me 1.969 vota. Ndërsa në mbështetje të Taipit kanë dalë edhe aktivistë të PDSH-së të cilët kanë dalur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së për të koalicionuar me BDI-në. /ZYRTARE.net

Continue Reading

Aktuale