Connect with us

Lajme

Fillon me marsh drejt Qeverisë, protesta e “El Chekës” (VIDEO)

Published

on

Ka filluar, edhe siç ishte parashikuar në ora 14:00,protesta e organizuar nga mbështetës dhe nga familjarë të El Chekës, i njohur për publikimet e të ashtuquajturave,“bombave”, përgjime këto me biseda mes zyrtarëve të lartë të BDI-së, njofton in7.

Disa nga protestuesit nisen edhe valle me këngë patriotike shqiptare. pavarësisht incidentit që ndodhi para se te fillonte protesta mes vëllaut të El Chekës, Blerim Ameti dhe Ismet Gurit.

Rreth sheshit Skenderbeu ka shumë uniforma policore ndërkohë që numri i protestuesve është diku mbi 100 persona.

“Problemi im, nesër mund te jete problemi yt”, “BDI jashtë parlamentit”, “Hetim ndërkombëtar për rastin e Almirit”, shkruhet në disa nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Për momentit protestuesit kanë nisur një marsh deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke prohoritur parulla kundër Qeverisë dhe kundër BDI-së dhe udhëheqësisë së saj./in7.tv/

Të pranishmive në protesë iu drejtua kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik, Shpëtim Pollozhani, i cili kërkoi largimin nga skena politike e kësaj strukture politike, e cila popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut e ka katandisur në një gjendje të rëndë.

“Ne sot këtu na ka mbledhur padrejtësia që na e bënë kjo klasë politike e korruptuar e cila ka qenë dhe është pjesë e pushtetit të korruptuar dhe anti-shqiptarë, të cilëve nuk u bëhet aspak vonë për të drejtat tona kolektive. Ne sot jemi mbledhur këtu për t’u thënë STOP anti-vlerave, të korruptuarve, degjenerikëve, zhvatësve dhe vrasësve. Sot jemi mbledhur këtu që t’u themi evladëve që kanë lindur nga shtatzania me “Klanin e Zajazit” që të largohen sa më shpejtë nga fatkeqësia historike e shqiptarëve e quajtur BDI”, tha mes tjerash Pollozhani.

Në protestë ishin prezent, përfaqësues të shoqatave patriotike shqiptare, ish luftëtarë të UÇK-së, por edhe familjarë të rastit “Monstra”, “Alfa”, e rasteve tjera, që llogariten si të montuara nga sistemi gjyqësor i RMV-së.

Përndryshe kjo është protesta e tretë kundër siç e quajnë ata, “Klanit të Zajazit”, vend nga ku vjen lideri i partisë politike në pushtet Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i cili me bashkëpartiakët e tij dëgjohet të bisedohet në “bombat” e publikuara nga “El Çeka”.

Protesta u nxit nga vetë ai, ndërkaq organizohet nga vëllai i tij dhe disa lëvizje shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe diasporë.

 

https://www.facebook.com/in7.tv/videos/484648629020957/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale