Connect with us

Lajme

FilipRiker takon krerët e ASH-së dhe Lëvizjes BESA

Published

on

Ish ambasadori amerikan në Shkup dhe Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Filip Riker, realizoi takim edhe me liderët e opozitës shqiptare Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.

Pas takimit Sela dhe Kasami deklaruan se me zyrtarin e lartë amerikan kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për propozim ligjin për prokurori publike me të cilin zgjidhet edhe fati i PSP-së.

“Sa i përket prokurorisë speciale dhamë qëndrimin tonë, ne jemi duke i ndjekë me vëmendje jemi për depolitizim të skakajshëm të gjyqësorit. Një ndër kërkesat tona si aleancë është që asnjë funksionarë partie i zgjedhur të paktën 10 vitet e fundit të mos jetë pjesë e Këshillit të Prokurorëve sepse nuk mundet ato të vendosin të zgjedhin prokurorë dhe pastaj të dalin dhe të thonë se nuk ka influencë politike këshilli sepse partitë politike influencën e tyre, sidomos BDI, e ka nëpërmjet këshillit të prokurorve. Të vazhdojnë përgjimet të shërbejnë si prova materiale në gjyq dhe të fundit pas të rastit “Zhvatja” që prokurori special të jetë nga BE”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

“I dhamë vërejtjet tona edhe për ligjin të cilin qeveria e ka dorëzuar në parlament. Vërejtje të cilat shkojnë në drejtim të asaj që prokuroria speciale të vazhdojë apo çdo formë e vazhdimit të punës së prokurorisë specile edhe në kuadër të Prokurorisë Publike të vazhdojë me kapacitet të plotë që nënkupton shfrytëzimin e të gjitha përgjimeve si dëshmi për të ngritur edhe më tutje aktakuza dhe për të vazhduar për të mbyllur misionin e saj me sukses”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes ‘Besa’.

 

 

 

Continue Reading

Bota

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Published

on

By

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Indi e Nepal

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë prej disa ditësh Indinë dhe Nepalin.Zona më e goditur nga përmbytjet është ajo e Uttarakhand, ku deri tani janë konfirmuar 46 viktima, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të humbur ditën e sotme.

Në shtetin fqinj të Nepalit, 31 persona janë vrarë nga rrëshqitjet e dherave, për të cilat ekspertët deklarojnë se janë përherë e më të zakonshme dhe që vijnë si pasojë e shkrirjes së akullnajave në Himalaje.

Më shtetin indian të Keralas, autoritetet janë detyruar të hapin portat e hidrocentraleve, pasi uji ka arritur në nivele ekstreme dhe kërcënon një fatkeqësi më të rëndë nëse digat çahen.

Continue Reading

Lajme

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Published

on

By

Tetovari me BMW ik nga pompa e benzinës, pa paguar karburantin

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në rajonin e Pollogut, një person me makinë me targa të Tetovës, ka ikur nga pompa e benzinës pa paguar karburantin me të cilin ishte furnizuar paraprakisht.

“Dje në orën 07:15, 29-vjeçari C.R. nga Gostivari në SPB Tetovë ka raportuar se një person me Veturë “BMW” me targa të Tetovës rreth orës 02:30, i cili është furnizuar me karburant në pikën e karburantit ku ishte i punësuar, nuk kishte paguar faturën dhe është larguar menjëherë nga vendi.

Continue Reading

Lajme

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Published

on

By

Kërcënonte me foto intime, arrestohet i riu nga Tetova

Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka kërcënuar një djalë me disa foto kompromentuese. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale B. Sh., nga Tetova.

“Dje (19-tetor) rreth orës 16:40 minuta, në rrugën ,,Boris Kidriç“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë arrestuar 26-vjeçarin B.Sh. nga Tetova, për shkak të dyshimit se ai ka shantazhuar disa herë 23-vjeçarin D.Sh., gjithashtu nga Tetova, se do të publikoj informacione dhe fotografi të përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese të tyre dhe për një kohë të gjatë i kishte kërkuar dhe marrë para nga D.Sh. Gjatë privimit nga liria tek B.Sh. është gjetur edhe marijuhanë”, thuhet në raportin ditorë të SPB Tetovë.

Continue Reading

Aktuale