Connect with us

Lajme

Filip Riker sot për vizitë në Shkup, takon krerët politik

Published

on

Ndihmës-sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Evropë dhe Euro-Azi, Filip Riker sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj, ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Ministrinë e Punëve të Jashtme në ora 08:25 dhe me kryeministrin Zoran Zaev, ku në fillim prej ora 10:20 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në qendrën mediale të Qeverisë.

Rikeri, me fillim prej ora 11:00 do të takohet edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në selinë e BDI-së në Tetovë, e ndërkaq gjatë pasdites takime pritet të realizojë edhe në Kuvend.

Me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi do të takohet në ora 15:40 dhe me deputetët e Grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në ora 16:20.

Temë e diskutimit të takimeve do të jenë çështjet bilaterale, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe BE-së dhe Ligji për Prokurori Publike.

Rikeri në Shkup vjen pas vizitës që ai e realizoi në Greqi, ku u takua me shefin e diplomacisë, Nikos Dendias, ish kryeministrin Aleksis Cipras dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Përndryshe, dje në RMV ka qëndruar për vizitë edhe eurokomesari për fqinjësi dhe zgjerim në Bashkimin Evropian (BE), Johanes Han. Ai porositi se shteti do të marrë datë për nisjen e negociatave me BE-në në tetor, por duhet të miratohet Ligji për Prokurori Publike me të cilin definohet fati i Prokurorisë Speciale Publike dhe materialeve të përgjuara – “bombat” si dëshmi gjyqësore

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale