Connect with us

Lajme

Riker-VMRO-së: Mjaft më me bllokime e lojëra politike

Published

on

Ish ambasadori i SHBA-aë në Shkup dhe Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi, Filip Riker, ka dërguar një porosi të qartë opozitës maqedonase për t’i dhënë fund lojrave politike dhe të ndalojë me bllokimin e proceseve në vend dhe të jetë konstruktive dhe të mos pengojë hapjen e negociatave me BE-në, transmeton in7.

“Roli i opozitës është krucial por ata duhet të jenë konstruktiv. Koha e lojërave politike, vendnumërimit dhe lojërat me ndjenjat e qytetarëve ka mbaruar. Mesazhi im është i thjeshtë: Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të menduar për të mirën e vendit. Maqedonia e Veriut është duke ecur para në realizimin e qëllimeve që kanë qenë të zvarritura me dekada si proceset euroatlantike: anëtarësimi në NATO dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE”, ka thënë Riker.

Nga ana tjetër opozitarja VMRO-DPMNE, doli me vendim të prerë duke deklaruar se nuk pajtohet me propozimin e pushtetit mbi Ligjin për Prokurorinë Publike. Lideri i saj ka mohuar se po bën lojëra politike, duke shtuar se pas takimit me Riker, ky i fundit do ta kuptojë të vërtetën rreth lojërave politike.

“Unë do ta kem mundësinë që zotit Riker t’i tregoj se kush luan lojëra politike në shtet dhe do t’i tregoj në detaje. Riker si diplomat me eksperiencë, duke dëgjuar të dyja palët, pra pushtetin dhe opozitën, do të ndërtojë qëndrim të drejtë. Riker në asnjë moment nuk tha se opozita duhet sillet në mënyrë: mere ose lëre”, ka thënë kreu i VMRO-DPMNE-së,Hristijan Mickoski.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Riker zhvilloi takim edhe me kreun e BDI-së nga i cili mori garancinë për mbështetje pa kompromis në proceset integruese dhe reformat. Gjatë ditës takoi edhe kreun e Kuvendit, Talat Xahferi, ndërsa pasdite pritet të takojë edhe opozitën shqiptare./in7.tv/

Continue Reading

Bota

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Published

on

By

Varfëria ekstreme shtyn familjen afgane ta shesë foshnjën për 500 dollarë

Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë. Në këtë shtet gjendja është bërë alarmante veçanërisht pasi talebanët kanë marrë kontrollin në gusht.

Fondet ndërkombëtare që i japin shtytje ekonomisë së brishtë në Afganistan janë ndaluar, ndërsa bota po debaton se si të merret me regjimin tabelan, raporton BBC.

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim të rëndë, se miliona do të vdesin në Afganistan nëse ndihmat nuk arrijnë në vend.

Një familje në Afganistan për BBC ka treguar se si është dashur ta shesë foshnjën për shkak të varfërisë ekstreme. Pasi po vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Fëmijët e tjerë po vdesin nga uria, kështu që u desh ta shisnim vajzën. Si të mos jem e trishtuar? Është vajza ime. Uroj të mos isha e detyruar të bëja këtë”, ka thënë nëna e vajzës.

Ndërkohë babai i saj ka thënë se nuk po kanë fare ushqim dhe se është i detyruar ta bënte.
Personi që bleu vajzën i ka paguar atij më tepër se gjysmën e 500 dollarëve. Vajza do të qëndrojë te familja derisa të jetë në gjendje të ecë. Personi që e bleu i ka thënë familjes se vajza e vogël kur të rritet do të martohet me një nga fëmijët e tij.

Gazetarja e BBC-së ka treguar se si ka parë edhe raste tjera në Afganistan ku varfëria ka detyruar familjet që t’i shesin fëmijët. Madje ajo ka treguar se një person i është afruar asaj dhe e ka pyetur nëse dëshiron ta blejë një fëmijë.

Video

Continue Reading

Kosovë

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Published

on

By

Haxhiu reagon për dënimin me 8 muaj burgim për dhunuesit e 15-vjeçares

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reguar pas dënimit me vetëm 8 muaj e 8 ditë burg për personin që dhunoi një 15-vjeçare në Pejë.

Haxhiu thotë se është e shqetësuar për këtë vendim siç e quan ajo absurd dhe të padrejtë. Ajo thekson se vendime të tilla motivojnë dhunuesit dhe dhunojnë për së dyti herë viktimat.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./21Media

Continue Reading

Kosovë

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Published

on

By

Kosovë, një i vdekur dhe tri raste të reja me COVID

Tre persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një tjetër ka humbur betejën me virusin.

Të dhënat e prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë kryer 1298 testime. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225. Në total numri i rasteve aktive është 438.

Continue Reading

Aktuale