Connect with us

Lajme

Zaev: Opozita mund të propozojë edhe Gruevskin për prokuror

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit shqiptar nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, nëse prokurori publik do të zgjidhet me propozim të opozitës, ka thënë se nëse i japim mundësi opozitës që të propozojë prokuror publik besoj se do ta propozojnë edhe Nikolla Gruevskin, sepse gjithçka që po bëhet për momentin është që të bllokohet drejtësia, transmeton in7.

“Me sjelljen e këtillë të opozitës me propozimet e këtilla për prokuror publik nuk shoh se do t’u jepet mundësi. Ta propozojmë Vladimir Pançevskin, njeri i cili në gjithë mandatin e tij ua ka dhënë lëndët gjykatësve strikt të përzgjedhur, person që e ka keqpërdorur ligjin dhe sistemin për shpërndarje të lëndëve, që të mos ketë drejtësi në vend. Këshilli gjyqësor e vërteton atë dhe e sjellë sanksionin për të. PSP ka mandat deri më 15 shtator të vitit 2020 dhe kjo do të funksionojë për shkak se kemi garantuar të ardhme me këtë mandat. Besoj se ashtu siç presin qytetarët tanë, siç kanë biseduar grupet punuese, madje edhe disa herë siç kemi biseduar me Mickovskin do t’i vendosim punët dhe përfundimisht këtë ligj do ta votojmë”, ka thënë Zaev.

 

 

Continue Reading

Lajme

Nuk punoi aparati biometrik, votimi nuk filloi në kohë në një vendvotim në në Butel

Published

on

Aparatet biometrike, të cilat për herë të parë po përdoren në Maqedoninë e Veriut për të identifikuar votuesit, po bëhen pengesë për nisjen në kohë të procesit të votimit.

Kështu, në vendvotimin numër 2919/1 në shkollën fillore “Petar Zdravskovski – Penko” në Butel nuk punon aparati biometrik dhe procesi i votimit nuk ka filluar në orën 07:00, por me 30 minuta vonesë.

Priten llambat UV që të fillojë votimi sipas procedurës së vjetër, ku votuesit janë identifikuar në mënyrë manuale, raporton TV21./21Media/

Continue Reading

Lajme

Maqedonia voton në pandemi, këto janë këshillat për të pasur kujdes gjatë procesit

Published

on

Maqedonia e Veriut sot për 12 orë të votojë për fatin e udhëheqësve të komunave dhe për këtë në proces pritet të përfshihen më shumë se 1.8 milion qytetarë të cilët ligjërisht e kanë të drejtën e votës për kryetar komune dhe për këshill komunal.

80 komuna dhe Bashkia e Shkupit (me 10 komuna përbërëse) sot do të presin rezultatet e votimit dhe shprehjes së mendimit nga qytetarët për katër vitet e ardhshme.

Por, si do të realizohet procesi i votimit në kohë pandemie?

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka kërkuar ndihmë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për këtë proces dhe nga ta ka marrë këto rekomandime, që duhet të ndiqen nga votuesit:

-Para vendvotimit duhet të ketë një person që mba rend dhe rregullsi në vendvotim, për të garantuar distancë prej 1,5 deri në 2 metër të votuesve. Në rast se ka rrëmujë në vendvotim, personi përgjegjës duhet t’i njoftoj të gjithë për masat që duhet të merren për të mbrojtur shëndetin e tyre.

-Vendvotimi (klasa, korridore dhe sallat) duhet që të pastrohen dhe ajrosen sistematikisht që të parandalohet infektimi me COVID-19 nga ajri për votuesit dhe për komisionet nëpër vendvotime.

-Personi përgjegjës për rend dhe masa në vendvotim duhet që të dezifektojë duart e votuesve para hyrjes në vendvotim.

-Personi përgjegjës për rend dhe masa duhet që t’i përkujtojë votuesit se duhet të kenë maska nëpër korridore, vendvotim dhe jashtë vendvotimeve.

-Gjatë identifikimit me letërnjoftim apo pasaportë, votuesi për disa sekonda duhet ta menjanojë maskën nga fytyra që t’ju jep mundësi komisionerëve që ta identifikojnë.

-Personi për rend dhe siguri duhet që të parandalojë prezencë të më shumë njerëzve, aq sa ka paravana për votim.

-Votuesit duhet të ndjekin shenjëzimin gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi.

-Gjatë daljes votuesi duhet edhe një herë të dezifektojë duart, që të parandalohet bartja e virusit nga stilolapsi, nga mjeti për shenjëzim i gishtave apo nga ambienti i vendvotimit.

Continue Reading

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, 41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.

KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:

– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

– Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues.

– Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.

– Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.

– Të gjithë aplikuesit të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës kanë pasur mundësinë të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila ka filluar më 15 shtator, ndërkaq fletëvotimet është dashur të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

Continue Reading

Aktuale