Connect with us

Lajme

Zaev: Hahn në Shkup për finalizimin e përgatitjes për negociatat me BE-në

Published

on

Kryeministri, Zoran Zaev dhe eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn kanë mbajtur një konferencë për shtyp të përbashkët në Klubin e deputetëve, shkruan in7.

Në paraqitjen e tij përpara gazetarëve, Kryeministrit Zoran Zaev ka thënë se komisari Johanes Hahn është në Shkup për të shënuar fazën e fundit të përgatitjes për fillimin e negociatave në tetor.

“Neve na mbetet deri në tetor të rrumbullakesojmë procesin e reformave, posaçërisht ato në sistemin gjyqësor përfshirë edhe ligjin për prokurorinë. Të mos u japin arsye dikujt që të vë në dyshim qëllimin tonë strategjik. Propozimin e ri për ligjin për prokurori e kemi bërë me kompromis, ku kemi marrë parasysh vërejtjet e opozitës. Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev.

Zaev, gjithashtu, ka shtuar se e inkurajon prokurorinë që të vazhdoj hetimet në rastin Zhvatja, pavarësisht se deri kush do të mbërri.

Ndërkaq, eurokomesari Hahn ka theksuar se tetori do të jetë vendimtarë për Maqedoninë e Veriut, kur edhe pritet të nisin negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ai shprehi keqardhje për qershorin pasi sipas tij Maqedonia e Veriut kishte plotësuar të gjitha kërkesat që atëherë, por është e patjetërsueshme që të implementohen reformat, ka thënë Hahn.

Korupsioni dhe krimi i organizuar janë pikat kryesore ku duhet të fokusohet qeveria.

Eurokomesari ishte decid menjëherë të ndërmerren aksione për pavarësimin e Prokurorisë.

Të gjitha partitë politike duhet të jenë të hapura për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datën për fillim të negociatave.

Continue Reading

Lajme

Kufizime për hyrje në Itali për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Italia ka vendosur masa kufizuese për qytetarët e disa vendeve gjatë hyrjes në Itali, duke lejuar të hyjnë qytetarët vetëm për motive të caktuara në Itali nga data 26 tetor deri 15 dhjetor/

Kufizimet vlejnë për shtetasit nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Libani, Azerbajxhani, Moldavia, Brunei dhe Armenia.

Ministria për punë të jashtme në Shqipëri sqaroi që qytetarët do të mund të hyjnë për këta motive: motive pune, motive shëndeti, motive studimi, motive urgjence, persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

“Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik”, deklarojnë nga Ministria.

Continue Reading

Kosovë

Suma: Vendimi i Supremes është befasues, pa asnjë argument

Published

on

Gjykata Supreme ka hedhur poshtë vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe ka anuluar vendimin e PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje” thuhet në vendimin e Supremes, njofton Klankosova.tv.

Me këtë rast ka ardhur edhe reagimi i kandidatit të pavarur për kryetar të Hanit të Elezit Rufki Suma.

Suma në Info Magazine në Klan Kosova tha se vendimi i Supremes nuk ka asnjë bazë edhe asnjë argument.

“Realisht është një vendim befasues. Ne ende nuk e kemi të qartë, një panel e ka marrë një vendim Gjykata Supreme e rrëzon atë vendim, e kthen përsëri në rivendosje pa ndonjë argument dhe pa ndonjë arsyetim në pesë faqe që i përshkruan më së shumti veprimet e PZAP-it”.

“Përndryshe vetëm akuzon se PZAP-i nuk ka pasur argumente të mjaftueshme për të marrë një vendim të tillë. Edhe njëherë po e them. Nuk tregon se në çka është e bazuar, në cilat argumente është i bazuar? kur vet kandidati tregon se i ka vizituar vendvotimet. Dhe me rastin e vizitës së vendvotimeve ajo është ndikim direkt”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh kishte anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi sipas rezultateve të KQZ-së, për zgjedhjet e 17 tetorit ka marrë me 50.98% të votave.

Continue Reading

Lajme

135 raste të reja, 11 viktima nga Covid-19 në Maqedoni

Published

on

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve janë bërë 1.514 testime kurse janë shënuar 135 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 91, Kumanovë – 14, Kavadar – 7, Strugë – 4, Prilep – 3, Manastir, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Demir Hisar nga 2, Shtip, Koçanë, Gjevgjeli, Vinicë, Vallandovë dhe Kratovë nga 1 rast.

Regjistrohen 330 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 11 pacientë.

2 nga Shkupi (67 dhe 79 vjeç), 2 nga Kriva Pallanka (67 dhe 76 vjeç), 2 nga Kumanova (73 dhe 74 vjeç) dhe nga një pacient nga Makedonska Kamenica (82) ,Ohri (80) ,Prilepi (74) ,Probishtipi (64) dhe Shtipi(70).

Në mënyrë plotësuese, konform Regjistrit për persona të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga “Termini Im” nuk janë shënuar viktima tjera.

Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 1.366.002 testime për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 199.901, numri i të shëruarve është 186.652, kurse i viktimave – 7.062. Numri i rasteve aktive është 6.187.

Continue Reading

Aktuale