Connect with us

Lajme

Policia kufitare në Qafëthanë zhvat udhëtarët nga Shqipëria (VIDEO)

Published

on

Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut në pikë kalimin kufitar në Qafë-Thanë iu merr para udhëtarëve nga Shqipëria.

Një fenomen i tillë vazhdon prej kohësh, dhe sipas burimeve tona, rastet ndodhin kryesisht me qytetarë të Shqipërisë që udhëtojnë dhe punojnë në mënyrë sezonale në Maqedoni.

Rasti është denoncuar në polici, dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje filmike të mbledhjes së parave, nga 10 euro për punëtor sezonal.

Kontrolli i brendshëm i policisë ka nisur një hetim për tre punonjës policor në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se fenomeni ka qenë duke u ndjekur në vazhdimësi, dhe në dyshim janë tre punonjës me inicialet A.V, A.Z dhe SH.M ndaj të cilëve është ngritur tashmë procedurë.

VIDEON MUND TA SHIKONI KËTU

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale