Connect with us

Argëtim

Ohrid Calling 2019, vazhdon tradita e festave të Avalon

Published

on

Tradita e festave verore të organizuara nga Produksioni Avalon, vazhdon edhe këtë vit në Ohër.

Nga 1 deri në 4 Gusht 2019 në Ohër keni mundësi të bëheni pjesë e festës më të madhe verore në vend. Të rinj e të reja nga gjithë Ballkani pritet ti shtojnë atmosferën kësaj maratone që po zhvillohet prej disa vitesh në Ohër.

Këtë vit ka ndryshuar lokacioni i festës. Nga vendi tradicional, për këtë verë, Ohrid Calling do të tranferohet tek Kazerma e vjetër e ushtrisë, pak minuta larg qendrës së qytetit, shkruan in7.

Dixhej të njohur botëror do të argëtojnë gjatë 4 netëve të kësaj maratone festive.

Nata e parë fillon me Steve Aoki, dixhej me renome botërore. Në natën e dytë vjen po aq i njohuri, Fedde Legrand, ndërsa në natën e tretë për atmosferën do të kujdeset dyshja e njohur Vini Vici.

Kjo maratonë mbyllet me finalen e madhe më 4 Gusht, ndërsa për kënaqësinë e publikut do të kujdeset i talentuari Robin Shulz.

Biletat dhe për rezervime duhet të drejtoheni tek Avalon, përmes ueb faqes së tyre, avalon.mk. /in7.tv/

 

 

Continue Reading

Argëtim

Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda /VIDEO

Published

on

By

Gazetari nuk mban dot të qeshurën, elefanti e ndëpret gjatë transmetimit dhe e kap nga hunda

Një gazetar është përfshirë në një skenë qesherake teksa ka shpërthuer në të qeshura kur një elefant me noçkën e tij fillon të prekë në fytyrë dhe e kap nga hunda.

Gazetari Alvin Kaunda po xhironte një pjesë në kamera nga një qendër e foshnjave të elefantëve në Kenian jugore, kur filloi të ndjente një përkëdhelje në kokë e më pas në fytyrë e hundë.

Kaunda po raportonte se si po kujdeseshin për elefantët e vegjël në jetimore gjatë një thatësire për Korporatën Transmetuese të Kenias.

Continue Reading

Argëtim

Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool

Published

on

By

Qeveria japoneze në ‘hall’ të madh, të rinjtë e vendit nuk pinë alkool

Japoni- Qeveria japoneze është goditur rëndë në financat e saj nga një problem i pazakontë; të rinjtë e saj nuk pinë alkool mjaftueshëm.

Prej fillimit të pandemisë, baret dhe ambientet e tjera që shesin alkool u goditën rëndë nga kufizimet e Covid-19 , duke bërë që shitjet dhe të ardhurat nga taksat e pijeve të bien ndjeshëm.

Për këtë arsye autoritetet ndërmorën një zgjidhje mjaft të çuditshme. Ajo nisi një fushatë për të gjetur mënyra të reja për të inkurajuar të rinjtë të pinë më shumë.

Fushata quhet “Sake Viva!” dhe mbikëqyret nga Agjencia Kombëtare e Taksave. Ajo fton pjesëmarrësit të paraqesin ide se si të stimulojnë kërkesën tek të rinjtë për alkool përmes shërbimeve të reja, metodave promovuese, produkteve, dizajneve dhe madje edhe teknikave të shitjes duke përdorur edhe inteligjencën artificiale ose metaverse.

Konkursi përfshin ide promovuese për të gjitha llojet e alkoolit japonez, me aplikimet që do të qëndrojnë të hapura deri më 9 shtator. Finalistët do të ftohen në një konsultim ekspertësh në tetor, përpara një turneu final në nëntor në Tokio. Fituesi do të marrë mbështetje për planin e tij për t’u komercializuar. (noa.al/M.D)

Continue Reading

Argëtim

Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Published

on

By

Blenë valixhen në ankand, familja shokohet nga ajo që gjen brenda saj

Policia ka filluar hetimet pasi një familje gjeti mbetje njerëzore në valixhen që blenë nga një ankand në Zelandën e Re. Banorët e një shtëpie në South Auckland bënë zbulimin e frikshëm pasi hapën sendet e blera në banesën e tyre, shkruan BBC.

Policia ka filluar hetimet për vrasje dhe po tenton të identifikojë mbetjet njerëzore. Nuk besohet se familja që bleu valixhet është e përfshirë në vrasje. Policia e Zelandës së Re nuk ka dashur të jap më shumë komente, duke theksuar se po bëhet ekspertiza e mbetjeve.

Zyrtarët e policisë kanë thënë se prioriteti i tyre është “konfirmimi i identifikimit të të ndjerit, në mënyrë që të mund të përcaktojmë rrethanat e plota pas zbulimit”.

Ata shtuan, duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të gjendeshin të afërmit.

Continue Reading

Aktuale