Connect with us

Lajme

Mickovski fillimisht të kërkojë falje për gabimet e kaluara

Published

on

Sefer Canoski, djali i Fiat Canoskit nga Partia për Ardhmëria Europiane, si dhe pronar i Universitetit FON, me një letër publike drejtuar liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, kërkon, nga ky i fundit që të kërkojë së pari falje publike, pastaj të dalë në mediume dhe të thotë se vendi po rrëshqet në diktaturë, transmeton in7.

“…..Më lejoni t’ju kujtoj pse ju duhet të kërkoni falje nëse jo tek publiku, ateherë deri tek familja ime. Jo vetëm për shkak të talljes me muajin e Ramazanit, as për atë që thanë zyrtarët e partisë suaj “po ju rrjedh nëpër pantallona”. Por për shkak të ditës së sotëm. Më lejoni t’ju kujtoj. Pikërisht 8 vjet kanë kaluar që nga jehona e vendosjes së dinamitit në COSMOS! Fatmirësisht nuk pati humbje jetësh të pafajshme, edhe pse që atëherë e këndej, Gruevski ka shkatërruar shumë fate njerëzish. Me DINAMITIN e vendosur në mes të Shkupit, dërguat mesazh se diktatura arriti zyrtarisht. Kushdo që nuk dëgjon, do ta gjejë të njëjtë e madje edhe më keq, ky ishte mesazhi i qartë dhe që u bëmë dëshmitar të burgosjeve dhe mbylljeve të mediave dhe kontrollit të plotë mbi sistemin policor dhe gjyqësor. U vodhën dhe u lanë shuma të mëdha parash. Kjo energji negative e fuqisë, e cila u dërgua me sinjale të qarta, vazhdoi të kontrollohej deri më 27 prill 2017 në Kuvend. Ajo ditë ishte fryma e fundit e diktaturës. Tani kemi LIRI!….. Por, z. Mickovski, edhe sikur të triumfojë drejtësia për të gjithë, pa kërkuar falje nga udhëheqja më e lartë e VMRO DPMNE-së, nuk mund të mbështeteni në një revitalizim serioz të shoqërisë maqedonase, ku nevojitet një opozitë e shëndetshme dhe shoqërore.

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale