Connect with us

Kolumna

Gjenocidi kundër bullgarëve në Greqi

Published

on

Dr. Anton Pançev  (politolog dhe albanolog)

Shteti grek, nga pavarësimi i tij zyrtar në vitin 1830, gjithmonë ka pasur ambicie hegjemoniste dhe asimiluese ndaj popujve fqinj, në vend të parë ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve. Për realizimin e qëllimeve të tyre shovinistët grekë i kanë përdorur të gjitha instrumentet e mundshme ushtarake, politike, ekonomike, fetare, kulturore etj. Kështu p. sh., Patriarkana ekumenike (greke) e Stambollit[1], e cila ka qenë dhe është në vendin e parë nderi mes Patriarkanave ortodokse për shkak të historisë së saj të lashtë dhe pozitën e saj në Perandorinë Lindore Romake (Bizantine), disa shekuj përdoret për qëllimet nacionaliste greke. Me fillimin e epokës së Rilindjes te popujt e Ballkanit strukturat e shtetit grek dhe në vend të parë Patriarkana greke janë kthyer në vatra të shovinizmit dhe të nacionalizmit grek. Përmes manipulimit të ndërgjegjes fetare të banorëve ortodoksë të Ballkanit, ato bënin përpjekje të vazhdueshme për asimilimin e tyre. Shumë “suksese” në këtë drejtim i shënoi Kisha greke, e cila falë organizimit kishtar dhe ndihmës për shkollat greke, arriti t’i asimilonte qindra mijëra shqiptarë, vlleh dhe bullgarë ortodoksë[2]. Por, këto institucione fetare nuk u kufizuan vetëm me propagandë fetare dhe arsimore. Ato u përfshinë në mënyrë aktive edhe në luftën e armatosur, të cilën e zhvilluan nacionalistët grekë (por edhe këta serbë) kundër popujve të tjerë në Ballkan. Është e mjaftueshme ta përmendim veprimtarinë e famëkeqe të mitropolitit të Kosturit Germanos Karavangelis, i cili në kujtimet e tij “Lufta maqedonase” i paraqiti pa hezitim dhe në mënyrë të hapur, veprat e përgjakshme të Patriarkanës së Stambollit në mbytjen e lëvizjeve kishtare dhe kulturore bullgare, shqiptare dhe vllehe në fillim të shek. XX[3]. Përparimi i ushtrive serbe dhe greke në Luftërat ballkanike në vitet 1912-1913 u përcoll edhe me propagandën fetare për “çlirimin” e të krishterëve “të robëruar”, por faktikisht ishte marshim i shovinizmit serb dhe grek. Trupat serbe, greke dhe malazeze kanë vrarë, kanë torturuar dhe kanë shpërngulur mijëra dhe mijëra njerëz, myslimanë dhe të krishterë, kanë djegur qindra katunde dhe qyteza, kanë rrënuar xhami dhe kisha, sepse u takonim “të tjerëve”, sepse nuk kanë qenë serbë/grekë. Veç në vjeshtën e vitit 1912 ushtria greke ka pushtuar territore në Maqedoni ku kanë banuar më shumë se 200 000 bullgarë, të cilët menjëherë janë vënë nën presion. Duhet përmendur se në vitin 1912, para pushtimit grek të Maqedonisë Jugore, atje kishte 378 kisha bullgare, 340 shkolla bullgare me 750 mësues dhe mbi 19 000 nxënës. Me fillimin e Luftës së Dytë Ballkanike në qershor të vitit 1913 gjenocidi grek kundër popullatës bullgare ka marrë masa të skajshme. Komisioni ndërkombëtar për Luftërat Ballkanike, përbërë nga dijetarë me famë botërore dhe organizuar nga Carnegie Endowment for International Peace, në periudhën 1913-1914 ka hulumtuar dhe ka paraqitur qindra e qindra fakte për mizoritë greke kundër popullatës bullgare, për spastrimin etnik të bullgarëve nga këto vise. Ky Komision Ndërkombëtar ka paraqitur ky konkluzion: “Dokumentet, që i posedon Komisioni, japin mjaft argumente për politikën e zhvilluar për asimilimin e popullatës bullgare në Maqedoninë Jugore. Metodat e asimilimit dhe të asgjësimit fizik janë zbatuar në mënyrë sistematike dhe pa asnjë humanizëm”.[4] Vetëm gjatë verës së vitit 1913 ushtria greke ka djegur 161 katunde bullgare me 16 000 shtëpi, duke vrarë mbi 8000 bullgarë dhe duke përzënë mbi 100 000 njerëz nga vatrat e tyre.

Por gjenocidi grek dhe asimilimi i bullgarëve të mbetur nën okupimin grek ka vazhduar dhe vazhdon deri ditët e sotme. Ka mijëra dokumente dhe fakte, shumë prej tyre nga burime ndërkombëtare, që dëshmojnë për presionin dhe asimilimin e përditshëm. Jo vetëm se pushteti grek nuk ua ka njohur të drejtat themelore bullgarëve (ndonëse në vitet 20-ta të shek. XX ka nënshkruar disa konventa dhe traktate, në të cilat ka marrë përsipër këto detyra, por kurrë nuk i ka realizuar), por terrori mbi bullgarët në Greqi ka qenë i gjithanshëm dhe në forma të ndryshme. Mijëra dhe mijëra bullgarë janë burgosur, janë keqtrajtuar dhe janë vrarë vetëm sepse kanë treguar në ndonjë mënyrë vetëdijen e tyre etnike. Monumentet e kulturës bullgare janë shkatërruar dhe asgjesuar. Nacionalistët grekë e kanë përdorur Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën civile pas vitit 1944 që të masakronin dhe të përzënin dhjetëra mijëra bullgarë dhe terrori kundër bullgarëve ka vazhduar me përmasa të mëdha dhe të gjithanshme me qëllimin e vjetër të politikës greke – asimilimi i tyre.

Edhe deri ditët e sotme, pavarësisht se Greqia dhe Bullgaria janë së bashku në NATO dhe në BE, presioni dhe asimilimi i bullgarëve është politika zyrtare greke. Është rreptësisht e ndaluar të përdoret gjuha bullgare në çdo funksion publik dhe privat – në treg, në rrugë etj. Njerëzit, të cilët flasin bullgarisht ose këndojnë këngë bullgare po pushohen nga puna, përndiqen nga policia dhe terrorizohen me të gjitha mjetet. Të gjitha qeveritë dhe institucionet bullgare heshtin për këtë asimilim përkundër fakteve të shumta dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, në të cilat dhjetëra bullgarë nga Greqia e kanë gjykuar këtë shtet për shkak të shkeljes së të drejtave të tyre. Tani për tani, me gjendjen e rëndë të bullgarëve në Greqi dhe me mbrojtjen e trashëgimisë së tyre kulturore merren vetëm disa shkencëtarë dhe politikanë në Bullgari, por është koha e duhur çështja e bullgarëve atje të kthehet në prioritet shtetëror te zhvillimi i marrëdhënieve bullgaro-greke.

[1] Patriarkana përdor emërtimin e vjetër “Konstantinopojë”.

[2] Për asimilimin e shqiptarëve ortodoks me ndihmën e Patriarkanës së Stambollit ka shumë të dhëna bullgare. Shih p.sh. Маренин, Н. Албания и албанците. София, 1902, sipas të cilit mbi 100 000 shqiptarë ortodoks janë asimiluar në rajonin e Epirit (Marenin, f. 28); Кънчов, В. Избрани произведени. С., 1970, Т. 2, 552–562, etj.

[3] Каравангелис, Германос. Македонската борба (Мемоари). Скопиje, 2000.

[4] Shih: Report of the International Commission to Inquire into the Causes and Conduct of the Balkan Wars (https://archive.org/details/reportofinternat00inteuoft/page/n4).

Continue Reading

Kolumna

Të gjithë kundër krimit dhe interesit klanor

Published

on

Shkruan Premtim Dema

Tragjedia në Strugë lidhet me një emër dhe një parti, Ramiz Merko dhe BDI.

Mburrja e fitores nga ane e Merkos dhe argateve të tij është sa për të ardhur keq por aq edhe një realtet i nje shoqerie te kapur peng. Kjo u verejt më mirë në komunitetin Shqiptar, Turk dhe Torbesh dhe kjo ka të bëjë me lidhjet e interesave të ngushta klanore, shoqërore dhe të punsimeve pa bazë në dëm të taksapaguesve struganë.

Ne tre mujorin e fundit BDI e Struges deri sot ka berë pusnime te ba baza, ka dhëne tendere dhe ka shtruar asfalt pa kriter dhe pa plan. Keta jane te ashtuquajturat projektet e Merkos, në bashkpunim me mafien urbane dhe me ineresxhinjte të punsimit administrativ që janë në dëm të qytetarve Struganë.

Për fat të keq kjo është një fitore me kosto te madhe për shoqërinë tonë, qe mbahet aq e paster por eshte aq e vobeket se e vjedh vetveten.

E uroj Idri Istrefin për fitoren ne Struge dhe të mburret me atë që ai ka bërë për pak kohë kundër një aparati mafiozo-sheteror.

Votat që mori Idri Istrefi ishin votat e qytetarve pa interes klanor, nga ata qytetar që duan Strugën të pastër nga virusi i krimit shtetror.

U bëj thirrje të gjithe atyre që kanë dhe që duan Strugën le ti mendojnë mirë pasojat kur e hedhin votën në kuti. Se kostoja për një vend pune të pa merituar është e madhe për femijën, nipin, mbesen tuaj.

Vota bën ndryshimin dhe ju foj që së bashku nga perendimi deri ne Strugë të tregojmë se dijmë të bëjme më shumë se kaq.

Continue Reading

Kolumna

“Shani” me votë ditën e zgjedhjeve, nëse nuk e bëni atë ditë, mos u “shani” asnjëherë!

Published

on

Shkruan: Hasim Memishi – Sopi, Aktor

“SHANI” ME VOTË!

Politikanët e marrin fuqinë nga populli me anë të votës, prandaj më mirë është të “shahemi” me votë!
Nesër, mos votoni ata që kanë kaluar nga “shiltet” në gucci!
Nesër ju jeni fuqia, prandaj duhet t’i ndëshkoni me votë!
Nesër, Ne ua japim pushtetin e tenderit, korrupsionit, manipulimit, ofendimit, nënçmimit, përçmimit e “shitpordhjes”
Mos votoni ata që kanë blerë diplomat;
Mos votoni arrogantët injorant!
Mos votoni keqpërdoruesit!
Mos votoni amatorët, abuzuesit!
Mos votoni ata që janë bërë milioner vetëm duke bërë selfi!
Shani ditën e zgjedhjeve, sepse atë ditë shajnë të mençurit!
Mos e shitni votën për një thes miell, për një punë në administratë, për një premtim bosh, për premtimet për BE me dekada të tëra!
“Shani” me votë nesër, nëse nuk e bëni nesër, mos u “shani” asnjëherë!

P.s: unë çekaç di t’ju thom, prap Ju e dini ma majr!

Continue Reading

Kolumna

Demiri: Inxhinierë e magjistra punojnë si kamerier, të paditurit bëjnë ligje…

Published

on

Shkruan: Osman DEMIRI

Që kur na lan si numra, partitë politike kanë bërë petulla për vete. Pse duhet të ketë numra, pse mos të jenë emri dhe mbiemri, dhe aq?! Pse nuk janë listat e hapura, me emër e mbiemër, por duhet që me numra të shtyejmë përpara të paditurit, analfabetët, matrapazët? Nëpër lista kam plot miq e shokë dhe njerëz të dëshmuar nga të gjitha partitë dhe të gjithë nacionalitet, që pa asnjë hezitim do t’i kisha rrethuar!

Njërin nga njëra parti, dy apo tre nga partia tjetër, duke e plotesuar mozaikun politik me njerëz të shquar, me njerëz të cilët nuk na turpërojnë dhe degradojnë në këtë mënyre! Janë mbushur listat me ushtarë partiak, me sllogane qesharake, koncepte patetike, përmbajtje mediokre.

Na e dëbuan rininë duke ua nënvlerësuar intelegjencën. Profesorë, inxhinierë e magjistra punojne si kamerier, kurse ata që memzi kanë kryer shkollën e mesme, me kostume e kollare bëjnë ligjin dhe sorollaten nëpër ministri e drejtori! Dhe prap numra, 20 apo 30 kandidat të dëshmuar, shtyejnë përpara 2 apo 3 të dështuar! Eshtë koha që t’na llogarisni si njerëz, JO SI NUMRA!

Continue Reading

Aktuale