Connect with us

Lajme

Bilalli-Zendeli:Udhëheqësi i Prokurorisë së re të jetë i determinuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Published

on

“Villma Ruskoska të trashëgojë Katica Janevën.
“Pse mos e zgjedhim Vlladimir Pançevskin?”
“Në krye të prokurorisë së re të vijë një person nga jashtë”
“Ka ardhur koha që në krye të prokurorisë së re apo asaj speciale, të caktohet një shqiptar”.

Janë fraza që i kemi dëgjuar këto ditë, pas dorëheqjes së Kryeprokurores speciale, Katica Janeve dhe pas ndjeshmërisë së skandalit “Zhvatja”.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar për miratim në Kuvend draft-ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin parashihet integrimi i Prokurorisë Speciale në Prokurorinë e re për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.

Prokuroria e re, sipas propozimit të Qeverisë, do të veprojë në gjithë territorin e vendit në koordinim me Prokurorinë Republikane.

Ligji parasheh që të gjithë prokurorët e Speciales, të cilëve mandati u skadon më 15 shtator, të vazhdojnë punën në kuadër të prokurorisë së re, të cilës i kalojnë të gjitha rastet gjyqësore që ka proceduar deri tani, e që përfshijnë 17 lëndë me mbi 94 persona.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se presin që deputetët qëndrimet e tyre t’i parashtrojnë në Dhomën legjislative, ndërsa nëse kanë vërejtje edhe të dorëzojnë amendamente, shkruan in7.

Po bartësi i këtij funksioni ka vënë në lëvizje partitë politike, gjë që tregon se ato nuk e kanë ndër mend të heqin dorë nga ndikimi i tyre në organet e jurisprudences, thotë për in7, profeshoresha e së drejtës së procedurës penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Arta Bilalli-Zendeli.

Sipas saj kjo situatë e krijuar është rezultat i vonesës dhe zhagitjeve të reformimit të gjyqësorit që ishte premtimi kryesor parazgjedhor nga ana e LSDM-së.

“Dorëheqja e Prokurores Speciale dhe nevoja për kontinuitet të punës së PSP-së i ka vënë në lëvizje partitë politike në lidhje me emrin e ri të personit që do të vihet në krye të këtij institucioni. Lakimi i emrave të caktuar tani më ka filluar nga partitë politike dhe kjo tregon se ato nuk e kanë ndër mend të heqin dorë nga ndikimi i tyre në organet e jurisprudencës! Nga ana tjetër, pikërisht personi i cili do të vendoset në vendin e znj. Katica Janeva do të duhet t`i ndjekë zyrtarët politik (të kaluar dhe të tanishëm). Eshtë për të ardhur keq se në Maqedoninë e Veriut akoma mbesin shumë raste të tilla që duhet ndjekur e gjykuar kurse zgjedhja e prokurorit të ri bëhet nga Këshilli i prokurorëve, që lë shumë për të dëshiruar! Situata në të cilën ndodhemi është rezultat edhe i vonesës dhe zhagitjeve të reformimit të gjyqësorit që ishte premtimi kryesor parazgjedhor nga ana e LSDM-së. Nuk e vë në dyshim apsak nevojën për zbardhje të plotë të rasteve të ndryshme, në të cilat kryerës apo porositës kanë qenë persona që kanë mbajtur pozita të larta në jetën shoqërore sepse në të kundërtën, do të ngulitej parimi i mosndëshkueshmërisë së krimit të shtresës së lartë shoqërore. Nga ana tjetër, gjykatat dhe prokuroritë, çdo ditë ndjekin e gjykojnë persona të rëndomtë. D.m.th., po të mos i ndjekim e gjykojmë ata/ato që kanë pozita të larta, kurse t`i ndjekim e gjykojmë njerëzit e rëndomtë për krimet e tyre krijojmë një sistem që gjeneron drejtësi selektive. Sanksioni, ndëshkimi duhet t`i arrijë të gjithë!”, thotë për in7, profesoresha, Arta Bilalli-Zendeli, duke shtuar se personi që do të jetë në krye të këtij institucioni, cilit etnitet do t`i përkasë, duhet të jetë person me kredibilitet në shoqëri, person me integritet dhe profesionist.

“Personi i cili do të vihet në krye të Prokurorisë Speciale (apo sido që të quhet në të ardhmen), duhet të jetë person me kredibilitet në shoqëri, person me integritet dhe profesionist. Kriminaliteti nuk njeh ngjyra etnike, nacionale, partiake, fetare, sociale, etj. Edhe lufta kundër kriminalitetit duhet të jetë e tillë. Pavarësisht, cilit etnitet do t`i përkasë, me rëndësi është që të jetë person i determinuar në luftën kundër krimit dhe person me integritet.”/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Idri Istrefi merr mbështetje edhe nga Samir Murtezoski kandidati i PDSH-së në Strugë

Published

on

Koalicioni për Strugën po shkon edhe më i sigurt. Rrugës sonë i’u bashkua edhe kandidati i PDSH-së, z. Samir Murtezoski njoftojn nga ASH-Strugë, përcjell in7

Kandidati i PDSH-së, Samir Murtezoski qëndron pas Idri Istrefit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Murtezoski fton të gjithë përkrahësit e tij, por edhe të gjithë qytetarët tjerë që ta votojnë Idri Istrefin, si të vetmen shpresë për Strugën. Është koha që më në fund t’i thuhet stop Ramiz Merkos dhe keqpërdorimeve të shumta në Komunën e Strugës.

Faleminderit për mbështetjen!-theksojn nga ASH-Strugë/in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Eco Guerilla: Kërkojmë llogaridhënie nga Komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi

Published

on

Pse janë shpenzuar paratë dhe djersa e qytetarëve në kohë fushate për qindra militantë partiak që bëjnë fushatë për Teuta Arifin?

Ky është keqpërdorim i buxhetit të Komunës së Tetovës.

Me ndihmën e IRI-t dhe USAID-it u zbuluan qindra honorare që Teuta Arifi ka nënshkruar në kohë fushate. Kaluan disa ditë dhe Komuna e Tetovës vazhdon të heshtë. Kërkojmë llogaridhënje se si dhe pse janë paguar këta qindra njerëz.

Lista e plotë në statusin e Eco Guerilla:

Continue Reading

Lajme

Mickoski: BDI shkon në opozitë në Qytetin e Shkupit, shumica e re VMRO-ASH-AAA

Published

on

Fushata e zezë e LSDM-së ka dy qëllime, njëra prej tyre është që të ulet dalja në zgjedhje. Kështu tha kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski në emisionin debativ në TV SHENJA.

“Mendoj se populli e ka përmbi kokë, posaçërisht për kandidatin e LSDM-së, dhe jam i sigurt se në mënyrë masive do të dalin dhe ta votojnë Danellën. Dhe, qëllimi i dytë të shkaktojnë pasiguri të Danella ngase ajo asnjëherë nuk është marrë me zgjedhje dhe kjo është hera e parë. Por, për të dyja gjëra, vlerësimet që kanë bërë, do të jetë e gabuar dhe do të ju ndodh një humbje serioze”, u shpreh Hristijan Mickoski.

Mickoski tha se ata kanë shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“BDI do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit, shumicën e re e formon VMRO-ASH-AAA dhe Levica”, tha Mickoski.

Continue Reading

Aktuale