Connect with us

Lajme

Zaev refuzon të takohet me Geroskin: Le ti denoncojë personat e dyshuar tek organet

Published

on

Branko Geroski duhet te drejtohet tek institucionet kompetente dhe jo tek kryeministri. Kështu sugjeroi Zoran Zaev, sot gjatë daljes para gazetarëve. Në pyetjet e gazetarëve për takimin e kërkuar nga gazetari Geroski me të, Zaev u përgjigj.

“Nuk duhet të kryejmë masakër ndaj njerëzve. Gazetari Geroski kërkon takim me mua. Edhe një herë në frymën e asj që kam thënë, ka organe hetuese, duhet atje të shkojë dhe të denoncojë. Është e radhës që të gjithë dokumentet të shkojë ti paraqesë tek institucionet. Unë nuk jam hetues, nuk ka ç’kërkon tek unë. Unë jam i hapur dhe pi kafe me çdokënd, por për këtë temë ai nuk ka se çka bisedon me mua, ka organe ku duhet të denoncojë” – u shpreh Kryeministri Zoran Zaev, përcjell in7.

Ndryshe, Branko Geroski është gazetar i njohur në Maqedoninë e Veriut dhe kohë më parë ai nisi të shpalosë disa skema mashtrimi dhe korrupsioni, ku të përfshirë kanë qënë, sipas tij, njerëz të afërt me partinë në pushtet. Ai përdorte pseudonime kur fliste për personat e përfshirë në raste të marrjes së haraçit. Pas arrestimit të Bojan Jovanovskit, u tha se ai ka qënë Koki i personazheve të Geroskit, ndërsa më vonë ka shtuar në listën e tij edhe emra tjerë si Kiki, Friki, Zhaki, Raki. Liki e të tjerë, shkruan in7.

Në rrjetet sociale kanë filluar të hamendësojnë se kush mund të fshihet pas këtyre pseudonimeve. Për më shumë rreth kësaj lexoni duke klikuar KËTU.

 

Continue Reading

Lajme

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Published

on

By

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria sot nënshkruajnë memorandumin trepalësh për Korridorin 8

Maqedonia, Bullgaria dhe Shqipëria do të nënshkruajnë memorandumin trepalësh që do të nënshkruhet sot në Sofje.

Sipas njoftimeve nga kabineti i ministrit të Transportit, Blagoj Boçvarski po udhëton sot në Bullgarinë fqinje.

Ky memorandum është për përfundimin e Korridorit 8 dhe sipas qëllimit të deklaruar është përcaktimi i gatishmërisë së tre vendeve për planifikim afatgjatë dhe zhvillim të koordinuar të Korridorit 8 me fokus në projektet që janë me rëndësi më të madhe për rajonin dhe gatishmërinë për të zbatuar masat për transport të shpejtë dhe të pandërprerë të mallrave në pikat kufitare./Telegrafi/

Continue Reading

Lajme

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Published

on

By

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Greqinë/ Lëkundjet ndjehen deri në Egjipt e Izrael

Një tërmet i fortë ka shkundur mëngjesin e sotëm Greqinë ndërsa është ndjerë edhe në disa shtete të tjera.

Tërmeti ra 156 kilometra në juglindje të ishullit Karpathos në Greqi dhe ishte me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter. Thellësia ishte 66.3 kilometra nën tokë.

Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në ishullin e Kretës, që javët e fundit është tronditur nga disa tërmete. Ky tërmet është ndjerë edhe në Egjipt e Izrael, kanë raportuar mediat e këtyre vendeve.

Continue Reading

Kosovë

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Published

on

By

Vërtetohet pafajësia e ish-ministres së Kosovës

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke liruar nga akuza ish-ministren Meliza Haradinaj Stublla pasi që nuk është vërtetuar se e njëjta e kryer veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Ndaj aktgjykimit të lartcekur, ka paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke i propozuar kolegjit penal të Gjykatës së Apelit të Kosovës, që ankesa të aprovohet, ndërsa çështja penale t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim.

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit të Kosovës pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka konstatuar se ankesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është e pabazuar, pasi që aktgjykimi i lartcekur i Gjykatës së Themelore në Prishtinë, nuk është përfshirë në asnjë shkelje ligjore, për faktin se nga provat e administruara nuk është vërtetuar se e akuzuara Haradinaj -Stublla, ta ketë kryer veprën penale për të cilën ishte akuzuar, andaj edhe me të drejtë është liruar nga akuza./21Media

Continue Reading

Aktuale