Connect with us

Lajme

VMRO: Janeva duhet të sqarojë nëse ndihmoi zhvatjen e miliona eurove

Published

on

VMRO-ja vlerëson se prokurorja në dorëheqje Katica Janeva është vetëm një pjesë e “oktapodit kriminal”, pa të cilën “Boki 13″ nuk ka mundur të zhvatë miliona euro dhe të kërcënojë biznesmenë, politikanë dhe qytetarët.

Sipas partisë opozitare, Janeva duhet të përgjigjet nëse ajo ishte në kontakt me Zoran Zaevin, me Kikin dhe Frikin famëkeq, dhe për çka kanë biseduar në telefonin “e humbur”.

“Ajo duhet të tregoj se a është vendimi i saj personal për shfuqizimin e paraburgimit të biznesmenit Jordan Kamçev. I gjithë opinioni i Maqedonisë është i vetëdijshëm se ‘Boki 13’ nuk është banditi më i madh në Republikën e Maqedonisë. Dihet se kush është në krye të mafias në vend, i cili po mbulon kapele dhe për të cilin paguhet haraç”, thekson VMRO-ja.

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale