Connect with us

Lajme

Plan qeveritar kundër keqinformimit ose rrëshqitje në censurë?

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp paraqiti një sërë masash që qeveria do të ndërmarrë për të zgjidhur problemin me lajmet e rrejshme dhe shpërndarjen e dezinformatave, të cilat, siç tha ai, ndikojnë seriozisht në interesin publik, shkruan in7.

Qeveria me një plan veprimi do të luftojë përhapjen e dezinformatave dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë nëpërmjet sigurisë dhe masave proaktive, njoftoi Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë shtypi. Masat e sigurisë lidhen me komunikimet e Qeverisë dhe Kryeministrit, kurse me masat proaktive parashihet një fushatë e brendshme për punonjësit nëpër institucione, një strategji e re e transparencës, një grup veprimi për luftimin e dezinformatave dhe një strategji kombëtare për shkrim-lexim mediatik. Qeveria poashtu planifikon dhe përcakton kritere të qarta për mediat që akreditohet për të monitoruar punën e saj, një model mbështetjeje për prodhimin e përmbajtjeve mediatike dhe programeve arsimore, si dhe bashkëpunimin me organizatat që kontrollojnë faktet dhe regjistrin e burimeve që përhapin dezinformimin. Në të njëjtën kohë, Qeveria, në web faqen e saj do të publikojë dhe t’i përgjigjet pyetjeve të mediave dhe qytetarëve.

“Në përputhje me angazhimin ndaj hapjes, llogaridhënies dhe transparencës, qeveria po përgatit një plan veprimi për t’u marrë me dezinfektimin dhe sulmet mbi demokracinë në nivel sistemi me qëllim të forcimit të sigurisë kombëtare dhe sigurisë së qytetarëve “, ka thënë Zaev.

Marjan Zabërçanec, nga zyra e kryeministrit, ka thënë se në këto masa, nuk ka të bëjë fare me edukimin e gazetarëve.
“Pikërisht, nuk bëhet fjalë për edukim të gazetarëve se si të raportojnë, por se si të zbatojnë standardet e profesionit të gazetarisë edhe në këtë shtëpi edhe në kuadër të këtij institucioni, respektivisht ndjekje të standardeve të profesionit gazetaresk gjatë ngjarjeve qeveritare”, ka thënë Zabërçanec.

Sipas Zabëraçanec, bëhet fjalë për një draft plan që do të pasohet nga konsultime me të gjithë aktorët, përfshirë mediat dhe organizatat e medias. Sa i përket asaj se ku do të sigurohen paratë për planin e veprimit, Zaev theksoi se të gjitha institucionet dhe qeveria kanë një buxhet të duhur. Ai poashtu ka thënë se nën drejtimin e Ministrit të Komunikimeve, transparencës dhe llogaridhënies, ai do të kumunikohet me gazetarët,mediat dhe të gjithë të tjerët për qëndrueshmërinë e hapësirës së medias.

Menjëherë me një reagim ka dalë edhe partia opozitare, VMRO-DPMNE, ku ndër të tjera thuhet:

“Zoran Zaev, sinonim i gënjeshtrave dhe dezinformatave, po përpiqet të fusë censurën e mediave që nuk mendojnë si ai. Konferenca e sotme e shtypit është vetëm një konfirmim tjetër se liria e fjalës në Maqedoni është e kërcënuar dhe mediat po përballen me kërcënime dhe censurë nga qeveria. Është e qartë se plani i Zoran Zaev parashikon, përmes pretendimeve për lajme të rreme, të mbulojë të gjitha skandaletdhe krimet që dalin çdo ditë. Zoran Zaev me gënjeshtra dhe dezinformata erdhi në pushtet. Secila gënjeshtër dhe dezinformatë e tij, tashmë ka dalë në shesh. Për këtë arsye Zaev është në panik dhe përpiqet të frikësojë dhe cenzurojë mediat”, thuhet në reagiminei VMRO-DPMNE-së.

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale