Connect with us

Lajme

Numri i nxënësve nëpër klasa, sipas propozim-ligjit të ri për arsimin fillor në RMV

Published

on

Nga 17 maji filloi përpilimin i propozim-ligjit të ri për arsimin fillor, ndërsa më 5 qershor është publikuar versioni final i propozim ligjit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Një nga problemet në arsim është edhe numri i nxënësve nëpër paralele (klasa). Neni 49 i këtij propozim-ligji sqaron këtë problematikë, duke treguar numrin minimal dhe maksimal të nxënësve nëpër klasa. Gjithashtu tregohet se kur përmbushen kushtet që të formohet një paralele e re.

Neni 49, paragrafi (4): Numri i nxënësve në paralele është nga 20 deri 30 nxënës.

Neni 49, paragrafi (5): Paralelja mund të formohet edhe me më pak se 20 nxënës pas marrjes së pëlqimit nga themeluesi, i cili duhet të merr paraprakisht mendim pozitiv nga Ministria, sipas paragrafit (7)

Neni 49, paragrafi (6): Paralelja mund të formohet edhe me më pak se 15 nxënës, vetëm për mësimin në lëndët zgjedhore.

Neni 49 e parashikon edhe mundësin e formimit të paralele të kombinuara, gjithmonë me pëlqimin e themeluesit, i cili paraprakisht duhet të merr mendim pozitivi nga Ministria (paragrafi 8 dhe 9). Por, klasat e kombinuara duhet të jenë me nxënës nga klasa e parë deri në të tretën, gjithashtu mund të formohet me kombinimin e nxënësve të klasave të katërta dhe pesta, por mund edhe të formohet me kombinimin e nxënësve nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Paralelet e kombinuara nuk mund të kenë më shumë se 10 nxënës.

Ndërsa, sa nxënës me aftësi të kufizuara mund të ketë brenda një paralele, e përcakton ‘ekipi inkluziv i shkollës’, ekip i paraparë të formohet për herë të parë sipas ligjit në fjalë.

Me këtë ligj do të rregullohet procesi edukativo-arsimor që zhvillohet në shkollat fillore. Ligji i ri për arsimin fillor përmban gjithsej 183 nene.

Përndryshe, akoma vazhdon debati publik në lidhje me përpilimin e versionit final për Ligjin e arsimit fillor, duke e marrë parasysh që çdokush mund të jep kritika dhe propozime online KËTU, në programin e Regjistrit të vetëm nacional elektronik në RMV.

 

BURIMI: Portalb

Continue Reading

Lajme

Taravari: I shokuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona, përcjell in7.

Jam i shokuar nga sulmi kriminal ndaj autobusit që ndodhi në Gllogjan, ku ka edhe viktima, mesin e tyre nxënës shkolle.
Në këto çaste të rënda jam me familjarët e të vrarëve, duke u lutur për durim…
Pres që organet e rendit të zbardhin menjëherë këtë krim monstruoz!
Shumë jetë të pafajshme e sidomos fëmijësh po na ikin këtë muaj!
Zot na Mbro!, ka shkruar Taravari në Facebook./in7.tv/

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Lajme

Jovevski: Materialet e ADN-së nesër do t’u dorëzohen Prokurorisë bullgare

Published

on

Prokurori Publik I Maqedonisë së Veriu, Ljubomir Jovevski tha se nga instituti i mjekësisë ligjore kanë siguruar ADN-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar.

“Kolegët bullgar gjatë ditës së sotme arritën në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne nga institute I mjekëses ligjore kemi siguruar AND-t e familjarëve të viktimave dhe ato materiale gjatë ditës së nesërme do të dorëzohen tek pjesëtarët e Prokurorisë së Bullgarisë dhe së bashku me këto materiale atyre do tu dorëzohet edhe materiali i dokumenteve që deri në këtë moment prokuroria i ka siguruar”, tha Jovevski.

Continue Reading

Aktuale