Lajme
Lëvizja BESA kërkon dorëheqje prej kyetarëve të komunave nga radhët e BDI-së
Lëvizja BESA, sot në një konferencë për shtyp është prononcuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Komunën e Strugës, ku kryetari i saj Ramiz Merko ia ka deleguar një pjesë të kompetencave Qeverisë së RMV-së, shkruan in7.
Nga ky subjekt politik thonë se akti i dorëzimit të kompetencave për sektorin e urbanizmit paraqet një goditje për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, e cila si shtyllë kyçe ka pasur decentralizimin dhe pushtetin lokal.
Poashtu, nga kjo parti kërkojnë që kryetarët e BDI-së, që nuk kanë kapacitet politik për të udhëhequr me komunat, të japin dorëheqje dhe të mos shkelin mbi gjakun e dëshmorëve të rënë për këtë kauzë.
“Decentralizimi i pushtetit lokal është një nga mekanizmat kyçe për zhvillimin më të shpejtë të njësive të vetëqeverisjes lokale. Akti i dorëzimit të kompetencave për sektorin e urbanizmit nga Komuna e Strugës, duke ia deleguar ato Qeverisë, është një goditje që pas 18 viteve i bëhet nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, e cila një nga shtyllat kryesore ka pikërisht decentralizimin e plotë të pushtetit lokal. Kryetarët e komunave nga rradhët e BDI-së, të cilët nuk kanë kapacitet politik për të udhëhequr, në vend që kompetencat t’ia delegojnë Qeverisë, do ishte më e natyrshme që të japin dorëheqje nga postet e tyre dhe jo të shkelin mbi një arritje e cila në vitin 2001 është arritur me flijim e jetës të shumë dëshmorëve. Lëvizja BESA, apelon deri te Qeveria që në asnjë mënyrë mos të pranojë marrjen e kompetencave për sekotrin e urbanizmit nga Komuna e Strugës, por përkundrazi të obligojë Komunën e Strugës që t’i kryejë obligimet e veta konform ligjit. Nuk mund të lejojmë që qytetarët të paguajnë çmimin e paaftësisë që kanë kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga BDI-ja. Përfundimisht, rasti i Komunës së Strugës, dëshmon një të vërtetë të hidhur, funksionarët shtetëror të BDI-së dhe BDI si parti marrin pushtetin me premtime që nuk mund t’i realizojnë dhe pastaj ballafaqohen me situata si kjo në Strugë dhe në vend që të mbajnë përgjegjësi politike për dështimet ata bëjnë veprime të cilat sjellin pasoja afatgjata për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.”, informojnë nga Zyra për informim e Lëvizjes BESA./in7.tv/
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare