Connect with us

Sport

LE: Feronikeli sot përballet me Bratislavën, tensionet veçse kanë filluar

Published

on

Feronikeli do ta vazhdojë aventurën në Evropë, teksa do të përballet me Slovan Bratistlavën në raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Skuadra nga Drenasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes shokuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ekipi uellsian TNS.

Gjithsesi, tani për djemt e Zekirja Ramadanit historia mund të shkruhet teksa përballen me një ekip shumë të vështirë si Bratislava, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje përveç se do të jetë e rëndësishme brenda fushës, jashtë saj kanë ndodhur gjëra të papritura.

Ekipi sllovak ka marrë një vendim tendicioz, pasi Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës së djeshme nga klubi që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos paraqiten ndaj Feronikelit – përfshirë edhe trajnerin Vladimir Radenkovic.

Bratislava përmes komunikatës së lëshuar dje ka konfirmuar se treshja serbe nuk do paraqiten në ndeshjen e sotme, një tjetër ekip që dorëzohet para presionit të tmerrshëm serb.

Më parë, kombëtarja e Malit të Zi u detyrua të mos paraqiste lojtarët me prejardhje serbe në ndeshjen me Kosovën e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Edhe trajneri Tumbakovic gjithashtu nuk ishte pjesë e kësaj ndeshje e më pas u largua nga pozita në krye të stolit pas vendimit të Federatës Malazeze.

Gjithsesi, Feronikeli do provojë të bëjë në befasi qysh në ndeshjen e parë në Sllovaki sot në orën 18:00, ndërsa ajo e kthimit luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Lajmi.net/

Continue Reading

Sport

Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm deri në ardhjen e Xavit!

Published

on

By

Klubi katalunas, Barcelona ka emëruar Sergi Barjuan trajner të tyre të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Barcelona konfirmoi të mërkurën mbrëma shkarkimin e Koemanit pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano.

Me shkarkimit e Koemanit filluan edhe lajmet për pasuesin e tij, ku u folën shumë emra të mundshëm.

Legjenda e klubit, Xavi Hernandez, ishte më i përfoluri dhe shihej favorit për ta marrë detyrën e trajnerit.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur tashmë që ta emëroj një trajner të përkohshëm dhe ai është trajneri aktual i Barcelona B, Sergi Barjuan.

Continue Reading

Sport

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Published

on

By

Ancelotti i dërgon mesazh Koemanit pas shkarkimit nga Barcelona

Carlo Ancelotti beson se Ronald Koeman duhet të ecë përpara me ndërgjegje të pastër se ka bërë gjithçka siç duhet, pasi u shkarkua nga Barcelona të mërkurën pas mesnatës.

Barcelona e liroi nga detyra e trajnerit Ronald Koemanin menjëherë pas humbjes 1:0 kundër Real Vallecanos në La Liga, raporton Gazeta Express.

Gjiganti katalonas është duke e përjetuar një fillim të mjerueshëm të sezonit, pasi i ka fituar vetëm katër nga 10 ndeshjet e para në La Liga, dhe si pasojë renditet në vendin e nëntë në tabelë.

Edhe më keq gjendet në Ligën e Kampionëve, pasi zë vendin e tretë në Grupin E pas humbjeve 3:0 kundër Bayern Munich dhe ndaj Benfica.

Koemani e mbushi kupën me humbjen e mbrëmshme në Vallecano dhe tani Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë legjenda e klubit Xavi Hernandez.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, u pyet për shkarkimin e Koemanit mbrëmë në konferencë për media pas barazimit të skuadrës së tij kundër Osasunas.

“Unë jam shkarkuar shumë herë dhe ende jam këtu gjallë, i lumtur”, u përgjigj Ancelotti.

“Shkarkimi është pjesë e punës dhe duhet të japësh gjithçka sa të jesh trajner. Në ditën që të përzënë, duhet të ecësh përpara me ndërgjegje të pastër se e ke bërë çdo gjë siç duhet”, shtoi ai.

“Besoj se Koeman ka dhënë gjithçka që ka mundur”. /Gazeta Express/

Continue Reading

Sport

Barcelona pëson humbjen e radhës ndaj Rayo Vallecanos

Published

on

‘Blaugranët’ janë duke kaluar krizë rezultatesh.

Skuadra e Barcelonës është mposhtur nga Rayo Vallecano me rezultat 1-0, shkruan lajmi.net.

Ekipi i drejtuar nga Ronald Koeman ishte më këmbëngulës në fillim dhe kishte më shumë mundësi shënimi.

Megjithatë, përkundër rasteve dhe posedimit të topit Barça nuk arriti të gjente golin e epërsisë.

Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Radamel Falcaos në min e 29′.

Me rezultat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte akoma më sulmuese në tentim të gjejë golin e barazimit.

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Memphis Depay që dështoi të shënonte nga penalltia në min e 72′,

Edhe në vazhdim Blaugranët mundoheshin të realizonin, por pa sukses dhe kështu pësojnë humbjen e radhës me rezultat 1-0.

Pas kësaj disfate Barcelona mbetet në koutën e 15 pikë në vendin e nëntë, ndërsa Rayo Vallecano ka 19 pikë në vendin e pestë.

Continue Reading

Aktuale