Connect with us

Bota

Gara e fuqive të mëdha, Evropa rrezikon të bëhet e parëndësishme

Published

on

Opinion nga Carl Bildt

Një SHBA e paparashikueshme, një Kinë në rritje dhe një Rusi revanshiste, paraqesin sfida strategjike serioze. Pazaret mbi postet e larta drejtuese të BE-së, kanë mbaruar tashmë. Tani që ish ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Lejen, është konfirmuar si presidente e ardhshme e Komisionit Evropian, blloku duhet të përballet me realitetin gjeopolitik.

BE-ja ka humbur vazhdimisht terren, në një botë që dominohet gjithmonë e më shumë nga një SHBA shkatërruese, një Kinë këmbëngulëse dhe një rivalitet i ashpër rus. Megjithëse unioni e ka peshën e saj kryesore në politikat e tregtisë globale, drejtimi i përgjithshëm i BE është i qartë.

Kjo ngre pyetjet e mëposhtme:A është BE e gatshme, apo edhe e aftë që të jetë një fuqi botërore, bashkë me 3 të tjerat? Apo do ta lejojë veten të shndërrohet një fushëbetejë, për lojërat dhe ambiciet e tyre gjeopolitike?

Kjo është sfida me të cilën duhet të përballen udhëheqësit e BE-së, në përpjekje për të vendosur mbi axhendën e unionit për 5 vitet e ardhshme. Dekada e fundit, ka qenë veçanërisht të vështirë për Bashkimin Evropian. Pranvera Arabe u shkatërrua si pasojë e një shtypje brutale nga regjimet në fuqi, duke shkaktuar flukse të mëdha refugjatësh. Pas agresionit të paligjshëm kundër Ukrainës, Rusia kaloi nga një partnere e ardhshme strategjike, në një kundërshtare strategjike.

Gjatë të njëjtës periudhë, Kina u shndërrua me shpejtësi nga të qenit një partnere tregtare dashamirëse, në një promotore të ambicieve të veta globale. Dhe me zgjedhjen e Donald Trumpit si president i SHBA, Evropa u ballafaqua me një administrate amerikane që nuk e fsheh përbuzjen e saj për parimet dhe politikat e BE-së.

Në krye të të gjithave, vjen fatkeqësia strategjike që quhet Brexit. Një BE e dobësuar, përballet tani me mundësinë e të marrurit me një botë që është shumë më kërcënuese. Situata ka qenë e vështirë edhe në rajonin përreth. Për shembull, marrëdhëniet me Turqinë janë përkeqësuar, pavarësisht bashkëpunimit në menaxhimin e krizës së refugjatëve. Dhe pas përmbysjes

së Muamar Gadafit në vitin 2011, Libia është zhytur nga një krizë në tjetrën. Konflikti në Ukrainën lindore mbetet më i hapur, ndërsa Brukseli nuk luan thuajse asnjë rol në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje. Në Ballkan, shpresat që lindën nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 midis Serbisë dhe Kosovës, tashmë janë zbehur.

Teksa në vjeshtë përfundon presidenca e Zhan Klod Junker në krye të Komisionit Europian, procesi i anëtarësimit të 7 vendeve të rajonit, duket se është ngadalësuar. BE nuk ka ndonjë rol thelbësor politik as tek lufta civile në Siri.

Ajo është mjaftuar vetëm me sigurimin e ndihmës humanitare. Marrëveshja mbi programin bërthamor të Iranin e vitit 2015, ishte ndoshta kulmimi i një përpjekje diplomatike evropiane 10-vjeçare. Por Shtetet e Bashkuara u tërhoqën prej saj në majin e vitit 2018, duke vendosur sanksione mbi Teheranin, dhe mohuar sovranitetin e BE-së në këtë proces.

E megjithatë ka disa arsye për të qenë optimistë. Duke nënshkruar një numër të madh marrëveshjesh dypalëshe të tregtisë, BE-ja ka qenë në gjendje të ndërtojë një front kundër impulseve proteksioniste dhe unilateraliste, që kanë diktuar kohët e fundit politikën tregtare amerikane. Ndërkohë, janë ndërmarrë hapa për të përmirësuar bashkëpunimin me NATO-n, dhe po bëhen lëvizje për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të vendeve të BE. Së fundmi, po rritet vetëdija për një afrim më strategjik ndaj Afrikës, që nuk përqendrohet vetëm tek çështja e emigracionit.

Por ka ende shumë pikëpyetje. Ndërsa lidershipi i ri në Bruksel po merr detyrat e veta, ai duhet të përqëndrohet në përmirësimin e aftësive të BE-së, për të shmangur dobësimin e mëtejshëm në aspektin e lidershipit global.

BE-ja duhet të ndërtojë një politikë të jashtme, e cila mund ta mbrojë më mirë sovranitetin e saj strategjik. Ajo duhet të krijojë një proces politik në nivel evropian, që të zhvillojë aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur, dhe njëherazi të krijojë mekanizma të reja, për nxitjen e unitetit midis shteteve anëtare.

Nuk ka asnjë arsye të supozojmë, se situata globale me të cilën ballafaqohet aktualisht BE, do të ndryshojë për mirë. Nëse Trump fiton një mandat tjetër presidencial në vitin 2020, sfidat e ngritura nga politikat shkatërruese të SHBA-së do të zmadhohen.

Dhe në çdo rast, mund të plasë një luftë tregtare tërësisht transatlantike. Në Rusi, pasiguria dhe destabiliteti me siguri që do të rriten teksa do të përfundojë presidenca e Vladimir Putinit në vitin 2024. Ndërkohë, Kina ka pak gjasa të ndryshojë dukshëm kursin e saj, për aq sa kohë sa në krye të saj do të jetë presidenti Xi Jinping. Në Lindjen e Mesme, prirja aktuale është drejt më shumë, dhe jo më pak konflikteve.

Një luftë midis SHBA dhe Iranit, dhe mohimi i vazhdueshëm i të drejtave të palestinezëve, do të vazhdojnë të sfidojnë interesat kryesore të evropianëve. Ekzistojnë ndërkohë edhe çështje të tjera më të reja në rendin e ditës, që kërkojnë gjithashtu një lidership të vendosur evropian.

Për shembull, ne kemi nevojë urgjente për rregulla për epokën e re dixhitale. Të gjitha këto, nënkuptojnë se BE nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të bëhet një lojtare serioz në këtë epokë të re të garës mes fuqive të mëdha. Përndryshe rrezikon që të mbetet e parëndësishme, ose më keq sesa kaq./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: European Council on Foreign Relations

Continue Reading

Bota

Spanja drejt ndalimit të prostitucionit me ligj

Published

on

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve. Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Continue Reading

Bota

Ndërron jetë Colin Powell , ish-Sekretari Amerikan pas ndërlikimeve nga Covid-19

Published

on

Colin Powell, i pari person me ngjyrë në SHBA i emëruar Sekretar Shteti, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve për shkak të Covid-19, tha familja e tij përmes një postimi në Facebook, ku konfirmonte se ai kishte marrë dy dozat të vaksinës.

84-vjeçari Powell ka qenë një figurë e rëndësishme në formëzimin e politikës së jashtme amerikane gjatë administratave republikane në 20 vitet e fundit.

Presidenti George W. Bush ‘i pikëlluar thellë’ nga vdekja e Colin Powell: ‘Një American i madh”

Ish -Presidenti George W. Bush, nga Texasi e kujtoi ish -Sekretarin e tij të Shtetit Colin Powell, si një njeri dhe mik “shumë i respektuar” i familjes Bush, pasi mësoi për vdekjen e Powell.

“Laura dhe unë jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e Colin Powell,” tha Bush në një deklaratë të hënën. “Ai ishte një “shërbëtor” i madh publik, duke filluar me kohën e tij si ushtar gjatë luftës së Vietnamit. »

Shumë Presidentë u mbështetën në këshillën dhe përvojën e Gjeneral Powell. Ai ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën Presidentin Reagan, Kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nën babanë tim dhe Presidentin Clinton, dhe Sekretar i Shtetit gjatë Administratës sime.

“Ai ishte aq i preferuari i Presidentëve sa fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë – dy herë. Ai u respektua shumë brenda dhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes dhe një mik. Laura dhe unë i dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllime të sinqerta ndërsa kujtojmë jetën e një njeriu të madh. ”

Pushtimi i Irakut në 2003 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ishin dy ngjarje të spikatura gjatë qëndrimit të Powell si Sekretar i Shtetit, kujtojë Bush.

Në jetën private, në Qershor, 1993, Colin Poell me gradën Gjeneral, erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, Barbara Bush dhe djali Jeff, dhe u takua e drekoi në jahtin Alexandër, me Presidentin Berisha.

Kjo ka qenë një vizitë miqësore, dhe ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander, në detin Jon, me një qëndrim në ishullin e Sazanit.

Për ne shqiptarët ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, do të kujtohet gjatë për vizitën e tij në Shqipëri, kur ai, vizitojë Tiranën, me vizitën e dytë të një Sekretari Shteti, më 2 maj 2003, përkatësisht në nënshkrimin “Karta e Adriatikut”, me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, (Ilir Meta) Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një vizitë kjo që hapi rrugën më pasë të tre këtyre vendeve Shqipërisë, Kroacisë e më pasë Maqedonisë së Veriut, në Aleancën e Veri-Atlantikut – NATO,n. 18 vjet nga pas nën/shkrimit të Kartës së Adriatikut jo vetëm Shqipëria, Kroacia por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është bërë anëtare e NATO-s.

Gjatë viteve të mëvonshme pas largimit nga postet publike, Gjenerali në pension Colin Powell, u distancua nga Partia Republikane dhe do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të fituara nga Barack Obama.

Ai la pas bashkëshorten, Alma Vivian (Johnson) Powell, me të cilën ishte e martuar në vitin 1962, si edhe tre fëmijë.

Continue Reading

Bota

Hungari: Opozita me kandidat të përbashkët për zgjedhjet e vitit 2022

Published

on

Në Hungari, kandidati konservator i pavarur Peter Marki-Zay fitoi të dielën një garë paraprake brenda opozitës, duke u bërë kandidati i përbashkët i një koalicioni opozitar prej gjashtë partish, që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e ardhshme. Pasi fitoi zgjedhjet, zoti Marki-Zay tha se Hungaria duhet të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian të dëmtuara nga zoti Orban.

Peter Marki-Zay u bë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake brenda opozitës, kur kundërshtarja e tij, socialdemokratja Klara Dobrev, pranoi humbjen të dielën në mbrëmje.

Në një takim me përkrahësit e tij të dielën në Budapest, kandidati i opozitës e quajti fitoren e tij “një revolucion të njerëzve të zakonshëm”.

Zoti Marki-Zay ka mbështetjen e gjashtë partive kryesore opozitare të Hungarisë, të të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtët, të moderuarit dhe të djathtët.

“Është një lajm shumë pozitiv për të gjithë hungarezët, sepse tregon se nuk mjaftojnë vetëm partitë politike dhe se të këta të rinj që u bashkuan me opozitën, që u aktivizuan, realisht mund ta ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe ky është lajm i keq për partinë Fidesz”, tha zoti Marki-Zay në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Partitë e opozitë janë angazhuar të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të mbështesin një kandidat të vetëm të përbashkët në përpjekjen për të rrëzuar nga pushteti zotin Orban, një populist i krahut të djathtë dhe partinë e tij Fidesz.

Ata thonë se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të bëjë të mundur fitoren në një mjedis të pabalancuar mediatik dhe një sistem zgjedhor të krijuar nga Fidesz që i jep atij një avantazh të padrejtë.

Zoti Marki-Zay, kryebashkiak i një qyteti të vogël jugor, i panjohur më parë në politikën kombëtare, hyri në garë si i pavarur pa asnjë mbështetje politike apo financiare të partive opozitare.

Një i krishterë i vetëshpallur konservator, ai është baba i shtatë fëmijëve.

Ai u zotua të punojë me të gjithë anëtarët e koalicionit opozitar kundër “diktaturës së korruptuar” të Orbanit, siç thotë ai.

“Jemi shumë të lumtur dhe shpresojnë shumë se vitin e ardhshëm do të dëshmojmë se mund të ndërtojmë një koalicion që mund të ndryshojë historinë e Hungarisë”, tha ai.

Dhe pikërisht këtë shpresojnë përkrahësit e opozitës, siç thotë një prej tyre, Malinda Nagy.

“Këto zgjedhje treguan se ne mund ta zëvendësojmë këtë qeveri të korruptuar. Ata kanë vjedhur para nga BE-ja për 11 vjet, kanë ndërtuar vetëm stadiume, asnjë investim në kujdesin shëndetësor dhe arsim, nuk ka liri të medias, nuk ka demokraci”, thotë ajo.

Vetë zoti Marki-Zay premton lidhje më të ngushta me BE-në nëse fiton. Ai tha se lidhjet më të ngushta të zotit Orban me Presidentin rus Vladimir Putin, Kinën dhe Turqinë nuk ishin në përputhje me ato që ai i quajti vlera evropiane.

“Kjo duhet të ndryshojë. Jo vetëm sepse duam të jemi anëtarë besnikë të BE -së dhe NATO -s, por sepse shumica, 80% e hungarezëve do të votonin që të qëndrojmë në Bashkimin Evropian, dhe sepse për ne integrimi evropian, demokracia dhe ekonomia e tregut janë vlera shumë të rëndësishme. ”

Marrëdhëniet e BE-se me Hungarinë janë acaruar për shkak të politikave të zotit Orban. Përplasjet mbi standardet demokratike kanë luajtur rol në vonesat e dhënies së fondeve të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia të vendit./VOA/

Continue Reading

Aktuale