Connect with us

Denoncime

Duraku ka marrë rrogë, por të punësuarit ende jo

Published

on

Të punësuarit e Ministrisë së re, ende pa rroga për këtë muaj

Disa nga të punësuarit në Ministrinë për Sistem Politik të drejtuar nga Sadulla Duraku janë ankuar se ende nuk kanë marrë rrogën e fundit, shkruan in7.
Sipas tyre, bëhet fjalë vetëm për pjesën e punonjësve që transferohen nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa ministri, thonë se ka marrë rrogën e tij.
Ish – Sekretariati i drejtuar nga Hazbi Lika pushoi së ekzistuari dhe në vend të tij u krijua ministria e re, ndërsa sipas vendimit për krijimin e saj, administratorët nga ish SIMO do të transferohen me vend pune në ministrinë e re.
Bëhet fjalë për deri tani të konfirmuar 24 punonjës që nuk kanë marrë rrogë për këtë muaj. Të gjitha ministritë tjera e kanë kryer obligimin e tyre dhe kanë dërguar në kohë rrogat e fundit.
Burime qeveritare, për in7 thonë se kjo vonesë po ndodh për shkak se ende nuk ka përfunduar procesi i ndarjes së plotë të ish sekretariatit dhe bashkimi me ministrinë e re. Vonesa shkaktohet edhe nga procesi i buxhetimit të ministrisë së re dhe e gjithë kjo është vetëm punë procedurale që do të tejkalohet së shpejti.
Deri tani është e konfirmuar se përveç Sadulla Durakut, punonjësit tjerë nuk kanë marrë rroga./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

ASH: Agjitim dhe presion mbi të punësuarit në NPK Tetovë

Published

on

Drejtori i NPK Tetovë shkel Kodin Zgjedhor, agjiton tek të punësuarit përmes mesazheve në viber që të votojnë Teuta Arifin, duke keqpërdorur detyrën zyrtare.-thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarë.

Continue Reading

Denoncime

ASH: Ramiz Merko thyen heshtjen zgjedhore, asfalton rrugë një ditë para zgjedhjeve

Published

on

Kryetari i Komunës së Strugë dhe rikandidat pë kryetar nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ramiz Merko edhe një ditë para zgjedhjeve në ditë heshtje zgjedhore ka vazhduar të asfalton rrugë, përcjell in7

Aleanca për Shqiptarët ka denoncuar shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës përmes komunikatës për media:

Denoncimi i plotë:

Duam të denoncojmë sot, shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor nga ana e Ramiz Merkos dhe Komunës së Strugës. Në ditën e heshtjes zgjedhore makineritë e kompanive dhe biznesve të afërta me Ramiz Merkon po asfaltojnë rrugica nëpër fshatra të ndryshme të Strugës. Të gjitha këto pa kurrfarë leje, pa procedurë tenderimi dhe jashtë çdo rregulle ligjore. Ekipi ynë i juristëve po bën parashtresat e duhura. Janë të njoftuara edhe Prokuroria dhe Policia, të cilat duhet të dalin në terren dhe të marrin masat e nevojshme.

Asfalti dhe punët ilegale nuk do ta shpëtojnë as Ramiz Merkon, po as edhe bashkëpunëtorët e tij, që kanë shkelur dhe po e shkelin ligjin vazhdimisht.

Qytetarë, ruajeni qetësinë. Ka mbetur edhe pak orë. Struga po u kthehet struganëve!-theksojn nga ASH-ja./in7.tv/

Continue Reading

Denoncime

ASH: Talat Xhaferi shkel heshtjen zgjedhore

Published

on

Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shquptarët thuhet se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot është fotografuar dhe incizuar duke agjituar dhe shkuar shtëpi më shtëpi.

Ata shtojnë se ai është parë në fshatin Forinë prej nga ai vjen dhe në fshatin fqinj në Çegran.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, përveç kreu aktual të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, garojnë edhe Nevzat Bejta nga BDI, Renata Elezi nga PDSH dhe Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa.

Continue Reading

Aktuale