Connect with us

Kosovë

Déjà vu në Kosovë

Published

on

Katërmbëdhjetë vjet më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, dhe u zotua të heqë emrin e tij nga të pandehurit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në Hagë. Më 23 korrik historia u përsërit, teksa Haradinaj u nis sërish drejt Hagës, pas dorëheqjes së tij nga postit i kryeministrit.

Më 19 korrik, Haradinaj njoftoi se ishte ftuar nga Prokuroria e Speciale Kosovës me seli në Hagë, për të dëshmuar lidhur me akuzat ndaj tij për krime të kryera gjatë, dhe menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë midis viteve 1998-2000.

23 korriku shënon në fakt edhe 20-vjetorin e masakrës së vitit 1999 të 14 fermërve serbë të Kosovës, në fshatin Graçka e Vjetër. Ashtu si me shumë nga krimet që ndodhën në Kosovë gjatë dhe pas përfundimit të luftës, askush nuk është ndjekur penalisht me sukses, mbi atë që ka ndodhur në Graçka e Vjetër.

Duke e kujtuar atë përvjetor, Shoqatave Serbe e Personave të Zhdukur, publikoi ​​një deklaratë ku thuhej se “nuk ka kompromis dhe normalizim të marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, pa të vërtetën dhe drejtësinë”. Ndërkohë i habitshëm, sidomos duke pasur parasysh përkimin e datave, është fakti se këtë herë nuk kishte reagime të ngjashme ndaj lajmit të dorëheqjes së Haradinajt.

Kur Kuvendi i Kosovës votoi për themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, ky vendimi u përshëndet nga BE dhe SHBA si një hap i rëndësishëm drejt pajtimit mes serbëve dhe shqiptarëve. Në një deklaratë të përbashkët thuhej se “duke u marrë me të kaluarën e saj, dhe duke garantuar drejtësi për viktimat, Kosova mund të arrijë pajtimin, dhe të ndërtojë një të ardhme më të mirë”.

Megjithatë, në reagimet ndaj lajmit të së premtes, ishin pasojat politike të mungesës së Haradinajt nga skena politike, ato që i zunë vendin çdo fokusi mbi drejtësinë tranzicionale, apo rolin e Dhomave të Specializuara në procesin e pajtimit në Kosovë.

Reagimet e menjëhershme nga politikanët shqiptarë të Kosovës, përfshinin deklarata e njohura për kauzën e pastër dhe të ndershme të UÇK-së, por vëmendja u zhvendos shpejt tek pasojat e mungesës së Haradinajt nga peizazhi politik i Kosovës, dhe spekulimet rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Reagimet serbe, u përqendruan më shumë tek pasojat politike. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e quajti dorëheqjen një “mashtrim politik”, duke shtuar se ”nuk ka dyshime, që ai do të rikthehet si një hero i madh shqiptar, duke arritur kulmin e popullaritetit të tij”.

Partia Demokratike serbe në opozitë, i bëri jehonë ndjenjave të ngjashme, por u përqendrua mbi pasojat e mungesës së tij në dialogun Prishtinë-Beograd, i sponsorizuar nga Bashkimit Evropian. Duke pasur parasysh theksin që BE dhe SHBA kishin vënë më parë tek roli i Dhomave Speciale në procesin e pajtimit në Kosovë, ishte ndoshta e çuditshme që ky element mungonte në deklaratat e çdo ambasade perëndimore në Prishtinë.

As ambasadori i SHBA, Filip Kosnet, ambasada e Britanisë së Madhe, ambasada zvicerane apo ambasadori gjerman, Kristian Heldt, nuk përmendën rëndësinë e punës së Dhomave Speciale në lidhje me zbulimin e dëshmive të krimeve të kryera në Kosovë, si një kontribut për pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve.

Përkundrazi, fokusi ishte tek ndjekja e procedurave të duhura lidhur me zgjedhjet e reja, dhe funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve shtetërore. Në vitin 2005, pati pak fjalë mbi pajtimin në Kosovë. Dorëheqja e parë e Haradinajt, ndodhi vetëm një vit pas trazirave të motivuara etnikisht që përfshinë të gjithë Kosovën. Grupi Ndërkombëtar i Krizave, raportoi në atë kohë se procesi i aktakuzës shkoi “çuditërisht mirë”, pas spekulimeve të gjera se lajmi mbi shkuarjen e tij në Hagë do të shoqërohej nga dhuna.

Në një përpjekje ndoshta për të inkurajuar qetësinë në Kosovë, kreu i atëhershëm i Misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jesen-Peterson bëri një deklaratë në mbështetje të Haradinajt, duke thënë se “personalisht, jam i pikëlluar që nuk do të punoj me një partner dhe mik të ngushtë”.

Në atë kohë nuk u vu theksi tek drejtësia për viktimat e supozuara, ose mbështetje ndaj idesë se vetëm e vërteta dhe drejtësia mund të lehtësojnë pajtimin. Në vitin 2008, Haradinaj u lirua nga Gjykata e Hagës, dhe u rikthye në Prishtinë me një mikpritje heroike.

Ai u lirua nga akuzat pas një gjyqi të dytë në vitet 2011-2012. Fatmirësisht 14 vjet më pas, Kosova është shumë më e qëndrueshme, pa shumë gjasa që ftesat e zyrtarëve të profilit të lartë nga ana e Dhomave Speciale të shkaktojnë dhunë në rrugë. Por dje nuk ishte vetëm dita kur kryeministri i Kosovës u nis sërish në Hagë për të pastruar emrin e tij nga akuzat, duke shkaktuar debate të forta publike.

Ishte edhe dita kur familjet në Graça e Vjetër përkujtuan të dashurit e tyre të zhdukur. Mbetet për t’u parë nëse historia do të përsëritet sërish për Ramush Haradinajn, në lidhje me rezultatin e këtyre hetimeve të fundit. Por siç e treguan reagimet ndaj lajmit të së premtes, duket se ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë, nuk ka gjasa të degradojë në dhunë si në vitin në 2005./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: Emerging Europe

Continue Reading

Kosovë

Escobar: Njohja reciproke do të ishte ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Published

on

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane.

Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët,më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje.

Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”./Rel/

Continue Reading

Kosovë

Dëshmitari nga Specialja: Ne kemi pritur të mblidhen prova për ata që masakruan familjen Jashari e jo për Adem Jasharin

Published

on

Për dy ditë me radhë u dëgjua dëshmia e gazetarit Halil Berisha në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Berisha i është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë pse është me rëndësi për publikun që të publikohet artikull se janë kërkuar dokumente për Hashim Thaçin, Adem Jasharin, Sami Lushatkun dhe të tjerët.

“Ne kemi pritur që të mblidhen prova për ata që masakruan e vranë edhe fëmijët e familjes Jashari, e jo për Adem Jasharin.

Kjo ka qenë e çuditshme dhe nuk kemi pritur. Për këtë si gazetarë kemi menduar se është në interes të publikut me u raportu pse po kërkohen fakte tani për Adem Jasharin”, ka thënë Berisha.

Continue Reading

Kosovë

16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Published

on

By

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të reja nga 1.557 testime, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.597 doza të vaksinës kundërCOVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës. Deri më sot 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i tyre është 157.292. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Continue Reading

Aktuale