Connect with us

Lajme

Biznesmenë të tjerë denoncojnë shantazhimin

Published

on

Privilegjin për të denoncuar drejtpërdrejt te kryeministri Zoran Zaev, deri tani e kishte vetëm biznesmeni i dyshuar për pastrim parash – Orce Kamçev. Zaevi sot nga foltorja e Qeverisë porositi se të gjithë ata që kanë qenë në shënjestër të shantazhimit nga Boki 13 dhe Zoki Kiçeec, atë ta denoncojnë në prokurori, meqë kryeministri nuk është as hetues, as prokuror. Por, qëndrimi i këtillë i Zaevit është kontradiktor meqë Kamçevi personalisht i ka kallëzuar se Boki 13 i bën shantazh. Ndonëse gazetari Branko Gerovski kërkoi takim me Zaevin për ta informuar për skemën e biznesit të rastit “Zhvatja” për të cilën shkruante, kryeministri e porositi se është në adresë të gabuar.

“Ka organe hetuese, duhet të shkojë atje dhe të denoncojë. Të gjitha dëshmitë, të gjitha argumentet e një zhanri siç e bëri, është e udhës që të shkojë dhe të denoncojë për shkak se prezumimi i pafajësisë ekziston për secilin, është e udhës që të shkojë atje dhe të denoncojë. Pse te Zaevi, unë nuk jam hetues. Unë pi kafe me secilin, rri me secilin, nuk kam problem, por për këtë temë nuk ka se çfarë të bisedoj me mua”-thotë Zoran Zaev, kryeministër.

Në Lidhjen e Odave Ekonomike, nga ana tjetër, ka mbërritur një ankesë e re nga një biznesmen se ka qenë i shantazhuar nga ortakët e reketit, Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Bëhet fjalë për kompani të madhe të cilën nuk ia shpalosin emrin. Deri tani, ankesë se ka qenë shënjestër e zhvatjes, ka denoncuar edhe biznesmeni Zoran Azmanov.

“Ka raste që janë denoncuar. Ne nuk jemi një organ hetues, as që jemi dikush që duhet të ndjekë e ti përpunojë, por jemi njerëz që mbrojmë anëtarët tanë. Ka më shumë se një rast që janë denoncuar, a është për këtë apo një situatë tjetër dhe do të bëjmë çmos që është brenda kompetencave tona, për të mbrojtur anëtarët dhe të përpiqemi kjo mos të përsëritet, sepse është në interes të të gjithëve”-pohoi Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Deri tani, në Odën e Maqedonisë Veri-Perëndimore nuk ka pasur denoncime nga kompanitë se kanë qenë cak i Boki 13.

Në rastin “Zhvatja”, tani për tani të dyshuar janë Boki 13 dhe Zoki Kiçeec. Sipas zyrës së prokurorit për krim të organizuar, biznesmenit Orce Kamçev i kanë zhvatur 1.5 milionë euro. I kanë premtuar se do të ndikojnë te Katica Janeva dhe do ta ndalojnë hetimin e pastrimit tw parave në rastin “IMPERIA”. Prokuroria tha se kanë audio dhe video dëshmi ku dëgjohet Boki 13 në interfon, derisa zhvaten shuma milionëshe, si dhe dëgjohet një zë i prokurorit nga PSP-ja. Prokurorja speciale, Katica Janeva, dje pas shtatë ditë heshtjeje, tha se ajo nuk ishte pjesë e “Zhvatjes”, por edhe se e ka ditur se Boki 13 e ka abuzuar emrin dhe mbiemrin e saj.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale