Connect with us

Lajme

ANALISTËT flasin se kush duhet të jetë në krye të Prokurorisë së re

Published

on

Propozim- ligjin për Prokurori publike Qeveria e ka dërguar në Kuvend. Nga Ministria e Drejtësisë presin që deputetët qëndrimet e tyre t’i thonë në Dhomën legjislative, ndërsa nëse kanë vërejtje edhe të dorëzojnë amendamente.

Teksti i ri i ligjit siç ka theksuar madje kryeministri Zoran Zaev, javën e kaluar, në vete përfshin një pjesë të madhe të vërejtjeve të opozitës, ndërsa ai atëherë tha se për shef të ardhshëm të PSP-së e propozon Villma Ruskovskën. Opozitarja VMRO-DPMNE është pajtuar për integrimin e sistemit të Prokurorisë publike, por nuk pajtohet ajo të drejtohet nga Ruskovska.

Kurse partitë opozitare shqiptare kanë edhe vërejtjet e tyre.Kështu Aleanca për Shqiptarët dhe Ziadin Sela, propozuan që në krye të prokurorisë së re të vijë një person nga jashtë, ekspert nga shtetet e BE-së apo SHBA-të, kurse nga Lëvizja Besa mendojnë se ka ardhur koha që në krye të prokurorisë së re apo asaj speciale, të caktohet një shqiptar. Shqiptarët kanë kapacitet që të marrin përsipër një barrë të tillë, shkruan in7.

Ndërkaq, analisti politik dhe juristi Faton Aliti është i mendimit që ligji i Prokurorisë ka nevojë për edhe një analizë më të thellë duke u bazuar edhe në eksperiencat e shteteve që kanë sistem politik më të avancuar.

“Çështja e zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së re e cila duhet të jetë vazhdimësi e PSP-së duhet të analizohet në retrospektivë dhe në bazë të eksperiencave të shteteve tjera me sistem politik më të avansuar se i yni. Nëse veprohet kështu, do të konstatojmë se konsensusi i partive politike rreth një kandidati nuk është garanci për përzgjedhjen më të mirë. Bile do të thoja se ky konsensus, në shoqëri si e jona, me nivel të ulët të kulturës politike, e dëmton procesin.”, ka thënë për in7, Aliti

Sa i përket kanditatit nga jashtë Aliti, thotë se ky prokuror, në këtë perudhë të bujshme, përveç atributeve profesionale duhet të ketë edhe ndjesinë e përkatësisë shoqërore.

“Për propozimin që kandidati të jetë nga shtetet e BE-së përsëri jam skeptik sepse ky Prokuror, në këtë periudhë të bujshme, përveç profesionalitetit dhe integritetit, doemos duhet të ketë edhe ndjenjën e përkatësisë shoqërore, gjë e cila i jep edhe motive personale për të pastruar me kriminalitetin dhe korupsionin e niveleve të larta. Pastaj, me sjelljen e kandidatit nga jashtë, ne dëshmojmë se nuk jemi të aftë të menaxhojmë me shtetin, dhe ky mesazh është i dëmshëm si për propozuesin ashtu edhe për proceset integruese.”, ka thënë për in7, analisti Faton Aliti.

Ndërkaq sa i përket idesë së Lëvizjes BESA, Aliti thotë se përkatësia etnike nuk duhet të jetë kriter, pasi stimulohet segregacion, për të cilin edhe ne vetë shqiptarët kemi shumë vite që e luftojmë.

“Gjithashtu mendoj se perkatësia etnike nuk duhet të jetë kriter dhe se nuk është garanci për kualitetin e kandidatit. Me propozime të tilla stimulohet segregacioni të cilin ne vet si shqiptarë kemi shumë e shumë vite që e luftojmë. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë çështje etnike. Nëse anëtarët e Qeverisë dhe Kuvendit janë të sinqertë në synimin për funksionimin e shtetit të së drejtës, atëherë do të vendosin kritere që kanë të bëjnë me profesionalitetin, përvojën dhe integritetin moral, do të hapin konkurs, dhe pa marrë parasysh shijet e partive politike do të bëhej zgjedhja. Nëse kjo duket e pamundur, atëherë ne nuk meritojmë shtet.”, ka përfunduar prononcimin për in7, analisti politik dhe juristi,Faton Aliti

Kështu nuk mendon shkrimtari dhe njohësi i rrethanave politike, Bujar Plloshtani, sipas tij edhe pse ligji ka gjetur artikulim teorik, ai si i tillë duhet të gjejë edhe zbatueshmërinë në praktikë, gjë që deri tani nuk ka arritur që ta bëjë, prandaj duke u bazuar edhe në praktikat e deritashme, si me ekspertë vendas, por edhe me ato evropianë nuk ka lëvizur gjë, andaj si zgjedhje e vetme që në krye të këtij organi të jetë një ekspert amerikan.

“Prokuroria publike si organ i vetëm shtetëror i pavarur ka për qëllim që t’i ndjek autorët e veprave penale të dënueshme sipas ligjit dhe ushtron veprime të tjera të përcaktuara me ligj. Bazuar nga kjo, fillimisht ne duhet ta kemi të qartë se sundimi i së drejtës dhe transparenca e institucioneve duhet të jenë çështjet kyçe për të cilën duhet më së tepërmi të përqendrohet organi i akuzës. Ligji si ligj ka gjetur artikulimin teorik, mirëpo shumë me rëndësi është zbatimi efikas në praktikë. Andaj, zbatimi gjithnjë ka qenë joefikas në praktikë, pasi sistemi i drejtësisë në vend është rrjet që kontrollohet kryesisht nga partitë politike në pushtet. Prokuroria Speciale Publike duhet të dëshmojë edhe në praktikë për sundimin e ligjit dhe të vazhdojë me hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta. Mendoj se në krye të Prokurorisë së re duhet të vijë personalitet i cili nuk kontrollohet nga asnjë parti politike dhe që ka qëndrime profesionale mbi sistemin e drejtësisë. Duke u bazuar në realitetin tonë politik zbatimi i ligjit te vendet me demokraci të brishtë ka qenë mjaft i vështirë. Përvoja ka treguar se ekspertët tanë vendës, por dhe ato evropian nuk kanë mundur t’i lëvizin para çështjet që lidhen me drejtësinë. Mendoj si zgjidhje të vetme dhe në krye të këtij organi të rëndësishëm të jetë ekspert amerikan.” thotë për in7, shkrimtari dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Bujar Plloshtani./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale