Connect with us

Lajme

Ulen gjobat për ata që nuk do të respektojnë ligjin e gjuhëve

Published

on

Propozim-ligji për themelimin e Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve planifikohet që nesër të jetë në procedurë qeveritare. Në këtë draft bie në sy ulja e gjobave që do t’u shqiptohen institucioneve dhe drejtuesve të tyre për mos respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga 4000 deri 5000 euro sa është lartësia e këtyre gjobave në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në ligjin për Inspektoratin, gjoba për personin juridik është nga 1500 deri në 3000 euro.

NENI 24 Propozim ligji për Inspektoratin
“ (1) Personit juridik do t’i shqiptohet gjobë për kundërvajtje nga 1500 deri në 3000 euro në kundërvlerë të denarit, nëse nuk vepron në përputhje me nenin 19 të këtij ligji”
(2)Personit fizik përgjegjës për institucionin , për kundërvajtje do t’i shqiptohet gjobë prej 200 deri 400 euro për shkelje të dispozitës së këtij ligjit”

Burime qeveritare thonë për Alsat se neni ku përmenden gjobat është harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje. Sipas ekspertit juridik Miralem Asani, ulja e gjobave do të sjellë shkelje më të shpeshta të dispozitave të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Nga vet fakti se ulja e gjobave bëhet, do të thotë se këtu kemi një bastardim të normës e cila shtyn në dënim. Ulja e kësaj norme për mua nënkupton se pushteti, respektivisht shteti nuk do që ky ligj të jetë i jetësuar ashtu si i ka hije. Megjithatë kjo do të lejojë që shkelja të bëhet çdo ditë. Një bartës i funksionit mund të dënohet sot, nesër, meqë dënimet do të jenë shumë të vogla, sa një kundërvatje e thjeshtë- deklaroi Miralem Asani- ekspert juridik.

Në nenin 12 të propozim ligjit për Inspektoratin përcaktohen detyrat e inspektorëve, vendet e punës të së cilëve do të ndahen në bazë të Ligjit për Nëpunës Administrativ. Në rastet kur Inspektori verifikon se ekziston bazë për shqiptimin e masës administrative apo ndonjë masë tjetër për të cilën është përgjegjës ndonjë organ tjetër, personit juridik apo fizik të gjobitur i sigurohet hapësirë ligjore për të parashtruar ankesë.

NENI 22 Propozim ligji për Inspektoratin
“Kundër vendimit të Inspektorit nga neni 21 i këtij ligji, mund të apelohet në afat prej 15 ditësh nga momenti i pranimit të vendimit, deri tek organi kompetent për vendosje në shkallën e dytë”

Me Inspektoratin udhëheq drejtori i cili emërohet dhe shkarkohet nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Drejtësisë. Mandati i drejtori për zgjedhjen e të cilit hapet konkurs publik është 4 vjeçar me të drejtë të rizgjedhjes. Megjithatë, burime qeveritare thonë për Alsat se propozim ligji për Inspektoratin përsëri mund të ndryshojë dhe një prej arsyeve mund të jetë edhe lartësia e gjobave, por edhe harmonizimi i ligjit me disa ligje të tjera.

 

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale