Connect with us

Lajme

Qeveria diskuton për “veting-un” në MPB

Published

on

Qeveria në seancën e sotme duhet të shqyrtojë informacionin në lidhje me nevojën për të kryer kontroll (verifikim) të punonjësve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo siç njihet ndryshe me termin “veting” në MPB.

Siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur ministri Oliver Spasovski në Ministrinë e Brendshme, është e domosdoshme forcimi i integritetit të policëve dhe rezistenca e tyre ndaj ndikimeve që janë në kundërshtim me ligjet. Qëllimi është dekriminalizimi dhe deprivimi i policisë që do të mbrojë interesin e qytetarëve, si dhe do të ndihmojë që policia të kryej në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi detyrat e saja, shkruan in7.

Vetingu në polici duhet të bazohet në tre shtylla. Së pari – punësimi dhe karriera e çdo oficeri të policisë, së dyti- raporti i pronës dhe i treti – integriteti dhe profesionalizmi në kryerjen e detyrave. Në veting do të analizohen dhe kontrollohen edhe arsimi profesional, integriteti, statusi i pronës dhe aktivitetet e mundshme kriminale.

Përveç Ministrisë së Brendshme, veting pritet që në të ardhmen të ketë edhenë sektorë të tjerë publikë. Përkrahësit e vetingut besojnë se ky proces ka një rëndësi të veçantë për shoqërinë dhe do të duhet që të forcojë profesionalizmin e shërbimeve publike dhe të krijojë një sistem që do të mbrojë shtetin ligjor dhe qytetarët, i cili, në të ardhmen nuk do të varet nga politika dhe politikanët dhe do të krijojë mundësi për zhvillim.

Continue Reading

Bota

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Published

on

By

Pritet rritja e prodhimit të naftës

Një studim i përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka thënë se bota duhet të zvogëlojë më shumë se gjysmën e prodhimit të thëngjillit, naftës dhe gazit në dekadën e ardhshme, në mënyrë që ngrohja globale të mos arrijë në nivele të rrezikshme.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambient, ka thënë se në raportin e publikuar më 20 tetor se shtetet janë duke planifikuar që të shpojnë apo gërmojnë më shumë se gjysmën e sasisë së thëngjillit, naftës dhe gazit, në përputhje me kufizimin e ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Vetëm 10 ditë para se të mbahet Samiti për Klimën në Glasgou të Skocisë, i cili po konsiderohet kyç për të jetësuar synimet për temperaturën, të arritura në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, studimi ka gjetur se prodhimi i thëngjillit do të ulet, mirëpo prodhimi i gazit do të rritet më së shumti në 20 vjetët e ardhshëm, në nivele që nuk janë në përputhje me synimet për temperaturën, për të cilat është arritur pajtueshmëri në Paris.

“Hulumtimi është i qartë: prodhimi global i thëngjillit, naftës dhe gazit duhet të zvogëlohet menjëherë në mënyrë që të jetë në përputhje me kufizim të ngrohjes globale në 1.5 gradë Celsius”, ka thënë Ploy Achakulwisut, autore e raportit nga Instituti i Stohholmit për Ambient.

“Megjithatë, qeveritë vazhdojnë të planifikojnë dhe të mbështesin prodhimin e naftës së papërpunuar, të cilat janë shumë më të mëdha sesa ne mund të djegim”, ka thënë ajo.

Në muajin gusht, një panel i OKB-së për ndryshimet klimatike, ka paralajmëruar se temperatura mesatare globale, do të mund të kalojë 1.5. gradë Celsius brenda 20 vjetëve, përveç nëse nuk merren masa të menjëhershme, të shpejta dhe të shkallës së gjerë, për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë.

Vlerësimet preliminare sugjerojnë se prodhimi global i naftës së papërpunuar ka mundur të zvogëlohet për 7 për qind më 2020, kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese.

Mirëpo, sipas një raportit të ri, shtetet planifikojnë të prodhojnë 110 për qind më shumë naftë më 2030, sesa është paraprarë për të mos rritur temperaturën mbi 1.5 gradë, dhe 45 për qind më shumë sesa që duhet, për të mos rritur temperaturën në 2 gradë Celsius.

Në raport përmenden 15 prodhues të mëdhenj përfshirë Rusinë, Australinë, Arabinë Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Rusia vitin e kaluar ka miratuar strategjinë e re për energji deri më 2035.

Sipas skenarit “optimist” të strategjisë, prodhimi i gazit dhe thëngjillit do të rritet për 38 për qind dhe 52 për qind, respektivisht, nga 2018 deri më 2035, dhe 18 për qind dhe 10 për qind, respektivisht, sipas një skenari “pesimist”.

Për dallim nga gazi dhe thëngjilli, strategjia parasheh rënie të prodhimit të naftës.

Continue Reading

Lajme

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Published

on

By

Tërmeti dridh rajonin e Ohrit

Mëngjesin e sotëm, respektivisht në ora 03:26, në rajonin e Ohrit është regjistruar tërmet me intensitet prej 3,1 shkallëve sipas Rihterit, përcjell Alsat. Epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra larg Ohrit, respektivisht në Elbasan të Shqipërisë.

Continue Reading

Bota

Shpërthen vullkani Aso

Published

on

By

Shpërthen vullkani Aso

Në jugperëndim të Japonisë ndodhi një shpërthim në vullkanin Aso në prefekturën Kumamoto.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), vullkani shpërtheu në orën 11:43 sipas kohës lokale me kohën lokale në kraterin “Nakadake” 1 të vullkanit.

Vullkani hodhi hirin në një lartësi prej 3.5 kilometrash. Gjithashtu thuhet se niveli i paralajmërimit të aktivitetit vullkanik JMA është ngritur në nivelin 3, i cili është një rekomandim për “publikun të mos i afrohet vullkanit”.

Aso njihet si vullkani më i madh aktiv në vend i cili ndodhet në Kumamoto, në rajonin jugperëndimor Kyushu.

Continue Reading

Aktuale