Connect with us

Lajme

PSP: Spekulim është informata për arrestimin e prokurores, Lile Stefanova

Published

on

Prokurorja Speciale, Lile Stefanova nuk është arrestuar, informojnë nga Prokuroria Speciale Publike, përcjell in7.

“Kjo prokurori publike kategorikisht i mohon zërat që dolën në disa media dhe që pretendojnë se prokurorja Lile Stefanova është arrestuar dje. Njëkohësisht, apelojmë në të gjitha mediat që të mos publikojnë asnjë informacion, pa rishikim paraprak.”, thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat nga PSP-ja.

Stefanova, si prokurore në PSP ka udhëhequr me rastin “IMPERIA”, në të cilin një nga të dyshuarit është edhe Orçe Kamçev, i cili është dëshmitar në rastin “Zhvatja”, ku përmendet edhe emri i Kryeprokurores së PSP-së, Katica Janeva.

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale