Connect with us

Lajme

Para dhe s… në këmbim të notës, çfarë po ndodh në universitetet shqiptare, zbardhet raporti

Published

on

Që prej muajit tetor të vitit 2018 e deri përpara pak ditësh, Komiteti Shqiptar i Helinksit, ka ndërmarrë sondazhin “Të rinjtë luftojnë korrupsionin në arsimin e lartë”. Në bazë të kësaj iniciative qëndron një anketim që komiteti kreu ndaj 1799 studentëve të universiteteve të ndryshme në vend si “Aleksandër Moisiu” Durrës, “Luigj Gurakuqi” Shkodër, “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe “Ismail Qemali” Vlorë. Pjesa më e madhe e studentëve të anketuar, rezultuan në universitetin Aleksandër Moisiu, në Durrës me 28.57 përqind të totalit.

Përgjithësisht studentët i përkisnin 3 viteve të studimit në sistemin Bachelor. Ndërsa, lidhur me gjininë e të anketuarve, evidentohet se pjesa më e madhe e tyre ishin vajza me një numër prej 79.43%, ndërsa 20.57% studentëve ishin djem.

Komiteti u shpreh se anketa është kryer duke u mbështetur në disa pika kryesore, prej të cilave ka dalë në pah prezenca e korrupsionit në universitete. Anketimi i studentësh nga të gjitha universitetet, evidentoi se numri i studentëve që kanë njohuri për ligjin e arsimit ishte në nivele të ulëta. Një tjetër pjesë shqetësuese ishte edhe fakti se, studentët kanë angazhim të ulët në struktura dhe lëvizje studentore. Vetëm 3.61% e të anketuarve bëjnë pjesë në lëvizje studentore dhe 2.33 % në struktura si Këshilli Studentor.

Rreth 45,2% janë shprehur se nuk kanë mundësi të kandidojnë lirisht si përfaqësues të Këshillit Studentor sa herë bëhen zgjedhje në Fakultet. Për sa i përket pjesës së njohurive mbi procesin e zgjedhjeve për këshillat studentorë, pjesa më e madhe e studentëve, gati rreth 58.8 përqind e tyre tregojnë se nuk kanë aspak njohuri.

Ndërsa ndikimi politik për sa i përket këtyre zgjedhjeve ishte më i lartë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i ndjekur me pas nga universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Në raport thuhet se të dhënat, tregojnë se minohet vazhdimisht besueshmëria, pavarësia dhe meritokracia e këtyre strukturave që duhet të zgjidhen me votë të lirë, të paanshme dhe të ndershme.

Është pozitiv fakti që rreth 72.4% të studentëve treguan se, për sa i takon respektimit të barazisë në procedurat e ndjekura nga universiteti, ose fakulteti. Por, praktikat profesionale dhe këshillimet e karrierës në universitet, aplikimet për bursat jashtë Shqipërisë dhe pjesëmarrjes në konferenca shkencore, ngelen ende në vend.

Gjithashtu, vazhdon “saga” e literaturës. Rreth 43,1 përqind, e studentëve të anketuar pranojnë se përdorin literaturë të hapur për përgatitjen e tyre në kurset akademike, ndërkohë që 1 në 3 studentë pranojnë se përdorin literaturë të detyruar nga pedagogu i lëndës në përgatitjen për kursin.

Të dhënat kanë treguar gjithashtu se një pjesë e vogël e studentëve nuk e shohin vlerësimin e tyre në seminare, ndërsa rreth 47.7 përqind e tyre pohojnë se procesi i sekretimit në provimet e vlerësimit përfundimtar ndodh gjithmonë. Nga ana tjetër cilësohet se një numër relativisht i ulët i studentëve kanë përfituar nga procesi i rishikimit të notës, mbështetur kjo edhe nga 32,6% të cilët kanë përfituar nga ky proces me raste.

Një tjetër shqetësim i madh që është konstatuar në këtë anketë, është se pedagogët kërkojnë favore seksuale nga studentët. Konkretisht rreth 25% e studentëve (ose 1 në 4 studentë) të anketuar referuan se kanë qenë subjekt i kërkesave apo presioneve për favore seksuale nga pedagogët në këmbim të notës. Ndërkohë që gjysma e studentëve referojnë problematikën e mos respektimit të afatit të deklaruar për të marrë përgjigje lidhur me dokumentacionin që ata kanë kërkuar. Nga anketimi rezulton se studentët e shohin vetën rezistencë ndaj fenomeneve korruptive dhe besojnë se mund mbështeten tek instancat e larta të universitetit si Dekani dhe Rektori, ndërkohë që Media zë vendin kryesor, për reagimin ndaj korrupsionit.

 

BURIMI: Gazeta Tema

Continue Reading

Lajme

Linjë e hapur tek Avokati i popullit për shkeljen e të drejtës së votës 0800-54321

Published

on

Qytetarët në rrethin e parë të Zgjedhjeve lokale sot mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800-54321, e cila do të funksionojë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të popullit. Nga Avokati i popullit, gjithashtu informon se të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Tetovë: 044 344- 082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 , Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit gjithashtu theksojnë se e drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja aksidentale e lirisë zgjedhja e zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës për të votuar janë vepra penale të dënueshme dhe apelon tek të gjithë aktorët në procesin zgjedhor që të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Continue Reading

Lajme

Gjermania i jep kredi milionëshe Turqisë për mbrojtjen e klimës

Published

on

Gjermania do ta mbështesë financiarisht Turqinë për teknologji më të favorshme ndaj mjedisit.

Këtë e deklaroi kancelarja Angela Merkel gjatë vizitës në Stamboll.

“Gjermania do të mbështesë në nivel bilateral”, tha Merkel pas takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan.

Lidhur me këtë po zhvillohen ende bisedime. Sikurse njofton agjencia e lajmeve Reuters, Turqia pas ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës ka marrë një premtim kredie në vlerën mbi 3.1 miliardë euro.

Kjo shumë, sipas marrëveshjes, do të lëvrohet nga Banka Botërore, Franca dhe Gjermania.

Gjermania duhet të lëvrojë mbi 200 milionë euro, bëhet e ditur. Merkel e përshëndeti ratifikimin nga Turqia të Marrëveshjes së Parisit për mbrojtjen e Klimës. Tani të gjitha shtetet e G20 e kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Takimi mes Merkelit dhe Erdoganit u zhvillua në pjesën historike të qytetit Tarabya buzë ngushticës së Bosforit.

Tema të tjera të vizitës së lamtumirës të kancelares në Stamboll ishin edhe Afganistani dhe bisedimet që po zhvillohen me talibnët, situata aktuale në Libi e në Siri si dhe politika e BE-së për migracionin. Merkeli deklaroi, se në samitin e BE-së javën e ardhshme do të angazhohet, që Turqia të marrë ndihma të mëtejshme nga BE për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë.

Turqia ndodhet në njërën prej itinerareve kryesore të transitit për refugjatët që synojnë të mbërrijnë në Evropë. Në marrëveshjen e vitit 2016 Ankaraja premtoi ndër të tjera se do të veprojë kundër bandave të kontrabandës me njerëz, që kalojnë refugjatët në Greqi. BE e ka mbështetur në kompensim Turqinë gjatë viteve të kaluara me shuma miliardëshe.

Merkeli tha, se është evidentuar, që për disa tema ne jemi të një mendimi.

“Ne e kuptojmë që në aspektin gjeostrategjik jemi shumë të varur nga njëri-tjetri”, deklaroi kancelarja duke iu referuar Afganistanit, migracionit ilegal, si edhe zhvillimeve në Afrikë. /Deutsche Welle/

Continue Reading

Kosovë

Voton Kryeministri Kurti, zotohet se do të punojë në fuqizimin e komunave

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur votën e tij.

Kurti ka thënë se si qytetar i Kosovës ka shfrytëzuar të drejtën për të votuar.

“Si qytetar i Republikës posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të vendos, përcaktohet se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie”, tha Kurti para mediave.

Gjithashtu, Kurti u zotua që së bashku me Qeverinë do të punojë në fuqizimin e komunave.

“Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, deklaroi ai.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Continue Reading

Aktuale