Connect with us

Lajme

LSDM: Dimovski dhe VMRO me çdo kusht po përpiqen të bllokojnë reformën në media

Published

on

Deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Konstandin Kostandinov, në një konferencë për shtyp, ka akuzuar deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, por edhe vet partinë opozitare, për pronlongim të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe të anëtarëve të Këshillit programor në MRT, përcjell in7.

“Dimovski i cili është kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, me kokëfortësi po refuzon për të caktuar seancë në të cilën do të fillojë procedurë publike dhe transparente për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe anëtarëve të Këshillit programor të RTM. Me këtë, VMRO-DPMNE me vetëdije për disa muaj po frenon zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së dhe Këshillit Programor të MRT-së dhe qëllimisht dëmton të reformave në media.”

Më tej Kostandinov ka akuzuar opozitën dhe kryetarin e Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, se qëllimisht e mbajnë pezull zgjedhjen e kuadrove të reja në ASHMAA dhe në MRT dhe po mbrojnë kuadrot e vjetra të VMRO-DPMNE-së, të cilët, sipas LSDM, e kanë sjellë në një gjendje katastrofike situatën e mediave në vend.

“Është e qartë se qëllimi i vetëm për një sjellje të tillë është ruajtja e kuadrove të VMRO-DPMNE në ASHMAA dhe MRT, kuadro që e sollën një gjendje katastrofike në mediumet e vendit. Si një kujtesë, situata në MRTV është kritika e vetme e Raportit të Komisionit Evropian pëe mediat dhe nevoja për reforma në shërbimin publik është gjithashtu e shënuar edhe në raportin e Raportuesve pa Kufij. Nga ana tjetër, drejtori i ASHMAA-së, i cili, gjithashtu, është edhe ish-këshilltar nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, ka publikuar lajmet të reme, të cilat edhe zyrtarisht ishin të demantuara nga Ministria e Punëve të Brendshme. Profesionalizimi i Agjencisë dhe MRT është i një rëndësie të madhe për reformën në media dhe promovimin e vlerave demokratike në vend. Prandaj, Ilija Dimovski dhe VMRO-DPMNE duhet të respektojnë ligjin dhe procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA dhe të Këshillit Programor në MRT dhe menjëherë të thërrasë seancë ku do të fillojë debati. Progresi që vendi ynë ka bërë në fushën e lirisë së mediave, tregon qartë angazhimin tonë për media të lira, profesionale dhe të pavarura.Reformat duhet të vazhdojnë në interes të shtetit dhe qytetarëve.”, është shprehur në konferencën për shtyp, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Konstandin Kostandinov./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale