Connect with us

Foto

Hajredini: El Cheka nuk publikon biseda private por afera korruptive

Published

on

Ish-ministri i Financave nga rradhët e Partisë për Prosperitet Demokratik, Xhevdet Hajredini, në një status të publikuar në rrjetin social Facebook ka shkruar se të vërtetat që dalin nga të ashtuquajturat “bomba”, që po lanson në vazhdimësi El Cheka, nuk mundet që të paraqiten si biseda private të krerëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, por përkundrazin ato lidhen me krimin dhe me korrupcionin, si dhe prekin interesin publik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton in7.

“Nuk është e vërtetë se bisedat që dalin nga “bombat” e El Çekës qenkan “private”. Përkundrazi, ato thellë e prekin interesin publik të gjithë qytetarëve, e veçanërisht të shqiptarëve. Gati të gjithë lidhen me krim dhe korrupsion.Nuk dëgjohet asnjë bisedë lidhur me integrimet euroatlantike. Nuk është e vërtetë, poashtu, se nuk janë publikuar biseda të Gruevskit dhe të Zaevit, ç’thot Aliu. Pikërisht për shkak të “bombave” të publikuara, Gruevski gjendet atje ku është. Po, në fund të fundit, ç’rëndësi ka, apo s’paska, biseda të përgjuara për të tjerët?”, shkruan në profilin e tij në Facebook, ish ministri nga rradhët e Partisë për Prosperitet Demokratik, Xhevdet Hajredini./in7.tv/

Continue Reading

Foto

“Shfaqet” fytyra e perëndisë Neptun, fotoja që po bën xhiron e botës

Published

on

By

Bregdeti i Sussex-it Lindor është përfshirë nga një stuhi orët e fundit, duke ngritur dallgë të mëdha.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është fotografia e bërë nga Jeff Overs në Newhaven, ku një nga dallgët “shfaqet” fytyra e perandorisë së lasht romake, Neptun.

Fotoja e bërë nga BBC, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve në botë, të cilët e kanë shpërndarë atë në rrjetet sociale./Opinion.al

Continue Reading

Foto

“Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – Sot 22 vite nga rënia heroike e luftëtares 17 vjeçare, Yllka Domi

Published

on

By

Sot bëhen 22 vite nga rënia heroike e luftëtares Yllka Domi.

Nxënëse e shkëlqyer e shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, qysh herët iu përkushtua shkrimeve, aktrimit dhe vallëzimit. Ra dëshmore në Betejën e Çabratit, më 7 maj të vitit 1999 bashkë me disa bashkëluftëtarë.

Ushtria serbe, për të fshehur gjurmët, trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë, i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë, për t’u gjetur e rivarrosur më 23 dhjetor 2003 në Kodrën e Çabratit, në Gjakovë.
Kur u vra, ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe nuk arriti ta përjetonte diplomimin e saj.

“Përmendore nuk dua. Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime” – shkruante Yllka.

Ishte vetëm 17 vjeçe kur vdiq.

BURIMI

Continue Reading

Foto

Nuk është vepër arti, por një rrugë e ‘arnuar’ në Kroaci (FOTO)

Published

on

By

Një ngjarje mjaft interesante vjen nga Kroacia. Rruga shtetërore D2 në pjesën nga Vukovar në Ilok është rregulluar aq shumë herë sa është e vështirë të gjesh një copë asfalti origjinal.Pra këto janë foto nga rruga shtetërore D2 në seksionin Vukovar – Ilok.

Edhe pse duket si një skenë nga një film rumun ose një fotomontazh, ky është me të vërtetë një realitet.Është e pamundur të numrosh vrimat dhe copëzat e shtruara më vonë dhe është vërtet e vështirë të vlerësosh se ku është asfalti i vërtetë i shtruar më herët dhe ku janë pjesët e reja të shtruara tashmë së fundmi.

BURIMI

Continue Reading

Aktuale