Connect with us

Lajme

Deputetët nesër vontojnë ndryshimet e Rregullores së Kuvendit

Published

on

Në Kuvend nesër në mesditë, në vazhdimin e seancës së 106-të, do të votohet për Propozim-rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili sillet me procedurë të shkurtë. Sipas propozuesit-kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ndryshimet kontribuojnë për zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Për këtë pikë të rendit të ditës në seancën e 106-të reagoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, sipas të cilit me sjelljen në procedurë të shkurtë nuk respektohet procedura dhe se nuk është në përputhje me procesin “Zhan Mone” në të cilin partitë politike, siç tha, në mënyrë koncensuale merren vesh për sjelljen e rregullores në Kuvend.

E pyeti propozuesin Xhaferi se pse propozimi për ndryshime përmban një pjesë të çështjeve të pambyllura të procesit “Zhan Mone” dhe nuk iu është lënë grupeve parlamentare që bashkë dhe në mënyrë koncensuale ta sjellin. Të gjitha punët më të mëdha, tha Micevski, janë sjellë ose me procedurë të shkurtër ose me mosrespektimin e procedurave të shtëpisë ligjvënëse.

Xhaferi u përgjigj se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në vitin 2018 është në fuqi dhe me të parimisht është paraparë detyrim ligjor që në afat prej gjashtë muajve të harmonizohen aktet nënligjore të Kuvendit.

“Në bazë të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, unë udhëheq dhe kryesoj me Kuvendin në gjuhën shqipe, ndërsa Rregullorja i përcakton procedurat. Dhe për këtë, isha i kujdesshëm që të mos bëj presion për këtë çështje gjatë këtyre gjashtë muajve aq sa ishte afati”, tha Xhaferi. Koordinatorët e grupeve parlamentare i porositi që të sigurojnë shumicë prej 61 deputetëve që nesër të votohet për ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores.

Kuvendi sot pasdite me procedurë të shkurtër solli ligjin për themelimin e ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë, si dhe ligjet për drejtësi të fëmijëve, për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Ligjin për zjarrfikës.

Continue Reading

Lajme

Shkupjanja me makinë “futet” në ndërtesën e BE-së (Foto)

Published

on

Gjatë mbrëmjes së djeshme një grua ma makinën e saj është aksidentuar në ndërtesën e BE-së në Shkup.

Si pasojë janë thyer dritaret e zyrës së BE-së. Ajo në makinë ka qenë së bashku me një person tjetër.

Continue Reading

Kosovë

​Gastronomët e Kosovës përmes borive të makinave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja antiCOVID-19

Published

on

Shoqata e Gastronomëve e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit qeveritare, përmes borive të makinave, sonte për disa minuta ka protestuar në rrugën përballë objektit të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja për luftimin e pandemisë, vendosi dje për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00. Më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

“Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë. Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!”, thuhet në një reagim të kësaj shoqate e cila për nesër ka paralajmëruar mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, në orën 14:00.

Ndryshe, edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar se do të kërkojë serish heqjen e orës policore, pasi që numri i rasteve të reja me koronavirus po shënon rënie dhe tash e sa ditë nuk ka asnjë rast me përfundim fatal.

Continue Reading

Kosovë

Ushtarët e FSK-së do të nisen për në stërvitjen qendrore të Forcave të Armatosura Sllovene

Published

on

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës Armend Mehaj është deklaruar me rastin e dërgimit të një kontingjenti të FSK-së në stërvitjen e Forcave të Armatosura sllovene “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” (DRM2 EX21), me kolegët e tyre të forcave sllovene dhe 19 forcave të shteteve tjera të BE-së dhe NATO-s.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj thotë se kjo stërvitje synon të forcojë gatishmërinë e Forcave të Armatosura sllovene për të marrë pjesë në sistemin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në Slloveni, si dhe për të integruar sigurinë me shtetet anëtare të BE-së dhe forcat tjera partnere, sikurse Kosova, në fushën e mobilitetit ushtarak dhe mbështetjes logjistike.

“Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për partneritetin me ministrinë dhe forcat homologe sllovene. Besim i plotë në shkathtësitë profesionale specialistike të ushtarakëve tanë dhe aftësive ndërvepruese me forcat partnere. Forca djem, për Nderin e Kombit dhe Flamurin tonë! Për më të mirën, për veten dhe miqtë tanë!”, shkruan Mehaj.

Stërvitja “Disaster Relief and Military Mobility Exercise 2021” ka nisur më 18 tetor dhe zgjat deri më 29 tetor. Përveç Kosovës, në këtë stërvitje marrin pjesë edhe Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Mali i Zi, BeH, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Maqedonia Veriore, Rumania, Çekia, Polonia, Rumania etj.

Continue Reading

Aktuale