Connect with us

Lajme

“Zhvatja”/ Ambasadorja e SHBA-së: Nxisim përgjegjësi nga të gjithë zyrtarët

Published

on

Ambasadorja e sapo emëruar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Bërns në një intervistë për televizionin Alsat-M, ka komentuar edhe situatën politike në vend, pas plasjes së skandalit me rastin “Zhvatja”, ku pretendohet se është e implikuar edhe kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva, transmeton in7.

Ajo në këtë intervistë ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është të ketë një hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent dhe personat e implikuar të përgjigjen përpara drejtësisë.

“Këto janë pretendime shumë serioze, dhe në të gjitha rastet kur ka pretendime për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, ne mbështetim një hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent. Është absolutisht kritike, që në cilindo rast me pretendime të tilla, personat të përgjigjen dhe Qeveria të veprojë.”

Bërns gjithashtu ka përcjellë edhe mesazhet e SHBA-së, ku inkurajohen hapat e marra nga Qeveria në luftën kundër korrupsioni, si dhe nxisin kryeministrin Zaev që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë zyrtarët qeveritarë dhe të rikthejë besimin e qytetarëve në institucionet qeveritare.

“Ne njohim dhe përshëndesim hapat e marra nga Qeveria për t’i dhënë fund korrupsionit dhe të luftojë mosndëshkimin. Por ka akoma shumë punë që duhet kryer. Dhe ne do vazhdojmë të nxisim kryeministrin Zaev që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë zyrtarët qeveritar dhe të sigurojë që pavarësisht nga niveli i funksionit, se njerëzit të kenë besim tek institucionet qeveritare dhe ajo që ata mund të bëjnë për ta.- u shpreh Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-së./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

“Qan si kalama”: Shtypi grek, me tërbim ndaj kryediplomatit turk pas talljes ndaj Dendias-it

Published

on

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grek qan dhe sillët si fëmijë para aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Kathimerini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij.

“Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe. /abcnews.al/

Continue Reading

Lajme

Levica i bashkohet VMRO-së në këshillin e qytetit të Shkupit

Published

on

Partia Levica sot ka konfirmuar se janë bashkuar me VMRO-DPMNE-në në Këshillin e Shkupit, ku si parti opozita parlamentare do të ketë shumicë prej 24 këshilltarëve, informon Zhurnal.

Përpos Levicës, e cila ka katër këshilltarë në shumicën e re, përshkaj VMRO-DPMNE-së me 18 këshilltarë, dy i përkasin edhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kështu të gjitha së bashku përbëjnë shumicën prej 24 këshilltarëve.

“Zyrtarisht BDI dhe LSDM e humbën pushtetin lokal në kryeqytet. Opozita parlamentare siguroi shumicë në këshillin e Shkupit”, thuhet në komunikatën e Levicës./Zhurnal.mk/

Continue Reading

Lajme

LVV-ja në garë në 12 komuna, Kurti flet për balotazhet

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, synon dhe dëshiron që të fitojë në komunat në të cilat do të garojë në balotazh më 14 nëntor.

“Ne do të përpiqemi që gjithçka të shkojë në rregull, sa i përket procesit, pra të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike, e të lira, fer, pra të ndershme dhe si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të të gjitha institucioneve, mekanizmat shtetërorë që do t’i organizojnë zgjedhje e natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”, tha ai për EO.

Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë, ndërsa, 19 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).

Continue Reading

Aktuale