Connect with us

Lajme

Zaev: Nuk përvetësuan maqedonasit histori të huaj, por Gruevski dhe elita e tij politike

Published

on

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook publikoi se shumë shpesh dhe një kohë të gjatë publikisht flet për keqpërdorim të historisë në qëllimet politike dhe se pushteti i kaluar përmes tentimit për antikuizim nuk pati sukses që ta grindë vendin me të gjithë fqinjët dhe gjatë tërë dekadës ta mbajnë në izolim.

“Unë shumë shpesh dhe një kohë të gjatë flas publikisht për keqpërdorimin e historisë për qëllime politike. Kështu ishte edhe në intervistën për televizionin grek Alfa në të cilën isha pyetur dhe u përgjigja për politikat e kaluara të dëmshme të nacionalizmit dhe antikuizimit. Nuk mundet që mua të më shkruhet diçka që jo unë, por Gruevski dhe makineria e tij ideologjike e bënin 10-11 vite. Nuk përvetësuan maqedonasit histori të huaj, por Gruevski dhe elita e tij politike dhe dëgjuesit e tij kuaziekspertë të cilët u nisën në ofensivë mediatike që të arsyetojnë inxhiniering identitetin. Jo populli maqedonas, por Gruevski dhe propaganda e tij zbatuan inxhiniering identitetin që të mbjellin diçka që nuk është natyrale, e as pjesë thelbësore e rrënjës nacionale maqedonase. Zbatuan operacion masiv kulturologjik të quajtur antikuizim që të bukefalizojnë një popull të tërë dhe me këtë të na grindin me të gjithë fqinjët. Patën sukses që një dekadë të tërë të na mbajnë në izolim. Dhe derisa vraponin dhe i nxisnin debatet e supozuara për atë se kush jemi dhe çfarë jemi, na hodhën në izolim dhe i hodhën në podrumet e errëta prioritetet tona – BE dhe NATO. E kthyen prapa dhe e bllokuan gjithë procesin. Dhe derisa e bënin këtë, pas asaj perde të tymit, i kryen të gjitha krimet politike për të cilat tani përballen me drejtësinë”, shkruan Zaevi në profilin e tij në Facebook.

Unë, shton, e investova gjithë fuqinë time politike që të zgjidh çështje për të ardhmen dhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme. “Vendi ynë dhe populli ynë u ballafaquan me antikuizimin dhe unë do të vazhdoj të flas publikisht për nevojën për paqe dhe bashkëpunim në Ballkan, por edhe për momentet e historisë së përbashkët të cilat i bashkojnë dhe i lidhin popujt”, potencon Zaevi në publikimin e tij në Facebook.

 

BURIMI: MIA

Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale