Connect with us

Bota

Turqi-SHBA/ Aleatë vetëm në letër

Published

on

 

Aleatët – për të mos folur për miqtë – nuk i tradhtojnë aleatët e tyre. Turqia hyri në një aleancë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1945. “Dost ve müttefik”, ose “mik dhe aleat”, e quanin burrështetasit turq SHBA-në, dhe në fakt ata e kanë cilësuar gjithnjë SHBA-në më shumë një “mik”, përpara se të ishte një “aleat”.

Vetë popullit turk, e ka konsideruar gjithmonë SHBA si një vend mik. Në vitin 1954, Celal İnce kompozoi një këngë që ndër të tjera thoshte:”Amerika, Amerika …Turqit janë me ju përgjithmonë në luftën për liri…”. Nëse dëshironi të njihni tekstin e këngës më të fundit të kompozuar për Amerikën, kërkoni në Google me termin “Kahrol Amerika”.

Turqia e cilësonte Uashingtonin një mik kaq të ngushtë, sa që kur nënshkroi marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë F-35 me SHBA, Britaninë, Italinë, Holandën, Australinë, Kanadanë, Danimarkën dhe Norvegjin, dhe nuk kërkoi një klauzolë për arbitrazhin në një gjykatë kombëtare ose ndërkombëtare .

Në fakt, Turqia besonte se bisedimet dypalëshe ose shumëpalëshe, do të ishin të mjaftueshme për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje ligjore, që do të rridhte nga zbatimi i marrëveshjes. Turqia ka investuar 175 milionë dollarë në programin e avionëve F-35, dhe ka angazhuar në atë projekt 9 kompani private dhe publike.

Teknikët turq po prodhojnë më shumë se 900 pjesë të avionit, përfshirë pjesët e trupit, krahët, mekanizmat e uljes, pjesë të motorrit, kabinës së pilotëve, të kontrollit të raketave, dhe 40 përqind të të gjitha kabllove dhe instrumentave matës.

Kompania turke “Roketsan” zhvilloi raketat. Investimet totale të këtyre kompanive, janë afro 2 miliardë dollarë. Ndërkohë humbjet e tyre në total do të jenë 10 miliardë dollarë. Turqia nuk është vetëm pjesë e zinxhirit të prodhimit. Ajo është gjithashtu një nga blerëset më të mëdha, në formën e marrjes së pajisjeve me këste që nga viti 2007.

Deri tani, Turqia ka paguar shumën për blerjen e 4 avionëve, ndërsa partnerët e tjerë kanë paguar blerjen e nga 1 avioni. Izraeli është duke blerë 22 prej këtyre avionëve. Pagesat totale në avancë që ka marrë Pentagoni për projektin janë 3.7 miliardë dollarë, dhe nga këto 1.7 miliardë dollarë erdhën vetëm nga Turqia.

Por ato ishin kohët kur neokonservatorët në Uashington, nuk kishin hedhur ende idenë që Turqia duhet të copëtohej, dhe se një shtet kurd duhet të lindte midis Izraelit dhe Iranit. Anëtarët më të zellshëm të liberalëve të kthyer në konservatorë, e vunë Turqinë në krye të listës së “xhihadistëve”.

Për pasojë, ata ia mohuan Turqisë nevojën urgjentë për sistemet e mbrojtjes ajrore; e penguan transferimin e teknologjisë, në mënyrë që të mund t’i ndërtonte vetë këto armë, dhe imponuan praktikisht një embargo armësh. Megjithatë, ata nuk kishin pasur rastin të ngriheshin kundër programit të avionëve F-35. Marrëveshja mes presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe atij rus Vladimir Putin, për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, i dha atyre këtë mundësi.

Në rrafshin ushtarak, duke pretenduar se blerja e S-400 nga Turqia, do të zbehte vlerën strategjike të F-35, Shtetet e Bashkuara vendosën të “pezullojnë” pjesëmarrjen e Turqisë në këtë projekt, dhe bashke me të edhe blerjet e avionëve të vet luftarakë.

Në rrafshin politik, neokonservatorët e detyruan presidentin amerikan Donald Trump të përdorte Aktin e Kundërvënies ndaj Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Trump, që e dekretoi në ligj CAATSA, edhe pse tha se ai kishte “të meta serioze”, zgjodhi të “pezullojë” pjesëmarrjen e Turqisë në programin F-35, dhe jo të vendosë sanksione ndaj Ankarasë, duke përdorur autoritetin e CAATSA.

Edhe nëse e konsiderojmë CAATSA një instrument ligjor, ai nuk duket të jetë i zbatueshëm për Turqinë, pasi blerja e S-400 ka ndodhur përpara se ky akt të hynte në fuqi. Me sanksione shtesë apo jo, vendimi i SHBA-së mbi programin e avionëve F-35, është pika e thyerjes në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

Presidenti Trump, fajësoi administratën e Obamës për tensionin mes dy aleatëve të NATO-s mbi S-400, duke thënë se “nuk është faji i presidentit Erdogan”. Megjithatë, ai iu referua argumentin fals të Pentagonit, se të dy sistemet nuk janë të pajtueshme mes tyre.

Turqia zotëron detaje të programit F-35, dhe se ky informacion nuk mund të bjerë në duart e Rusisë. Sistemet ruse S-300 që ka Greqia, përdorin të njëjtin mekanizëm mbledhës të informacioneve inteligjente. Izraeli, ndau me rusët në Siri të gjitha informacionet teknike mbi avionët e NATO-s.

SHBA-ja e bazoi vendimin e vet të dyshimtë, mbi argumentin se F-35 nuk mund të operojë në të njëjtin vend me S-400. Uashingtoni e ka shkatërruar aleancën midis Turqisë dhe SHBA-së. Tani kjo aleancë, është më pak e vlefshme sesa letra e marrëveshjes në të cilën ajo është lidhur./përktheu dhe përshtati in7.tv/

 

BURIMI: Daily Sabah

Continue Reading

Bota

Spanja drejt ndalimit të prostitucionit me ligj

Published

on

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Duke folur para mbështetësve të tij, në fund të Kongresit tre-ditor të partisë në Velancia, Sanchez ka thënë se kjo praktikë “skllavëron” gratë.

Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve. Një analizë e vitit 2009 ka gjetur se një në tre burra spanjollë ka paguar për marrëdhënie seksuale.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Spanja është qendra e tretë më e madhe e prostitucionit në botë, mbrapa Tajlandës dhe Puerto Rikos.

Prostitucioni nuk është i rregulluar në Spanjë dhe nuk ka dënime për ata që paguajnë për shërbime seksuale, për aq kohë sa diçka e tillë nuk ndodh në hapësira publike. Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

Continue Reading

Bota

Ndërron jetë Colin Powell , ish-Sekretari Amerikan pas ndërlikimeve nga Covid-19

Published

on

Colin Powell, i pari person me ngjyrë në SHBA i emëruar Sekretar Shteti, ka ndërruar jetë si pasojë e ndërlikimeve për shkak të Covid-19, tha familja e tij përmes një postimi në Facebook, ku konfirmonte se ai kishte marrë dy dozat të vaksinës.

84-vjeçari Powell ka qenë një figurë e rëndësishme në formëzimin e politikës së jashtme amerikane gjatë administratave republikane në 20 vitet e fundit.

Presidenti George W. Bush ‘i pikëlluar thellë’ nga vdekja e Colin Powell: ‘Një American i madh”

Ish -Presidenti George W. Bush, nga Texasi e kujtoi ish -Sekretarin e tij të Shtetit Colin Powell, si një njeri dhe mik “shumë i respektuar” i familjes Bush, pasi mësoi për vdekjen e Powell.

“Laura dhe unë jemi thellësisht të tronditur nga vdekja e Colin Powell,” tha Bush në një deklaratë të hënën. “Ai ishte një “shërbëtor” i madh publik, duke filluar me kohën e tij si ushtar gjatë luftës së Vietnamit. »

Shumë Presidentë u mbështetën në këshillën dhe përvojën e Gjeneral Powell. Ai ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare nën Presidentin Reagan, Kryetar i Shefave të Përgjithshëm të Shtabit nën babanë tim dhe Presidentin Clinton, dhe Sekretar i Shtetit gjatë Administratës sime.

“Ai ishte aq i preferuari i Presidentëve sa fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë – dy herë. Ai u respektua shumë brenda dhe jashtë vendit. Dhe më e rëndësishmja, Colin ishte një njeri i familjes dhe një mik. Laura dhe unë i dërgojmë Almës dhe fëmijëve të tyre ngushëllime të sinqerta ndërsa kujtojmë jetën e një njeriu të madh. ”

Pushtimi i Irakut në 2003 dhe sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ishin dy ngjarje të spikatura gjatë qëndrimit të Powell si Sekretar i Shtetit, kujtojë Bush.

Në jetën private, në Qershor, 1993, Colin Poell me gradën Gjeneral, erdhi në Vlorë me të gjithë dinastinë Bush, Barbara Bush dhe djali Jeff, dhe u takua e drekoi në jahtin Alexandër, me Presidentin Berisha.

Kjo ka qenë një vizitë miqësore, dhe ishte një udhëtim turistik me jahtin Alexander, në detin Jon, me një qëndrim në ishullin e Sazanit.

Për ne shqiptarët ish Sekretari i Shtetit Colin Powell, do të kujtohet gjatë për vizitën e tij në Shqipëri, kur ai, vizitojë Tiranën, me vizitën e dytë të një Sekretari Shteti, më 2 maj 2003, përkatësisht në nënshkrimin “Karta e Adriatikut”, me ministrat e jashtëm të Shqipërisë, (Ilir Meta) Kroacisë dhe Maqedonisë.

Një vizitë kjo që hapi rrugën më pasë të tre këtyre vendeve Shqipërisë, Kroacisë e më pasë Maqedonisë së Veriut, në Aleancën e Veri-Atlantikut – NATO,n. 18 vjet nga pas nën/shkrimit të Kartës së Adriatikut jo vetëm Shqipëria, Kroacia por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është bërë anëtare e NATO-s.

Gjatë viteve të mëvonshme pas largimit nga postet publike, Gjenerali në pension Colin Powell, u distancua nga Partia Republikane dhe do të mbështeste Partinë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të fituara nga Barack Obama.

Ai la pas bashkëshorten, Alma Vivian (Johnson) Powell, me të cilën ishte e martuar në vitin 1962, si edhe tre fëmijë.

Continue Reading

Bota

Hungari: Opozita me kandidat të përbashkët për zgjedhjet e vitit 2022

Published

on

Në Hungari, kandidati konservator i pavarur Peter Marki-Zay fitoi të dielën një garë paraprake brenda opozitës, duke u bërë kandidati i përbashkët i një koalicioni opozitar prej gjashtë partish, që do të sfidojë kryeministrin Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme pranverën e ardhshme. Pasi fitoi zgjedhjet, zoti Marki-Zay tha se Hungaria duhet të forcojë lidhjet me Bashkimin Evropian të dëmtuara nga zoti Orban.

Peter Marki-Zay u bë fituesi i raundit të dytë të zgjedhjeve paraprake brenda opozitës, kur kundërshtarja e tij, socialdemokratja Klara Dobrev, pranoi humbjen të dielën në mbrëmje.

Në një takim me përkrahësit e tij të dielën në Budapest, kandidati i opozitës e quajti fitoren e tij “një revolucion të njerëzve të zakonshëm”.

Zoti Marki-Zay ka mbështetjen e gjashtë partive kryesore opozitare të Hungarisë, të të gjithë spektrit politik, përfshirë të majtët, të moderuarit dhe të djathtët.

“Është një lajm shumë pozitiv për të gjithë hungarezët, sepse tregon se nuk mjaftojnë vetëm partitë politike dhe se të këta të rinj që u bashkuan me opozitën, që u aktivizuan, realisht mund ta ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Dhe ky është lajm i keq për partinë Fidesz”, tha zoti Marki-Zay në një intervistë për agjencinë Associated Press.

Partitë e opozitë janë angazhuar të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të mbështesin një kandidat të vetëm të përbashkët në përpjekjen për të rrëzuar nga pushteti zotin Orban, një populist i krahut të djathtë dhe partinë e tij Fidesz.

Ata thonë se vetëm një bashkëpunim i tillë mund të bëjë të mundur fitoren në një mjedis të pabalancuar mediatik dhe një sistem zgjedhor të krijuar nga Fidesz që i jep atij një avantazh të padrejtë.

Zoti Marki-Zay, kryebashkiak i një qyteti të vogël jugor, i panjohur më parë në politikën kombëtare, hyri në garë si i pavarur pa asnjë mbështetje politike apo financiare të partive opozitare.

Një i krishterë i vetëshpallur konservator, ai është baba i shtatë fëmijëve.

Ai u zotua të punojë me të gjithë anëtarët e koalicionit opozitar kundër “diktaturës së korruptuar” të Orbanit, siç thotë ai.

“Jemi shumë të lumtur dhe shpresojnë shumë se vitin e ardhshëm do të dëshmojmë se mund të ndërtojmë një koalicion që mund të ndryshojë historinë e Hungarisë”, tha ai.

Dhe pikërisht këtë shpresojnë përkrahësit e opozitës, siç thotë një prej tyre, Malinda Nagy.

“Këto zgjedhje treguan se ne mund ta zëvendësojmë këtë qeveri të korruptuar. Ata kanë vjedhur para nga BE-ja për 11 vjet, kanë ndërtuar vetëm stadiume, asnjë investim në kujdesin shëndetësor dhe arsim, nuk ka liri të medias, nuk ka demokraci”, thotë ajo.

Vetë zoti Marki-Zay premton lidhje më të ngushta me BE-në nëse fiton. Ai tha se lidhjet më të ngushta të zotit Orban me Presidentin rus Vladimir Putin, Kinën dhe Turqinë nuk ishin në përputhje me ato që ai i quajti vlera evropiane.

“Kjo duhet të ndryshojë. Jo vetëm sepse duam të jemi anëtarë besnikë të BE -së dhe NATO -s, por sepse shumica, 80% e hungarezëve do të votonin që të qëndrojmë në Bashkimin Evropian, dhe sepse për ne integrimi evropian, demokracia dhe ekonomia e tregut janë vlera shumë të rëndësishme. ”

Marrëdhëniet e BE-se me Hungarinë janë acaruar për shkak të politikave të zotit Orban. Përplasjet mbi standardet demokratike kanë luajtur rol në vonesat e dhënies së fondeve të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia të vendit./VOA/

Continue Reading

Aktuale