Lajmet kryesore
Tetovë, 24 ton mbeturina për 24 orë
Krahas shumë ngarkesave që krijohen gjatë verës si në komunikacion, me mungesën e parkingjeve, rrugë të stërngarkuara me automjete, kjo ka ndikuar që në disa rrugë të mos mund të depërtojnë kamionët e Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë për të marrë mbeturinat në kohë. Vera në këtë qytet, sjellë me vete edhe shumë dukuri që vështirë menaxhohen nga ana e pushtetit lokal, siç është rritja e sasisë së mbeturinave.Nga kjo ndërmarrje kanë njoftuar se gjatë verës në Tetovës brenda 24 orëve grumbullojnë rreth dy ton mbeturina nga amvisëritë Tetovare, që është mjaft e vështirë për t`u menaxhuar nga një ndërmarrje e cila disa herë ka patur probleme pikërisht në grumbullimin e mbeturinave.
Kjo ka të bëëj edhe me rritjen e numrit të banorëve pasi që kthehen mërgimtarët në shtëpitë e tyre. Drejtuesit e kësaj ndërmarrje thonë se tashmë dy herë brenda ditës grumbullojnë mbeturinat.“Është e vërtetë që gjatë një viti kalendarik nuk kemi sasi të njejtë të mbeturinave, ku gjatë muajve korrik dhe gusht kemi sasi më të madhe te mbeturinave, menaxhojmë diku 2 ton mbeturina në ditë momentalisht të cilët i largojmë nga qyteti për t’i çuar deri në deponi, qoftë në Shkup në Drislla, apo në Rusino.Në këte periudhë ne i rrisim kapacitetet tona dhe mbeturinat merren dy herë ne ditë.
Edhe pse kemi telashe për shkak të komunikacionit të ngarkuar, kemi pika ku nuk mund të futemi për shkak të parkimit jo të rregullt të veturave, më së shumti praktikojm që prej orës 23 kontinierët e qytetit të Tetovës që t’i marrim”, thotë drejtori i NPK-së Xhelal Ceka. Sipas tij, ndërtimi i deponisë rajonale në Rusino, do të ishte një zgjidhje e mirë, jo vetëm për komunën e Tetovës por edhe komunat tjera.“Realisht ne kemi shumë probleme dhe shumë telashe, nuk janë telashe që shfaqen sot por që përsëriten kohë pas kohe dhe mos zgjidhja e problemit të deponisë rajonale, ku gravitojnë në 9 komuna, paraqet një ngarkesëe për neve dhe për të gjithë komunat përreth. Shpresoj që në afat prej dy viteve do të jetë gati, ndërsa qeveria zviceriane ka ndarë diku rreth 7 milion franga për të investuar në atë deponi rajonale.Besoj që do jetë një mënyrë e mirë për neve dhe për të gjithë që të investojnë në atë deponi rajonale që të menaxhohet më mirë me mbeturinat”, thotë drejtori Ceka.Sipas tij, kësaj ndërmarrje qytetarët i kanë rreth 10 milion euro borxh për mos pagesë të faturave.
Megjithatë, ai ka pranuar se ka shumë vështirësi, ngase ndërmarrja ka shumë shpenzime gjatë transportit të mbeturinave për në Shkup.“Për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të ulta qe kanë qytetarët për shërbimet komunale dhe të tjera, kemi bërë thirrje për rritje të çmimeve dhe kemi bërë kërkesë në këshillin komunal .Hudhja e mbeturinave në Drislla të Shkupit na ka krijuar shpenzime të mëdha dhe nga e gjithë kjo ne mundohemi të kemi çdo gjë nën kontroll.Duhet që qytetarët t’i paguajne obligimet e tyre sepse subjektin që unë e menaxhoj qytetarët i kanë borxh diku rreth 10 milion euro”, nënvizoi ai.Nga ana tjetër shumica e komunave të Pollogut nuk kanë deponi të veçanta për hudhjen e mbeturinave nga materialet ndërtimore. Madje lokacion të veçantë nuk ka as komuna e Tetovës. Nga ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë thonë se janë në hall me këtë dukuri sepse materialet ndërtimore hidhen në vendet tek mbeturinat e zakonshme dhe më këtë edhe dëmtohen kontajnierët por edhe haset në vështirësi gjatë transportit. Drejtori Ceka ka apeluar deri tek qytetarët që të kenë kujdes me deponimin e materialeve të forta ndërtimore, të mos i hedhin ato në kontejner pasi kjo ndërmarrje nuk është e obliguar të dislokojë këto mbeturina.
BURIMI: KOHA
Lajme
Taravari: Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është bërë shtet i sigurt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut është shtet i sigurt dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit.
Në Facebook ai shkruan se RMV si anëtare e NATO-s jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore.
“Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare më e re në NATO. Nga ky moment RMV, si pjesë e Aleancës më të fuqishme Veriatlantike, është shtet i sigurtë dhe larg çdo rreziku të sovranitetit dhe integritetit të vendit. RMV, si anëtare e NATO-s, jep kontributin e saj për çdo vend në të cilin duhet të sigurohet paqja botërore. Agresioni rus kundër Ukrainës duke rrezikuar sigurinë globale, edhe njëherë dëshmoi se duke qenë pjesë e NATO-s, qytetarët tanë dhe vendi janë të mbrojtur nga ana e aleancës së shteteve më të fuqishme në botë”.
“Aleanca për Shqiptarët kishte fatin që të kontribuojë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. ASh me dinamikë dhe seriozitet të njëjtë do të japë kontributin politik dhe programor në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE së bashku me sfidat e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht dhe objektiv parësor i anëtarësimit të vendit në BE”, ka shkruar Taravari me rastin e 3 vjetorit të anëtarësimit të RMV-së në NATO.
Lajme
Anëtarë te Besës nga Gostivari kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
Lajme
Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH
Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.
Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.
Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.
Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.
-
Lajmet kryesore1 year ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota1 year ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme2 years ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë1 year ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente2 years ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme2 years ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme2 years ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi
-
Lajme1 year ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare