Connect with us

Kosovë

Shqiptari në Zvicër dënohet për mbështetje të ISIS-it

Published

on

Një dënim pa kusht me heqje lirie është absolutisht i domosdoshëm, për ta parandaluar atë nga kryerja e delikteve të tjera, ka shkruar veç tjerash Prokuroria Federale në akuzën e bërë kundër kosovarit 49-vjeçar, të akuzuar për mbështetje të Shtetit Islamik (IS).

I akuzuari në mënyrë të përsëritur dhe të shprehur qartë e ka shpërfaqur bindjen e tij kriminale se ai ka vepruar me bindjen më të thellë në këtë drejtim, thuhet më tutje në aktakuzë, shkruan nzz.ch.

Por ndërkohë, vendqëndrimi i këtij ithtari radikal të IS-it nga Kantoni Baselland është i panjiohur. Sipas avokatit të tij ai është dëbuar nga autoritetett zvicerane. Por as ai nuk e di se ku jeton aktualisht i akuzuari.

Procesi gjyqësor ndaj tij është iniciuar nga fakti se i akuzuari kishte bërë ankesë kundër urdhërarrestit të bërë ndaj tij. Sipas atij urdhërarresti, i cili pas ankesës automatikisht ishte bërë aktakuzë, kosovari kishte publikuar në media të ndryshme sociale dhe në dy vebfaqe të ndryshme, më shumë se njëqind materiale propagandistike për Shtetin Islamik (IS).

Shërbimi Informativ Federal i kishte rënë atij në gjurmë, me ç`rast, në vitin 2014 kishte bërë një denoncim në Policinë Kriminale Fedreale.

Më shumë se një vit pas kësaj, nga shkurti i vitit 2016, ishte bërë një bastisje e banesës së të akuzuarit, që kishte rezultuar me gjetje alarmante. Në cd-të e tij ishin gjetur fotografi dhe video që përmbanin pamje të dhunës më ekstreme. Bëhej fjalë për ekzekutime mizore, në mes të të cilave edhe të tilla ku në rolin e ekzekutorit ishin fëmijët.

Po kaq të rënda janë edhe deklarimet që i akuzuari i kishte bërë gjatë disa marrjeve në pyetje. I pyetur për sulmin terrorist të vitit 2015 mbi redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, ai kishte thënë se për të ka qenë kënaqësi kur ka dëgjuar për këtë sulm.

Sipas aktakuzës ai ka shtuar se dikush që flet keq për profetin, e meriton vdekjen. Në një marrje tjetër në pyetje ai ka thënë po ashtu se kush flet keq për Allahun ose të dërguarin e tij, duhet të vritet.

Gjykata Penale Federale e ka akuzuar mbështetësin radikal të IS-it të hënën në mungesë me heqje lirie prej shtatë muajsh pa kusht, për mbështetje të një organizate kriminale, për shkelje të Ligjit mbi IS-in si dhe për posedim të materialeve me përmbajtje dhune.

Dënimi me 7 muaj burg që ka shpallur gjykata ka qenë pak më i lartë se ai me 6 muaj, sa e kishte kërkuar prokuroria.

Continue Reading

Kosovë

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Published

on

By

Ja pse Albin Kurti iu iku sot mediave, e la të vetëm Dimitar Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte paraparë që te dale sot në konferencë për media bashkë me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Alsat.

Kurti, iu shmang mediave duke marrë kështu menjëherë rrugën për në Prizren, derisa pritej që kjo të ishte paraqitja e tij e parë para mediave pas zhvillimeve të mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti mbrëmë në orët e vona të natës, vendosi ta shtyjë për 48 orë vendimin për gjobat ndaj targave në komunat e Kosovës me shumice serbe, e kjo erdhi pas kërkesës së SHBA-së.

Kujtojmë se dje takimi Kurti-Vuciq përfundoi pa marrëveshje. /Alsat.mk

Continue Reading

Kosovë

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Published

on

By

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024

Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se pajtimi u arrit në një takim të këshilltarëve për viza të martën në Bruksel.

Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës – njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Paraprakisht, Republika Çeke – e cila aktualisht udhëheq presidencën gjashtëmujore të BE-së – kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të fuqizohet më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk kaloi në një takim të grupit punues të BE-së për vizat, që u mbajt javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia dhe Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë. Arsyet e tyre nuk u bënë të qarta.

Sipas propozimit të miratuar të martën, “hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet të mërkurën.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Për të arritur deri këtu, Kosovës i duhet t’i kalojë edhe disa shkallë:

Diplomatë të BE-së thonë se kalimi i propozimit është një gjë pozitive, sepse ekziston një datë konkrete për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.

Sipas tyre, nëse ETIAS bëhet funksional sipas pritjeve, përkatësisht në nëntor të vitit të ardhshëm, liberalizimi i vizave mund të hyjë në fuqi edhe më herët, më 1 nëntor, 2023.

Lidhja me sistemin ETIAS
ETIAS është një sistem digjital që synon të bëjë evidentimin e vizitorëve që hyjnë prej jashtë BE-së në zonën Schengen.
Ky sistem është dashur të nisë së funksionuari në vitin 2022, por data është shtyrë disa herë dhe tani si afat përmendet nëntori i vitit 2023.

Në një takim të grupit punues për viza të Këshillit të BE-së, të mbajtur më 13 tetor, zyrtarët francezë propozuan që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet pikërisht me funksionalizimin e ETIAS-it.

Republika Çeke doli më pas me propozimin që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhej me funksionalizimin e ETIAS-it, por njëherësh të caktohej edhe data e fuqizimit të vendimit: “jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”.

Me kërkesën e Spanjës, kjo datë u shty për 1 janar të vitit 2024.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Continue Reading

Kosovë

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Published

on

By

Albin Kurti nesër në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shkup. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Kurti do të pritet nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë që për në ora 11:00 është paraparë edhe një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave. /Alsat.mk

Continue Reading

Aktuale