Connect with us

Lajme

Sela: Bombat të shërbejnë si prova edhe në Prokurorinë e re

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, në lidhje më situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, më konkretisht për Ligjin e Prorurorisë Publike ka paraqitur edhe disa vërejtje, transmeton in7.

Ai, përveç, propozimit qeveritar të Ruskoskës, si person që mund ta zëvendësojë kryprokuroren speciale, ka paraqitur edhe disa vërejtje tjera që kanë të bëjnë me materialet e përgjuara.

Sela është i mendimit që këto materiale të shërbejnë si prova në të ardhem edhe në prokurorinë e re, që pritet të formohet, si dhe Këshillin i prokurorëve të mos ketë anëtarë partiakë.

“1.Materialet e përgjuara të shfrytëzohen si prova dhe në prokurorinë e re që e pason PSP-në. 2.Në Këshillin e prokurorëve publikë të mos lejohet të ketë anëtarë partiakë, ish funksionarë shtetërorë të cilët kanë qenë anëtarë të ndonjë partie, si dhe prokurori publik të jetë nga jashtë.”

“Ligji që propozohet ka për qëllim që të amnistohen dhe të mos shfrytëzohen si prova materiale të gjitha bisedat e përgjuara të cilat ishin subjekt i krizës politike. Ne si parti e interesuar për reforma të mirëfillta, jemi në pozitë shumë të vështirë. Duke mos e përkrahur ligjin, të amnistuar do të mbeten të korruptuarit dhe ata të cilët kanë abuzuar me detyrën zyrtare, ndërsa duke votuar për një propozim të këtillë ne do t’i amnistojmë të gjithë sepse ligji vlen nga tash e tutje”, thotë Sela.

Ditë më parë kreu i Aleancës për Shqiptarët propozoi që Prokurorinë e cila pritet ta zëvendësojë Prokurorinë Speciale Publike duhet ta drejtojë prokuror nga shtetet e Bashkimit Europian./in7.tv/

Continue Reading

Lajme

Lideri i opozitës hungareze: Nëse bëhem kryeministër do ta ekstradoj Gruevskin

Published

on

Lideri i Lëvizjes qytetare “Hungaria e të gjithëve” (MMM) dhe kandidat i opozitës së bashkuar hungareze për kryeministër Peter Marki – Zaj deklaroi se nëse fiton në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme, planifikon t’i ekstradojë në shtetet e tyre ish kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski dhe biznesmenin jordanez Zaif Nafa, të cilët kanë azil në Hungari.

Marki-Zaj, në një postim në Twititer theksoi se bëhet fjalë për “emigrantë kriminalistik të banuar nga (partia) FIDES” e kryeministrit hungarez aktual Viktor Orban.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski mori azil në Hungari në vitin 2019.

Ai para tre vjetëve u largua nga vendi pas gjykimi të shqiptuar për vuajtje të dënimit me burg.

Continue Reading

Lajme

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Published

on

By

Ndërron jetë një 17-vjeçare nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën e Sëmundjeve Ngjitëse sot në mëngjes ndërroi jetë një paciente 17-vjeçare nga Sopotnica, Demir Hisar. Vajza e re kishte sëmundje kronike dhe nuk ishte e vaksinuar.

Problemet shëndetësore kanë filluar 9 ditë para se të hospitalizohet në Klinikën Infektive në Shkup. Dje në mënyrë dramatike i janë përkeqësuar parametrat vitale, që ka rezultuar me probleme me zemrën dhe mushkëritë./TV21

Continue Reading

Bota

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Published

on

By

Pamjet tronditëse në SHBA/ Tornadot me rrufe shkaktojnë kaos, ngrenë në ajër banesat (VIDEO)

Videot dramatike tregojnë tornadon në Luiziana dhe Teksas, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve. Një përdorues i Twitter-it teksa lëvizte me makinën e tij në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau klipin tronditës rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit. Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie. Shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.

Continue Reading

Aktuale