Connect with us

Lajme

Pse takohen fshehurazi Rama dhe Meta në mes të natës në resortin luksoz në Lalëz?

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka qenë dy netë më parë në Gjirin e Lalzit Megjithëse është zgjedhur një orë e vonë për “vizitën”, prania e KM është kuptuar nga prania e shoferit dhe truprojës kryesore të Ramës, të cilët janë parë duke pritur në lokalin e kompleksit Lura 1 afër bregut.

Lura 1 është pjesa e bregut të Lalzit ku kanë vilat e famshme verore pak metra larg njëri-tjetrit familjet Meta dhe Berisha. Kjo do ishte hera e dytë që Rama dhe Meta takohen jopublikisht gjatë kohës së krizës politike.

Sinjali për një takim mes tyre u dha nga një foto e Metës disa ditë më parë botuar nga vetë ai në rrjete sociale. Aty Meta shfaqej me personin që ka ndërmjetësuar edhe darkën e famshme mes tij e Ramës në të njëjtin vend.

Përse duhet të takohen fshehtas Presidenti dhe Kryeministri, të cilët duken kaq të acaruar në publik, mbetet pyetje ende pa përgjigje. Por ndërkohë në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar “për shkarkimin e Metës” pati një devijim “të pakuptueshëm”.

Të paktën për publikun. Ndërkohë që deri në atë ditë u tha që Komisioni kishte një raport të detajuar ku provoheshin “shkeljet e Kushtetutës” nga Meta, papritur Komisioni kumtoi se do merret njëherë një “opinion nga Venecia” nëse ka shkelje.

Vera e nxehtë e rrymave dhe sherreve afrikane, nuk duket dhe aq e nxehtë në Lalzin e ngjalave. Ftojmë kryeministrin ose presidentin ta përgënjeshtrojnë lajmin nëse është i pavërtetë.

BURIMI: Gazeta Dita

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit publik Vullnet Selimi zgjidh problemin e 163 të punësuarve pa kontrata

Published

on

By

163 punonjës shëndetësor në Shtëpitë e Shëndetit publik – Shkup që javën e kaluar protestuan në shenjë pa kënaqësie për faktin se kishin disa muaj që punonin pa kontrata pune tashmë çështja e tyre është zgjidhur.
Edhe pse ka vetëm pak ditë që është emëruar në krye të detyrës së drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit publik- Shkup, drejtori Vullnet Selimi ka njoftuar se në koordinim me Ministrinë e Financave ka arritur të zgjidh çështjen e këtyre punonjësve.
“Pas pëlqimit të marrë nga Ministria e Financave gjatë javës së ardhshme do tu paguhen pagat për këto muaj si dhe do tu përgatisim kontratat për muajt vijues”, ka shkruar Selimi në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/1461036551/posts/pfbid064nfVH252tzRrKFk4qE13g3EuSFEis637cn3m7PemKZPsNkUbAUBSP4XosuDoHerl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Minsitri Lloga uron besimtarëve agjërim të lehtë

Published

on

By

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi ka uruar besimtarët e komuniteti musliman për fillimin e muajt të shenjtë të ramazanit duke ju uruar një agjërim të lehtë, shkruan Top24

“Sonte hyjmë në muajin më të bekuar të vitit, muajin e mëshirës, dashurisë, sakrificës dhe solidaritetit.
Agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!”
https://www.facebook.com/100090407993687/posts/pfbid02xoZZduZuc9zJiaQgjq8PEwo9vTXWxZRWygZ9sxQjnvtxdhpoAv1LdVhhExScJYeBl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

By

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Urimi i plotë:
“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.
Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”
https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Aktuale