Connect with us

Lajme

Prokuroria ka raportin e ekspertizës së celularit, por nuk ka dijeni ku ndodhet Janeva

Published

on

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e mori raportin nga ekspertiza e telefonit të Katica Janevës, që duhet të tregojë për lidhjen e mundshme të Prokurores Speciale me rastin “Zhvatja”.

Por nga Prokuroria thonë se nuk munden të japin detaje për raportin për shkak të hetimit.

Kur prokurorja Vilma Ruskoska urdhëroi t’i merret telefoni Janevës, hetuesit siguruan vetëm një nga dy telefonat që i posedon Janeva.

Për telefonin e dytë ka thënë se e ka humbur.

Nga Prokuroria sot nuk ka informata nëse dy prokuroret nga Prokuroria speciale që janë ofruar të japin deklaratat e tyre rreth rastit, e kanë bërë këtë ose jo.

Hetimi i Prokurorisë duhet të përgjigjet nëse qëllimi ka qenë të korruptohen prokurorët apo vetëm të shfrytëzohet ndikimi i të akuzuarit të parë, Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, ndaj prokurorit publik.

Kryeprokurori Lubomir Jovevski në intervistë për gazetën “Nezavisen” tregon se biznesmeni i përfshirë në rastin “IMPERIA” e që është dëshmitarë në rastin “Zhvatja” i ka dhënë në dorë 1.5 milionë euro të dyshuarve Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski Kiçeec.

“Paratë janë dhënë të gatshme në dy raste. Prokuroria që në procedurën hetimore i ka vërtetuar mënyrën dhe llogaritë prej ku janë siguruar paratë. Për të mos u dëmtuar procesi, nuk dua të zbuloj detaje të tjera. Por kur të krijohen kushte, opinioni do të njoftohet me mënyrën e kryerjes së veprës penale në këtë rast”, ka thënë kryeprokurori Lubomir Jovevski.

Sipas Jovevskit, hetimi do të zgjerohet edhe me vepra të tjera penale nëse për këtë sigurohen dëshmi.

“Në këtë moment nuk mund të themi nëse do përfshihen edhe deputetë, prokurorë apo persona të tjerë. Ne veprojmë në mënyrë joselektive dhe rastin do ta hetojmë dhe zbardhim tërësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse. Askush që ka kryer vepër penale nuk do të kursehet”, ka thënë Jovevski.

Ruskoska ndërkohë tha se në incizimet e dorëzuara në Prokurori, në bisedë mes biznesmenit të zhvatur dhe të dyshuarit Jovanovski, dëgjohet edhe zëri i një prokurori, pa treguar se për kë bëhet fjalë. Me kërkesë të Prokurorisë, një ditë më parë u konfiskua një motoskaf në pronësi të dyshuarit të dytë në rastin “Zhvatja”, Zoran Milevski Kiçeec. Ai dhe Boki 13 u arrestuan dhe tani gjenden në paraburgim.

Nga Prokuroria gjithashtu thonë se nuk kanë dijeni se ku momentalisht ndodhet prokurorja speciale publike. sipas tyre, deri tani prokuroria nuk ka marrë veprimtari për thirrjen e prokurores publike dhe  nuk ka marrë pas veprime për ndjekje dhe detektim.

“Prokuroria momentalisht nuk mund të japë informacion lidhur me numrin e personave që i janë drejtuar prokurorisë publike dhe të cilët kanë raportuar. Periudha kohore e nxjerrjes në dritë të hetimit është e shkurtër, kaluan vetëm shtatë ditë në të cilat në mënyrë të vazhdueshme paraqiten njerëz me qëllim të raportimit të shkeljeve penale”, citohet nga Prokuroria Publike..in7.tv/

 

Continue Reading

Kosovë

Kandidati serb shkon në qendrën e votimit me ‘stiker’ në gojë

Published

on

Qytetarët e Kosovës po e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet lokale që po mbahen sot.

Deri më tani pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve është shënuar në Mitrovicë të Veriut.

Lideri i Iniciativës “Srpski Opstanak”, Dushan Millunoviq është fotografuar në një nga qendrat e votimit atje, por paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen.

Ai është shfaqur me sticker të vendosur në gojë.

Millunoviq është kandidat për këshilltar komunal në komunën e Mitroviës Veriore.

Theksojmë se deri në ora 11, pjesëmarrja e qytetarëve në votime në gjithë Kosovën është 8.2%.

Continue Reading

Kosovë

Voton Vjosa Osmani: Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident (Video)

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar te gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin të votojnë për zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në terë territorin e Republikës së Kosovës. Ajo ka thënë se ky proces është tejet i rëndësishëm për jetën e të gjithë qytetarëve.

Presidentja Osmani është deklaruar pasi ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

“Sot qytetarët tanë pa dallim në çdo cep te vendit tonë, në çdo komunë votojnë për kualitetin e jetës së tyre, votojnë për komunat e tyre, votojnë për udhëheqësinë e cila do ta determinojë edhe mënyrën se si në katër vitet e tyre do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë. I ftoj që në numër sa më të madh të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës janë ata që në radhë të parë e mundësojnë e në radhë te dyte e mbrojnë çdo proces demokratik, çdo proces të lirë dhe të drejtë që ka të bëjë me jetën e tyre. Shpresoj që zgjedhjet sot të kalojnë pa asnjë incident”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit të Kosovës ka bërë thirrje për respektim të masave antiCOVID.

Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj.

https://alsat.mk/wp-content/uploads/2021/10/Voton-Vjosa-Osmani.mp4?_=1

Continue Reading

Lajme

Vrapçisht, dalja më e ulët në votime deri më tani

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 dalje më të madhe në votime ka në Komunën e Novacit me 25.84%, e ndjekur nga Kriva Pallanka me 20.44% dhe Vevçani me 18.61%.

Dalje më të ulët ka në Komunën e Vrapçishtit me 4.92%. /SHENJA/

Continue Reading

Aktuale