Connect with us

Kosovë

Partitë politike në Kosovë përgatiten për zgjedhje në vjeshtë

Published

on

Partitë politike në Kosovë janë duke pritur që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ta fillojë procesin e konsultimeve, për të caktuar kalendarin zgjedhor për, siç kanë thënë, zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të premten e javës së kaluar.

Kryeministri i dorëhequr, Haradinaj, tashmë ia ka dorëzuar letrën formale Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës së Presidentit, përmes të cilës zyrtarisht ka paraqitur dorëheqjen, siç e ka quajtur ai, të parevokueshme.

Në rastet kur kryeministri jep dorëheqje, me Kushtetutën e Kosovës nuk është përcaktuar afati kohor, kur presidenti duhet të nisë procedurat dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër në Qeverinë e kryeministrit të dorëhequr, Haradinajt, dhe njëkohësisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, subjektit politik më të madh brenda koalicionit qeverisës, thotë për Radion Evropa e Lirë që hapat që do t’i ndërmarrë partia e tij, por edhe partitë tjera të spektrit politik, janë të definuara qartë në Kushtetutën e vendit.

Ai thekson që presin që presidenti i vendit të nisë konsultat me partitë politike dhe rrjedhimisht të qartësohet se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Vullneti politik i PDK-së, sipas tij, është që zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme, por se si do të duket kalendari i zhvillimeve lidhur me zgjedhjet, siç thotë ai, mbetet në dorën e presidentit që ta definojë këtë.

“Unë mendoj që çfarë duhet, është që të ketë konsulta të mirëfillta ndërmjet subjekteve politike, rreth asaj se si do të duket kalendari gjatë ditëve të ardhshme, se kur eventualisht presidenti mund të fillojë konsultat me subjektet politike në mënyrë të veçantë. Pastaj i takon presidentit që të zbatojë Kushtetutën. Nuk dua të spekuloj se cili hap do të duhej të ishte i pari apo i dyti, por më shumë ky proces është aktualisht në dorën e presidentit. Nga ana jonë, si PDK, ka vendosmëri të plotë dhe jemi të gatshëm që të shkojmë në zgjedhje”, theksoi Hoxhaj.

Ilir Dedaj, deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që presidenti i vendit shuam shpejt do të duhej të niste konsultat me partitë politike të vendit, për të parë mundësinë se a mund të krijohet një qeveri e re dhe nëse një gjë e tillë do të jetë e pamundur, atëherë duhet të shpallë zgjedhjet e reja.

“Kjo, ma merr mendja që mund të përfundojë – nëse ka vullnet politik – brenda kësaj jave. Me Kushtetutë, në zgjedhje të parakohshme shkohet menjëherë në rast se votohet mocioni i mosbesimit. Ndërsa, kur ka dorëheqje të kryeministrit, atëherë janë dy raunde të konsultimeve. E para, presidenti i thërret partitë politike që të sheh se a ka mundësi që të krijohet qeveria e re, si dhe raundi i dytë, i cili ka të bëjë me caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha Deda.

Zgjedhje të parakohshme ka kërkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është Haradinaj, Nisma Socialdemokrate, por edhe partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ato i kanë bërë thirrje presidentit Thaçi, që të mos i zvarris procedurat në procesin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Kosovë

Reagon Kryeministri Albin Kurti për ngjarjen në Gllogjan

Published

on

Ka reaguar edhe Krzeministri i Kosovës , Albin Kurti lidhur me ngvjarjen e sontme që e tronditi Gllogjanin, ku mbetën të vrarë 3 perspna.

Ai shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurve, dhe fton policinë të mobilizohet me kapacitetet e saj të plota.

“Sonte u tronditëm nga lajmi për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit. Sipas Policisë së Kosovës nga ky sulm kanë mbetur të vrarë tre qytetarë të vendit tonë, prej të cilëve dy nxënës.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë.
Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi”, theksoi Kurti.

Continue Reading

Kosovë

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Published

on

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë të paktën tre persona.

Svecla përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas lajmit që e mori për tragjedinë ka ndërprerë menjëherë vizitën në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan.

Ai tha se ka kërkuar nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër.

“Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit.

Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve. Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më pare”.

Continue Reading

Kosovë

Njëri nga viktimat djali i vëllaut të truprojës së Haradinajt

Published

on

U raportua më herët një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku si pasojë e të shtënave me armë në drejtim të autobusit, kanë mbetur të vdekur tre persona, kurse është lënduar një një tjetër.

Mësohet se viktima, Ledion Hamzaj është djali i vëllaut të truprojës së Daut Haradinaj, Hamëz Hamzaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka te shtëna me arme zjarri ne drejtim te një autobusi me nxënës, prokurorja kujdestare është nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.

Continue Reading

Aktuale