Connect with us

Lajme

Një verë pa viktima

Published

on

Ndikimi i temperaturave të larta, gjendja e teknike e veturës, lodhja dhe pasojat e saj në drejtimin e automjeteve në këtë gjendje pritet të zënë vend të posaçëm në këtë fushatë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë për Punë të Brendshme, tregojnë se gjatë muajve korrik-gusht të 2018 nëpër rrugët e vendit jetën e kanë humbur 28 persona.

Shkup, 22 korrik – Periudha e verës është koha kur në Maqedoninë e Veriut shtohen aksidentet në komunikacion. Statistikat zyrtare të organeve të rendit dhe institucioneve që merren me çështjen e sigurisë në komunikacion thonë se gjatë verës rritet numri i aksidenteve me pasoja vdekje. Paralelisht shtohet edhe numri i personave të lënduar. Për këtë arsye Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion e ka filluar fushatën “Këtë verë, siguria në rend të parë”, me çka njoftojnë se ngritja e vetëdijes qytetare për sigurinë në komunikacion këtë verë do të jetë prioritet. “Gjatë periudhës në vijim do të realizohen një numër i madh aktiviteteve edukative për çështjen e komunikacionit.

Njëkohësisht do të përforcohen kontrollet dhe do të sanksionohen pjesëmarrësit e pandërgjegjshëm në komunikacion. Vetëm me këtë qasje ndaj sigurisë në komunikacion mund të kemi përmirësime. Kështu ndodhi edhe vitin e kaluar, ku siguria në komunikacionin rrugor dukshëm u përmirësua dhe numri i viktimave u zvogëlua më shkallën më të ulët për pesë vitet e kaluara”, thonë nga KRSK-ja. Mes tjerash nga KRSK-ja, thonë se nëse të gjitha subjektet përkatëse veprojnë bashkërisht, në mënyrë të koordinuar dhe në vazhdimësi, atëherë zvogëlimi i aksidenteve në komunikacion gjithsesi se do të ndodhë. Fushatat e këtilla të Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion janë shndërruar në një traditë e cila zhvillohet për çdo vit.

Respektimi shenjave dhe rregullave të komunikacionit është sfera kryesore ku prite të veprojnë ata. Në shënjestër të kësaj fushata përpos qytetarëve vendas pritet të jenë edhe shoferët e huaj, në këtë rast gurbetçarët. Ndikimi i temperaturave të larta, gjendja e teknike e veturës, lodhja dhe pasojat e saj në drejtimin e automjeteve në këtë gjendje pritet të zënë vend të posaçëm në këtë fushatë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë për Punë të Brendshme, tregojnë se gjatë muajve korrik-gusht të 2018 nëpër rrugët e vendit jetën e kanë humbur 28 persona.

Qëllimi i KRSK-së është që kjo statistikë e zezë të zvogëlohet. Ndryshe, pjesë e aktiviteteve edukative do të jetë edhe çështja e vozitjes së automjetit nën ndikimin e alkoolit. “Jeta e jep vetëm një mundësi, ndërsa gabimet në komunikacion nuk falen. Për këtë shkak duhet të jemi të përgjegjshëm. Respektoni rregullat e kufizimit të shpejtësisë, mos i drejtoni makinat nën ndikimin e alkoolit. Udhëtoni të pushuar dhe të përgatitur. Mos e nënvlerësoni rrezikun në komunikacion, pasi ato ju ndjekin në çdo hapë”, apelojnë nga KRSK-ja.

 

BURIMI: KOHA

Continue Reading

Lajme

Të vetëm përballë Bdi-së? Ziadin Sela e zbulon nëse do të ketë një koalicion në zgjedhjet e ardhshme

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se është i gatshtëm të bisedojë me palët për zgjedhjet e ardhshme.

Sela tha se si fillim duhet të kuptojë nëse palët janë në të njëjtat interesa me Aleancën dhe më pas të punpjnë bashkarisht për ringritjen e këtij vendi.

“Jemi të gatshëm të diskutojmë”, u shpreh Sela./news33.tv

Continue Reading

Lajme

“Alternativa nuk ka mbajtur asnjë premtim” Sela: Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin

Published

on

Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, mbrëmjen e sotme është shprehur se Alternativa sapo u bë me qeverinë nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë për luftën lundër korrupsionit dhe për shtetin e së drejtës.

Sela tha se shpreson që ata të dalin dhe të pranojnë që nuk kanë realizuar asnjë nga premtimet e dhëna.

“Pranohet qe ska realizuar asgjë. Shpresoj që ky subjekti tjetër të dalin dhe të pranojnë që skanë realizuar asgjë. Kanë heshtur dhe pijnë kafe me Ahmetin. Kanë qenë malipulatorë.”, tha Sela./news33.tv/

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela bën denoncimin e fortë: Qeveria rrogën e arsimtarëve e ndan për ushtarët partiak,kanë mundësi që të rrisin pagat

Published

on

Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, tha se nëpër objekte shkollore prodhohen sasi të mëdha të kriptovalutave ku kryesisht janë shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së.

“Çfarë masa ka marrë policia apo qeveria kur dihet që në masë të madhe prodhohen kriptovaluta në objekte shkollore. Bëhet fjalë për shkolla që drejtohen nga eksponentë të BDI-së”, tha Sela.

Continue Reading

Aktuale