Connect with us

Lajme

Gjendje e mjerueshme në burgjet e Maqedonisë së Veriut

Published

on

Në burgjet e Maqedonisë së Veriut lulëzon krimi dhe korrupsioni, mes të burgosurve dhe të punësuarve. Institucioni Avokati i Popullit, thotë se përveç burgjeve, edhe në shtëpitë përmirësuese gjendja nuk është më e mirë, ku fëmijët keqtrajtohen nga punonjësit.

“Konstatimi është se nëpër burgje, korrupsioni funksion si sistem ku janë të involvuar shumë lloje të njerëzve, të burgosur, persona zyrtarë por edhe njerëz nga jashtë burgut për çka kemi bërë vërejtje serioze, andaj kërkojmë edhe njëherë që kjo çështje të merret parasysh seriozisht”-theksoi Vesna Bajramovska, zv/avokate e Popullit.

“Ka edhe raste ku personat maltretohen fizikisht. Grushtim në pika të dobëta të trupit, rrahje nëpër vendet ku nuk ka kamera e kështu me radhë”.

Përveç korrupsionit dhe keqtrajtimit, të burgosurit nuk kanë as përkujdesje të mirë mjekësore, kështu së paku thonë deputetët pas vizitave në hapësirat e burgjeve.

“Mjekët të cilët janë nëpër këto institucione, vetëm me një palë dëgjuese dhe me një zyrë të vogël në të cilën siç e pashë nuk kishte asnjë kompjuterë”-pohoi Mirsada Hasani, deputet e BDI-së.

Drejtorët e burgjeve thonë se mungesa e fondeve të nevojshme për rinovim janë shkak i kushteve të mjerueshme nëpër burgje. Ata madje thonë se të burgosurit shpesh herë i sulmojnë policët e burgjeve, të cilët marrin paga prej 20% më të ulëta se policët e zakonshëm.

“Unë mendoj se tani kur vijnë komisione të ndryshme nga delegacioni i BE-së të shohin progresin, vizita në “Shutkë” është e pashmangshme. 48-25 Nuk janë të vetmit personat e burgosur dhe të paraburgosur që përjetojnë torturë. Edhe të punësuarit përjetojnë torturë. Sot në mëngjes një i punësuar në burgun tim, u sulmua nga një njeri që mban burg për tentim vrasje”-theksoi Esad Rahiq, drejtor i burgut të Shutkës.

Në Komisionin mbikëqyrës të Kuvendit kritika u bënë edhe sa i përket arsimimit dhe edukimit të fëmijëve në shtëpitë përmirësuese, ku sipas analizave, vite më vonë personat e njëjtë përfundojnë në burg. Personat me probleme psikike dhe varësi nga substancat narkotike, lëshohen në liri pa terapi, duke ua rënduar risocializimin në shoqëri.

 

BURIMI: Alsat-M

Continue Reading

Lajme

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Published

on

By

Dauti: Për shtetësinë e vëllezërve Azizi, nuk duhet mendim nga ASK-ja

Për dy vëllezërit pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht.

Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin:

1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB, nuk i kërkohet mendim.

2. Edhe po të jetë parashtruar kërkesa nga “i huaj” për të cilët duhet të jep mendim ANB-ja, ai mendim nuk duhet të jepet më vonë së gjashtë muaj sepse me ndryshimet e fundit të ligjit thuhet: “Organi i cili vendos për paragrafin 1 pika 8 të ketij neni (fjala është për ANB- në) miraton vendim në afat prej gjashtë muajve pas parashtrimit të kërkesës së të huajit” .

Continue Reading

Bota

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Published

on

By

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë nga një grua gjatë një bisede që ai kishte me qytetarët në rrugët e Parisit.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet presidenti francez Macron teksa i afrohet një grupi personash për t’i përshëndetur, por një grua nis ta qortojë dhe menjëherë i afrohet dhe e godet me shuplakë. Pas këtij veprimi, shihet se gruaja është neutralizuar nga persona të tjerë si dhe punonjës të sigurisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Macron merr një sulm të këtij lloji, ai i mëparshmi ishte në vitin 2021. Në rastin e vitit të shkuar, Macron iu afrua një grupi për t’i përshëndetur kur një person i veshur me një bluzë të gjelbër e tërhoqi me një dorë, ndërsa me tjetrën e goditi në fytyrë. Qytetari që qëlloi presidentin u neutralizua, ndërsa mediat franceze raportuan se ai thirri “Poshtë Makronizmi”. Ende janë të paqarta, shkaqet që provokuan incidentin. Pas goditjes së kreut të shtetit francez, dy persona u arrestuan nga policia lokale.

Continue Reading

Lajme

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Published

on

By

Kriza energjetike problem për kompanitë!

Kyetari i Odës Ekonomike Branko Azeski dhe Kryetari i OEMVP-së Mendi Qyra do të kërkojnë nga Qeveria që të zgjidhet problemi me krizën energjetike të bizneseve dhe kompanive. Mendi Qyra tha se do të mundohen të gjejmë zgjidhje edhe për të rinjtë që të mos ikin nga vendi.

“Një ndër problemet më të rëndësishme që ka biznesi sidomos mikro dhe biznesi i vogël është energjetika që ne sigurisht të kërkojmë nga Qeveria të gjejmë forma më të përshtatshme që të zgjidhet ky problem. Përveç problemin e energjetikës ne kemi problemin e resurseve njerëzore e cila për fat të keq të rinjtë edhe pjesa tjetër e popullatës po largohet nga Maqedonia dhe ne bëjmë ç’mos që të gjejmë forma të përshtatshme që ky problem të zbutet”, tha Mendi Qyra, kryetar i OEMVP.

“Ne do t’i përfaqësojmë interesat e bizneseve, kompanive, edhe në kushte kaq të vështira. Unë e di bagazhin e kolegut tim, dhe besoj që do t’i ndjek sukseset e tij të veprimtarisë”, theksoi Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Continue Reading

Aktuale