Connect with us

Maqedonia e Veriut

Shkaku i skandalit me komikët rusë, Zaev shton masat e sigurisë

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev dhe kabineti i tij morën masa për përforcim të efikasitetit dhe sigurisë në zbatimin e agjendës transparente, e përbërë nga takimet, ngjarjet dhe komunikimet. Siç kumtoi pres-shërbimi i Qeverisë, po bëhet avancimi i protokolleve dhe rregullave për caktim të takimeve dhe për bisedat telefonike në Kabinet, me qëllim që të sigurohet nivel i lartë i kontrolleve dhe mbrojtjes së komunikimeve të kryetarit të Qeverisë.

Pas skandalit me komedianët rusë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ndryshuar numrat e telefonit dhe ka shkarkuar nëpunës – këshilltar dhe bashkëpunëtor. Nga Qeveria kanë njoftuar se “janë duke punuar në fuqizimin e efikasiteti dhe sigurisë për realizimin të agjendës së transparencës, e përpiluar nga mbledhje, ngjarje dhe komunikime”.

“Si pjesë e masave për sigurim dhe kujdes në komunikimet telefonike dhe digjitale, në kuadër të Kabinetit të kryeministrit janë ndryshuar disa pajisje teknike, përfshirë edhe telefona mobil dhe numra të telefonave mobil të kryeministrit, dhe të një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij”,thanë nga Qeveria.

Më tej në kumtesë thuhet se kryeministri Zaev ka realizuar edhe analizë të profesionalitetit dhe efikasitetit të angazhimit të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në bazë të së cilët një pjesë e personave të angazhuar edhe do të largohen.

“Kryeministri Zaev dhe Kabineti janë të përkushtuar për avancim të punës në mënyrë të hapur dhe transparente, në pajtim me nevojat e sigurisë së teknologjive të reja dhe me protokollet të cilat dalin nga mënyrat bashkëkohore e menaxhimit”, thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë. /Klan Macedonia

Continue Reading

Lajme

Taravari prezanton shumicën e re në Këshillin Komunal

Published

on

Sot në komunën e Gostivarit u formua këshilli komunal, ky keshill komunal ka 31 anetar. ASH ka arritur tē siguroj shumicen me partite tjera dhe kanë 19 keshilltar, informon portali tetova1.

Arben Taravari në rrjetin e tij social facebook shkruan:

Shumicë e re në komunën e Gostivarit 19/31

Continue Reading

Lajme

436 raste të reja dhe 7 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 436 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, 203, Manastir-23, Veles-21, Kumanovë dhe Kavadar nga 22, e kështu me radhë.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftojnë për 497 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë të cilët e kanë humbur betejën me koronavirusin

Continue Reading

Lajme

BESA-ASH marshojnë në Tetovë. Bilall Kasami dhe Vullnet Murseli, përshëndesin dhe dëgjojnë kërkesat e tetovarëve

Published

on

Marshi i koalicionit BESA-ASH, për komunën e Tetovës, ka filluar ditën e sotme nga “Pazari i Grave”, i prirur nga kandidati dhe lideri i saj Bilall Kasami, ish-kandidati i ASH-AAA, Vullnet Murseli dhe nga përfaqësues, aktivistë dhe aktiviste nga të dy partitë.

Të dy prirësit e koalicionit BESA-ASH, i kanë përshëndetur dhe dëgjuar kërkesat e qytetarëve të Tetovës. /TetovaExpres/

Continue Reading

Aktuale