Connect with us

Kosovë

Reagimi i DioGuardit për dorëheqjen e Haradinajt

Published

on

Themeluesi dhe udhëheqësi i Lobit të parë dhe të vetëm i shqiptarëve, në Uashington – Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish kongresmeni republikan e Nju Jorkut, Joe DioGuardi, në një dekleratë, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj i cili , është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën në Hagë, raporton Bota sot.  

Në fund të reagimit të tij, zoti DioGuardi, i cili thotë se ka qenë mjaft kritik ndaj politikanëve shqiptar, shkruan : “Pa marre parasysh se ku qendrojme ne spektrin politik, apo cka mendojme per Ramush Haradinajn, ne kete rast nuk eshte ne pyetje vetem nje individ, por nje shtet qe edhe njehere po vendoset nen llupen nderkombetare per shkak te suksesit te Serbise ne krijimin e nje pariteti fallso ne mes te keqbereseve dhe viktimave te luftrave ballkanike te viteve te 1990-ta.Ai ka kritikuar ashpër edhe Ramush Haradinajn, për të cilin ka treguar se si së bashku me bashkëshorten e tij kishin shkuar në Hagë që ta nxirrnin atë nga Haga, ku po gjykohej për krime lufte”.

Për më shumë lexoni dekelratën e plotë të tij publikuar në faqen zyrtare të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në rrjetin social Fb: 

Sic e dini, Ramush Haradinaj dha doreheqje me 19 korrik 2019 nga pozita e Kryeministrit te Kosoves pasi ai u ftua ne cilesine e te dyshuarit per intervistim nga Dhoma e Specializuar e Prokurorise ne Hage.

Une dhe Roland Gjoni kemi publikuar shkrime qysh ne vitin 2012 ne te cilat kemi ngrite ceshtjen e rihapjes, padrejtesisht, te rastit te Ramush Haradinajt nga Tribunali per Krime te Luftes ne Ish-Jugosllavi me seli ne Hage, i cili Tribulan e kishte shpalle njehere te pafajshem Harandinajn me 2008, por edhe mbajtjes se tij ne paraburgim per rreth dy vite asokohe, si dhe per faktin qe Tribunali kishte komprimituar principet e veta ligjore ne favor te Prokurorise.  Me 29 nentor 2012, Haradinaj edhe per here te dyte ishte shpalle i pafajshem per krimet e supozuara gjate kohes qe kishte qene Komandant i UCK-se ne luften e Kosoves.

Roland Gjoni, ekspert i se drejtes nderkombetare, publikoi shkrimin “ICTY/Gjylata e Hages: Favorizimi i Prokurorise kundrejte Drejtesise”  ne Open Democracy me 9 gusht 2011, kurse une publikova shkrimin “Ramush Haradinaj: Drejtesia e Vonuar eshte Drejtesi e Mohuar,” ne Prishtina Insight me 10 Maj 2012. Ju lutem, klikoni ketu per te lexuar shkrimin  e Rolandit dhe ketu per te lexuar shkrimin tim.

Pa marre parasysh se ku qendrojme ne spektrin politik, apo cka mendojme per Ramush Haradinajn, ne kete rast nuk eshte ne pyetje vetem nje individ, por nje shtet qe edhe njehere po vendoset nen llupen nderkombetare per shkak te suksesit te Serbise ne krijimin e nje pariteti fallso ne mes te keqbereseve dhe viktimave te luftrave ballkanike te viteve te 1990-ta.

Continue Reading

Kosovë

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Published

on

By

Kurti për kërcënimin: Nuk ndjehem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur në konferencë për media për kërcënimet që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false kishte thënë se do të paguante para për vrasjen e Kurtit.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar. Ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar dhe nga kush.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, tha Kurti.

Kurti u përgjigj edhe sa i përket pyetjes për braktisjen e institucioneve nga përfaqësuesit serb.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serb t’i braktisin institucionet”, tha Kurti.

Burimi

Continue Reading

Kosovë

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Published

on

By

U kërcënua me jetë, zbulohet mesazhi në “Facebook”: 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë mbrëmjen e djeshme kërcënime për jetën.
Edhe pse zëdhënësi i kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilës ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka” se do të jepte 50 milionë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

Continue Reading

Kosovë

Gorani e quan “sadaka” vendimin e Kurtit për dhënien e 100 eurove

Published

on

Opinionisti Dukagjin Gorani e ka quajtur ‘sadaka’ vendimin e fundit të qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove më shumë për muajin nëntor për pensionistët.

Komentet Gorani i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Veprimi i fundit i qeverisë me këtë ‘sadakanë’ me këtë shpërndarjen formale të njëfarë ndihme. Kjo nuk dallon shumë prej qeverive se si kanë bërë qeveritë e mëhershme. Për këtë arsye nuk kemi nevojë me sulmu, për faktin se është duke u sjellë ngjashëm si qeveritë e tjera që i kemi pas më herët në kohëra kritike për të”, thotë Gorani.

“Manipulimi me ndihma financiare dhe rritje të rrogave që ka qenë gati njëfarë shenje dalluese e qeverisë Thaçi. Ka qenë një normë, që sado që mund të quhet e pavend, qeveritë bëjnë kësi gjëra”, shtoi ai.

“Vetëvendosjen e ka sjell në pushtet tregimi se do të jesh e ndryshme se për që qeveria e sotme e pranon që edhe ne duhet me i përdor mjetet që i kanë përdorur qeveritë tjerë meqenëse janë mjete të lejueshme, atëherë kerkush prej nesh s’kish pas problem”, shpjegon ai.

Continue Reading

Aktuale