Teknologji
Porche Cayenne i ri i përforcuar dhe me pamje të re
Kompania gjermane TechArt nga tani në ofertë ka edhe paketën e plotë për modifikimin e gjeneratës së tretë të SUV-it të Porsches, Cayenne – versionet Cayenne, Cayenne S dhe Cayenne E-Hybrid.
TechArt për këtë Cayenne ka zgjedhur mbrojtësin e ri të përparmë shtesë (spoiler), set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati si dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi bagazh, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, TechArt për këtë SUV të Porsches ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri të frenave, interier të modifikuar të cilin e ka punuar në bashkëpunim me kompaninë Rolf Benz e cila është e specializuar për pjesët ekskluzive, si dhe xhamat e errët.
TechArt, po ashtu, ka përforcuar edhe motorin e këtij Cayennet, 3.0-litër V6 për 40 kuajfuqi, në 380 kuajfuqi dhe tani ky SUV shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4.9 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 253 km/h.
Gjithashtu, TechArt njofton se kësi lloj pakete për modifikimin është në dispozicion edhe për Porsche Caynne Coupe të ri.
Teknologji
Shefja e bankës europiane për kriptovalutat: Nuk vlejnë asgjë, njerëzit do t’i humbasin të gjitha, do të zhgënjehen

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin holandez “Collage Tour” ka shprehur mendimin e saj sa i përket kriptovalutave.
“Vlerësimi im shumë i përulur është se nuk vlejnë asgjë”, u shpreh Lagarde.
Madje, ajo shtoi duke thënë se ato nuk bazohen në asgjë dhe nuk kanë asnjë aset themelor që të veprojnë si një spirancë sigurie”.
Lagarde u bëri thirrje politikëbërësve globalë që të vendosin rregulla për të mbrojtur investitorët e papërvojë që bëjnë baste të mëdha në asetet dixhitale.
Vlera e të gjithë kriptovalutave ka rënë gjatë këtij viti, duke filluar nga “bitcoin” i cili është më i madhi në botë –i cili humbi më shumë se gjysmën e vlerës së tij që nga niveli më i lartë i arritur në nëtor të vitit të kaluar.
“Jam e shqetësuar për ata njerëz që mendojnë se do të jetë një shpërblim, që nuk i kuptojnë rreziqet, që do t’i humbasin të gjitha dhe që do të zhgënjehen tmerrësisht, prandaj besoj se kjo duhet të rregullohet,” tha Lagarde, shkruan CNBC.
Teknologji
Bie Viber, përdoruesit në mbarë botën raportojnë për probleme të shumta me aplikacionin

Përdoruesit e Viber, aplikacionit të njohur për shkëmbim mesazhesh dhe video dhe audio thirrje, kanë raportuar se kanë pasur probleme me përdorimin e këtij aplikacioni.
Një numër i madh i përdoruesve të Twitter dhe shërbimeve online për verifikim të statusit, kanë raportuar probleme të shumta me Viber.
Madje disa prej tyre pretendojnë se si mesazhet në këtë aplikacion nuk mund të dërgohen e as pranohen.
Nga kjo kompani akoma nuk janë deklaruar lidhur me këto vështirësi teknike, me të cilat po ballafaqohen përdoruesit.
Teknologji
Dhjetë shtetet me internetin më të shpejt në botë

Interneti dhe shpejtësia e përhapjes së tij është ndër faktorët më të rëndësishëm në botën teknologjike. Shpejtësia e përhapjes matet me megabit për sekond (mbps), derisa uebfaqja e statistikave, “worldpopulationreview”, publikoi listën e shteteve që posedojnë internetin më të shpejt në telefon.
Shteti i parë në këtë listë është Emiratet e Bashkuara Arabe me 238.06 Mbps, pasuar nga Koreja e Jugut me 202.61 Mbps, Norvegjia 177.72, Katari 172.18, Kina 165.18, Kuvajti 157.18, Arabia Saudite 155.98, Qipro 144.64, Bullgaria 142.27 dhe Zvicra me 135.70 Mbps.
Kjo listë përditësohet në bazë të ndryshimeve së statistikave.
Sipas ekspertëve të teknologjisë, shpejtësia mesatare globale e shkarkimit në ‘broadband’ që nga 2021-a ishte 113.35.
-
Lajmet kryesore6 months ago
Mediat në Shqipëri: Kastriot Rexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit
-
Bota2 months ago
Nuk u intereson kush është përballë tyre, shihni pamjet se si ukrainasit i ndalin në rrugë rusët
-
Lajme1 year ago
Lidhjet e Trajko Veljanovskit me rastin M0nstга? – Avokati maqedonas flet për pazaret ndër tavolinë dhe fshehje provash
-
Kosovë5 months ago
Dalin detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Komente1 year ago
Mos e bëfsh pikën e hajrit o Albin Kurti
-
Lajme1 year ago
Gazetari shqiptar “e zuri mat” Vuçiqin – Cila ishte pyetja që e ngushtoi presidentin sërb?
-
Lajme7 months ago
Anketa më re: Struga, Tetova dhe Çairi do të drejtohen nga Opozita Shqiptare
-
Lajme1 year ago
Shek Hallaçi i Grupit të Kumanovës, nga Buгgu i Idгizovës publikon videon me një porosi