Connect with us

Lajme

Ligji i ri për Prokurorinë nuk mund të votohet pa opozitën

Published

on

Lideri i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se nuk mund të miratohet Ligji për Prokurori Publike, me të cilin zgjidhet statusi i Prokurorisë Speciale Publike pa “partinë kryesore opozitare”, njofton Portalb.mk.

“Zoran Zaevi duhet ta kuptojë se tashmë nuk është faktor që mund të imponojë kushte dhe të diktojë rrjedhë. nëse mendon se mundet pa partinë opozitare parlamentare kryesore të sjellë ligje të dendura, atëherë gënjehet, dhe gënjehet nëse mendon se sërish me trysni dhe kërcënime mund të sigurojë vota te deputetët, sepse tashmë shteti e ka humbur frikën te Zaevi, kurse ditët e tij në politikë janë duke u numëruara”, tha Mickoskinë intervistën e “Republikës”.

Përndryshe, Ligji i ri i Prokurorisë Publike të martën do të dorëzohet në Kuvendin e RMV-së

Propozim-ligji parasheh:

  • PSP-ja të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit,
  • Do të marrë emrin Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Do të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Do të ketë garanci që në mënyrë të mëvetësishme të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së,
  • Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska,
  • Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë,
  • Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje,
  • Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhë Këshilli i Prokurorëve,
  • Të gjithë rastet e PSP-së ajo do t’i vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente,
  • Nga PSP-ja, në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura,
  • Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, të cilat dorëzohen te prokurori publik dhe te Ministria e Financave për aprovim. Qeveria dhe Kuvendi nuk mund ta ndryshojnë planin financiar dhe buxhetin e kësaj prokurorie.
  • Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksion prokurorial në ndonjë institucion tjetër.
  • Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me 2/3 e votave të Këshillit të Prokurorëve.
  • Ajo nuk mund të ndjekë krim pa aprovim nga prokurori publik dhe
  • Ajo nuk ka të drejtë që ta urdhërojë ndonjë institucion tjetër të kryejë ndjekje të krimit për të cilin është përgjegjëse vetë ajo.
Continue Reading

Lajme

KSHZ-ja nxjerr rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve lokale

Published

on

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundi e parë dhe ato që shkojnë në balotazh, pas dy javësh, më 31 tetor.

Rezultatet parapake të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit:

Haraçina shkon në balotazh, LSDM-BDI

Manastir shkon në balotazh LSDM-VMRO-DPMNE

Bogovina shkon në balotazh

Bevernica shkon në balotazh

Butel ka fituar VMRO-DPMNE-ja

Silevo shkon në balotazh VMRO-LSDM

Vevçan shkon në balotazh LSDM-VMRO

Vrapçisht shkon në balotazh ASH-BDI

Gazi Baba ka fitura në raundin e parë

Gjevgjeli shkon në balotazh LSDM-VMRO

Gradsko ka fituar VMRO-ja

Dibër shkon në balotazh BDI-ASH

Dimir Hasar shkon në balotazh VMRO-LSDM

Dollnen shkon në balotazh LSDM-BDI

Zhelinë shkon në balotazh Besa-BDI

Kërçovë shkon në balotazh BDI-VMRO

Kratov shkon në balotazh LSDM-VMRO

Kriva Pallanka fiton LSDM

Krushevë fiton LSDM

Kumanovë shkon në balotazh LSDM-kandidat i pavarur

Likovë fiton BDI

Kamenicë shkon në balotazh VMRO-LSDM

Makedonski Brod shkon në balotazh VMRO-LSDM

Ohër shkon në balotazh VMRO-LSDM

Continue Reading

Kosovë

Për humbjen në Prizren, Anton Quni ia lë fajin edhe horoskopit

Published

on

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).
Një nga faktorët për humbjen e djeshme, Quni tha se ishte edhe pozita e yjeve në horoskop. Ai tha se LDK-ja e filloi vonë fushatën në këtë komunë, ndërsa tha se beson që e kanë bërë më të mirën e mundshme, raporton Express.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim.

Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”, tha Quni për Klan Kosovën.

Ai shtoi se ka pasur edhe faktorë tjerë që kanë ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë. Krijohet një opinion. Vetë fakti se përsëriteshin sondazhet publikisht, tregohet sadopak se nga duhet të orientohet vota”, tha Quni.

Ai deklaroi se nuk kanë vija të kuqe për LVV-në dhe LDK-në që do të garojnë në balotazh.

“Me Z.Haskuka nuk kemi përvoja të mira”, tha Quni, i cili shtoi se “me seriozitetin më të madh do ta analizojmë situatën”.

Continue Reading

Lajme

Ja sa këshilltarë kanë partitë politike në Strugë

Published

on

Ja numri i 27 këshilltarve të rinj në Këshillin e ardhshëm komunal të Strugës, 2021-2025:

BDI- 10 këshilltarē
ASH-AA- 7 këshilltarë
VMRO-DPMNE- 5 këshilltarë
LSDM- 4 këshilltarë
BESA – 1 këshilltarë

Në Strugë do të ketë raund të dytë në garën për kryetar komune mes Ramis Merkos nga BDI dhe Idri Istrefit nga ASH-AAA.

Continue Reading

Aktuale