Connect with us

Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje u bën “bllok” këtyre partive

Published

on

Deputeti nga radhët e VV-së Ismajl Kurteshi, pohon se nga partia e tij janë për koalicion me partinë e Isa Mustafës, LDK-në mirëpo sipas tij për këtë pritet të vendoset në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili pritet të mbahet brenda pak ditësh.

Ai për Gazeta Blic ka theksuar se kanë vija të kuqe për partitë që kanë qenë deri tash në pushtet.

“Ende nuk është caktuar se me cilën parti të bëhet koalicion, për këtë vendis Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe jo një individ. Në mbledhjen e Këshillit do të trajtohen të gjitha çështjet e nevojshme dhe aty do të vendoset për koalicion, megjithëse ka disponim që të bëhet koalicion me LDK-në, por asesi me partitë që deri tani kanë qenë në qeveri”, ka thënë Kurteshi për Gazeta Blic.

Ndryshe, zgjedhjet të parakohshme, po i shohin si rrugë të vetme për të tejkaluar këtë situatë edhe dy partneret e koalicionit qeverisës, Kadri Veseli nga PDK dhe Fatmir Limaj nga NISMA.

Aktualisht, e gjithë situata është në dorë të Presidentit Hashim Thaçi, i cili pritet t’i therras në takim lideret e partive politike në vend për të negociuar lidhur me datën e zgjedhjeve.

“Gazeta Blic” duke ju referuar burimeve të afërta me Presidentin Thaçi, ka raportuar sot se do të mundohet sa më shumë të jetë e mundur të zvarrisë mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Dhe kjo, me qëllimin e vetëm që ai të vazhdojë bisedimet me Serbinë i papenguar nga askush.

“Thaçi do të mundohet që të formojë qeverinë e re, pa pasur nevojë fare të shkojë në zgjedhje. Nëse ky plan i dështon, ai nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të blejë kohë”, thonë këto burime të Gazetës Blic.

Ndërkohë, derisa AAK, VV, LDK, PSD e Nisma po kërkojnë zgjedhje të reja, ai deri më tani nuk e ka dhënë asnjë deklaratë.Krejt çka ka deklaruar Hashim Thaçi, që nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, është në lidhje me ftesat e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se së fundi janë ftuar disa ish- drejtues të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij”, ka shkruar ai Thaçi.

 

Continue Reading

Kosovë

Kroacia dërgon sërish ushtarë në Kosovë, presidenti Milanoviq flet edhe për njohjen nga Serbia

Published

on

Kroacia do të nis për në Kosovë një grup prej 37 ushtarësh, të cilët do të shpërbejnë në kuadër të trupave të KFOR’it.

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë lamtumirëse , përsëriti se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, dhe të tillë e njeh edhe shteti i tij.

“Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht. Serbia nuk e pranon këtë dhe siç janë gjërat nuk do e pranojë. Por ne nuk ndërhyjmë në politikë më shumë se ajo çfarë bëmë shumë vjet më parë kur e njohëm Kosovë”, tha Milanoviq.

Ai tha se veprimi i shtetit të tij nuk erdhi “për të dëmtuar Serbinë” pasi nuk ndjekin politikë të tillë, por siç tha “për të shpërblyer Kosovën”.

Përveç presidenti Milanoviq, në përcjelljen e kontingjentit kroat për Kosovë në kuadër të KFOR’it, morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admirali Robert Hranj si dhe komandanti i ushtrisë kroate, gjeneral kolonel Boris Seriq.

Misioni paqeruajtës i NATO’s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.

Continue Reading

Kosovë

Motra e Ukshin Hotit për zhdukjen e tij: Fajtori dihet

Published

on

16 maji i vitit 1999, shënohet dita kur është zhdukur profesori, politologu dhe luftëtari i paepur i çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

Motra e profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, ka thënë se është e zhgënjyer me punën e deritanishme të institucioneve kosovare dhe ndërkombëtare mbi çështjen e zhdukjes së Ukshin Hotit.

Me rastin e 23 vjetorit të zhdukjes së profesorit dhe luftëtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, pjesë e emisionit të RTV Dukagjini, “Five”, ka qenë edhe motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi. Ajo ka thënë se çështja e Ukshin Hotit është një çështje e cila e mundon çdo ditë e jo vetëm në përvjetoret e tij.

“Çështja e Ukshin Hotit më mundon edhe ditët pa përvjetor, edhe vet fakti që nuk mund të kuptojë asnjë informatë edhe pse dihet fajtori”, ka thënë Myrvete Hoti gjersa tregon rrethanat e pretenduara të zhdukjes së tij.

Sipas Hoti-Kosumit, çështja e Ukshin Hotit ka qenë e kombëtarizuar dhe si e tillë e njohur edhe për palën serbe dhe atë ndërkombëtare. Megjithatë, ajo ka theksuar faktin se shqipëtarët nuk kanë bërë asnjë protestë apo kërkesë këto 23 vitet e fundit.

E bindur se përgjegjësi për zhdukjen e të vëllaut dihet, ajo ka thënë se “kam kërkuar të zbulohet çështja e tij por, deri tani kam hasur në vesh të shurdhër”.

Për herë të fundit, Ukshin Hoti ishte dënuar me 5 vite burg në burgun e Dubravës ndërsa, në përfundim të këtij dënimi, ai ishte marrë peng nga rojet e burgut dhe që atëherë nuk është parë më./Portali D/

Continue Reading

Kosovë

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Published

on

By

Rreshteri rrah zyrtaren policore në Pejë, IPK del me detaje

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës njoftojnë se një zyrtar policor ka kryer veprën penale të kanosjes dhe të lëndimit të rëndë trupor.

Sipas IPK-së besohet se zyrtari policor me gradën rreshter jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në dy veprat penale.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndaj rreshterit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë më dyshimin se ka kryer veprat e lartcekura penale dhe është suspenduar nga puna.

Ky është njoftimi i plotë:
IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje

Prishtinë/Pejë , 16 Maj 2022

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Continue Reading

Aktuale